Valon Behrami

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Valon Behrami
080603 behrami.jpg
Behrami me Zvicrën në 2008.
Personal information
Emri i plotë Valon Behrami
Data e lindjes 19 Prill 1985 (29 vjeçar)
Vendi i lindjes Mitrovicë, RSF Jugosllavia
Gjatësia 1,86 m (6 ft 1 in)
Pozita ne fushë Mesfushor
Informacionet për klubin
Klubi aktual Napoli
Numri 85
Kariera në rini
1993–1997 Stabio
1997–2000 Chiasso
2000–2002 Lugano
Kariera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh. (Gls)
2002–2003 Lugano 2 (0)
2003–2005 Genoa 24 (0)
2004–2005 Verona (Huazim) 32 (3)
2005–2008 Lazio 65 (4)
2008–2011 West Ham United 58 (4)
2011–2012 Fiorentina 40 (0)
2012– Napoli 48 (0)
Ekipi kombëtar
2005– Zvicra 44 (2)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 22 Mars 2012.

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 09:43, 5 Tetor 2013 (UTC)

Valon Behrami (lindur më 19 Prill 1985) është një futbollistë zviceran i cili luan aktualisht në Serie A me Napolin dhe me kombëtaren Zvicerane si mesfushor. Klubet ku ka luajtur më parë ai kanë qënë Chiasso, Lugano, Genoa, Verona, Lazio, West Ham United dhe Fiorentina. Ai është pjestar i kombëtares Zvicerane që nga viti 2005 dhe ka luajtur 44 ndeshje duke e përfaqsuar atë në 2 Kupa Bote dhe në 1 Europian. Ai ka lindur në MitrovicëRSF Jugosllavisë (tani Kosova), me prindërit e tij që emrigruan nga shteti kur ai ishte vetëm 5 vjeç.

Jeta e herëshme[redakto | redakto tekstin burimor]

Kur Behrami ishte 5 vjeç, prindërit e tij e humbën punën; mamaja e tij Halime si sekretare dhe babai i tij Ragip si menaxher i një kompanie të plastikës [1]. Si rezultat, Behrami sëbashku me prindërit dhe motrën më të vjetër Valentina lëvizën për në Stabio, një fshat në pjesën italiane-folëse të Zvicrës [2]. Mamaja e tij e ka përshkuar atë si energjik: "Si një fëmijë, vrapimi ishte shfrytëzimi i preferuar i kohës së lirë për Valonin - ai kurr nuk lodhej. Edhe tani, ai vështirë se mund të ulet ende për një të dytë. Ai gjithmonë ka nevojë për një top në këmbët e tij."

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Karrirea e herëshme[redakto | redakto tekstin burimor]

Behraimi filloi të luaj futboll me skuadrat zvicerane FC Stabio, FC Chiasso dhe FC Lugano. Pas një numri të konsiderueshëm paraqitjesh impresionuese me Luganon, ai u ble nga skuadra italiane Genoa në sezonin 2003–04, duke luajtur me ta në Serie B. Në Janar 2004, ai u bashkua me Udinesen sëbashku me Rodrigue Boisfer në këmbim të Mohammed Gargo dhe Vittorio Micolucci, në formën e bashkpronësisë [3].

Në sezonin 2004–05, Genoa e huazoi atë tek Verona, sërisht në Serie B.

Lazio[redakto | redakto tekstin burimor]

Pas një sezoni impresionues me Veronën, Lazio e bleu atë më 25 Korrik 2005 [4], si fillim me bashkpronësi për 2.7 Milion dhe në Janar 2006, ata e blenë kartonin e plotë të lojtarit duke dhuruar sërisht të njëjtin çmim [5].

Më 19 Shkurt 2006, ai shënoi Golin e parë në Serie A në fitoren 1–2 kundër FiorentinësStadio Artemio Franchi.

Në 2007, pas transferimit të Massimo Oddos tek Milan, Behraimi mori rolin e mesfushorit të djathtë tek Lazio, duke treguar se ai mund të luaj në shumë role.

Në sezonin 2007–08, ai luajti 32 ndeshje, përfshirë 22 në ligë, 5 në kupë dhe 5 në Champions League. Më 19 Mars 2008, emri i tij u vendos në historinë e Lazios duke shënuar Golin e fitores në minutën e 92 në fitoren 3–2 kundër rivalëve të RomësDerby della Capitale [6].

West Ham United[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 23 Korrik 2008, West Ham United firmosi me Behraimin nga Lazio, me lojtarin që firmosi një kontratë 5 vjeçare për shumën e 5 Milion £ [7]. Behrami bëri debutimin e tij për klubin më 16 Gusht 2008 në fitoren 2–1 kundër Wigan Athletic [8]. Shkathtësia e tij e bëri që të jetë pjesë e mesfushës jetike të West Ham, duke qëndruar në mesfushë si një mbështetje për kapitenin Lucas Neill duke luajtur në krahun e djathtë. Ai shënoi Golin e parë me West Ham në një fitore 1–0 kundër Sunderland më 23 Nëntor 2008 [9]. Gjatë fitores 1–0 në shtëpi kundër Manchester Cityt më 1 Mars 2009 [10], ai pësoi një dëtim në ligamentin e gjurit të tij të majtë [11], ai e pësoi këtë dëmtim që në minutën e gjashtë të ndeshjes. Gjuri dhe kyçi e këmbës i tij u ndrydhën keq dhe kjo solli përfundimin e parakohshëm të sezonit 2008–09 për të.

Behrami bëri rithimin e tij në fushën e lojës si zëvëndësues më 12 Shtator 2009 kundër Wigan Athletic [12]. Rikthimi i tij u kushtëzua nga një dëmtim tjetër i pësuar në muajin Nëntor. Ai shënoi Golin e parë dhe të vetëm për sezonin 2009–10 në fitoren 3–0 kundër rivalëve për mbijetes Hull City më 20 Shkurt 2010 [13].

Fiorentina[redakto | redakto tekstin burimor]

Behrami duke luajtur me Fiorentinën.

Më 26 Janar 2011, Behrami lëvizi tek Fiorentina për një shumë 2 Milion , duke firmosur një kontratë 3 vjeçare [14] [15]. Ai bëri debutimin e tij më 29 Janar 2011 në humbjen 2–0 në Serie A kundër ish skuadrës së tij Lazio, të 2 Golat e ndeshjes u shënuan nga Libor Kozák.

Gjatë kohës së tij tek Fiorentina, ai luajti 50 ndeshje në të gjitha kompedicionet duke mos arritur të shënojë asnjë Gol.

Napoli[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 16 Korrik 2012, ai lëvizi tek Napoli duke firmosur një kontratë 5 vjeçare. Ai u transferua tek Napoli 8 Milion dhe për Alessandro Gamberinin. Ai bëri debutimin e tij me klubin në fitoren 0–3 kundër Palermo, ai e nisi ndeshjen si startues. Ai e përfundoi sezonin e parë me Azzurrit duke luajtur 37 ndeshje në të gjitha kompedicionet, përfshirë 33 në ligë, me Napolin që e përfundoi sezonin në vendin e dytë duke siguruar një vend për në Champions League sezonin tjetër.

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Përveç kombëtares së parë, Behrami ka luajtur me nivelet U–18 dhe U–19.

Për kombëtaren Zvicrane, Behrami shënoi 1 Gol kyç kundër TurqisëStade de Suisse në ndeshjen e parë play–off për 2006 Kupën e Botës, ndeshja përfundoi me fitoren 2–0.

Gjatë 2006 Kupës së Botës, ai pësoi një dëmtim që e la jashtë fushave të lojës në 2 ndeshjet e para të fazës së grupeve. Në ndeshjen e tretë kundër Koresë së Jugut, ai u zëvëndësua në fund të ndeshjes në minutën e 88. Ai nuk luajti në ndeshjen e raundit të 16 kundër Ukrainës ku Zvicra humbi me rezultatin 3–0 me penallti pasi ndeshja e rregullt sëbashku me kohën shtesë u mbyll me barazimin 0–0.

Behrami ishte në formacionin startues të Zvicrës në të 3 ndeshjet e fazës së grupeve të UEFA Euro 2008 duke luajtur në total 272 minuta. Zvicra nuk e kaloi dot fazën e grupeve.

Më 21 Qershor, në 2010 Kupën e Botës, pas një ndërhyrje me bërryl kundër kilianit Arturo Vidal, Behrami u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e dytë të Grupit H kundër Kilit duke u bërë lojtari i parë zviceran që merr karton të kuq në një ndeshje të Kupës së Botës [16] [17].

Golat me kombëtaren[redakto | redakto tekstin burimor]

Lista e rezultateve dhe Golat me kombëtaren zviceriane.
# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1 12 Nëntor 2005 Stade de Suisse, Bern, Zvicër Flamuri Turqia 2–0 Fitore Kualifikueset e 2006 Kupës së Botës
2 24 Maj 2008 Stadio Cornaredo, Lugano, Zvicër Flamuri Sllovakia 2–0 Fitore Ndeshje Miqësore

Shënime[redakto | redakto tekstin burimor]

a.   * Drejtshkrimi shqip: Valon Behrami, drejshkrimi serbisht: Валон Бехрами.
b.   * Kosova është subjekt i një mosmarrëveshje territoriale mes të Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kosovës. Kjo e fundit shpalli pavarësinë më 17 Shkurt 2008, por Serbia vazhdon të pretendojë atë si pjesë të territorit të vet sovran. Pavarësia e Kosovës është njohur nga 108 nga të 193 vendet anëtareKombeve të Bashkuara.

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Valon Behrami: a Kosovo-born Swiss. Swiss Agency for Development and Cooperation (14 Qershor 2006). Arkivuar nga Origjinali në 15 Nëntor 2007. Vizituar në 4 Nëntor 2009.
  2. ^ Player Profile – Valon Behrami. West Ham United F.C.. Vizituar në 4 Nëntor 2009.
  3. ^ "Udine, indagati Pozzo e Pierpaolo Marino". Tutto Mercato Web (in Italisht). 31 Korrik 2008. Retrieved 10 Gusht 2011. 
  4. ^ SS Lazio draft 2005–06 annual report (Italisht). SS Lazio. Vizituar në 10 Gusht 2011.
  5. ^ SS Lazio 2005–06 third quarter report (Italisht). SS Lazio. Vizituar në 10 Gusht 2011.
  6. ^ Lazio 3–2 Roma: Derby della Capitale Goes to Lazio, Are Roma’s Scudetto Chances Now Really Over?. Soccerlens.com. Vizituar në 28 Prill 2010.
  7. ^ Valon Behrami signs 5-year deal with West Ham United FC. Whufc.com. Vizituar në 28 Prill 2010.
  8. ^ McIntyre, David (16 Gusht 2008). West Ham 2–1 Wigan. BBC News. Retrieved 28 Prill 2010. 
  9. ^ McKenzie, Andrew (23 Nëntor 2008). Sunderland 0–1 West Ham. BBC News. Retrieved 28 Prill 2010. 
  10. ^ Stevenson, Jonathan (1 Mars 2009). West Ham 1–0 Man City. BBC News. Retrieved 28 Pril 2010. 
  11. ^ Wilson, Steve (11 Mars 2009). West Ham's Valon Behrami ruled out for six months. Londër: Telegraph. Retrieved 19 Tetor 2010. 
  12. ^ Shea, Julian (12 Shtator 2009). Wigan 1 – 0 West Ham. BBC News. Retrieved 23 Maj 2010. 
  13. ^ Hammers too strong for Hull. Whufc.com. Vizituar në 28 Prill 2010.
  14. ^ Transfer round-up: Behrami to Fiorentina. Uefa.com (26 Janar 2011). Vizituar në 26 Janar 2011.
  15. ^ Behrami departs. whufc.com (26 Janar 2011). Vizituar në 26 Janar 2011.
  16. ^ BBC Sport – Football – World Cup 2010: Ottmar Hitzfeld slams Behrami red card. BBC News. 21 Qershor 2010. Retrieved 22 Qershor 2010. 
  17. ^ Fifa World Cup 2010 , Group H , Chile , Wins , Switzerland , Port Elizabeth – Oneindia News. News.oneindia.in (30 Tetor 2007). Vizituar në 22 Qershor 2010.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Valon Behrami