Vrima e zezë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Një vrimë e zezë. Riparaqitje artistike nga NASA.

Vrima e zeze është një trup qiellor jashtëzakonisht i dendur (i ngjeshur), me një tërheqje rëndesore aq të madhe dhe të fuqishme, saqë nuk lejon largimin e asgjëje, madje as dritës, nga "sipërfaqja" e saj, e emëruar "Horizonti i ngjarjeve". Vrima e zezë është përkufizuar edhe si një zonë e hapësirë-kohës ku largimi i gjithësisë rreth saj është i pamundshëm.

Qenësia e këtyre trupave qiellor është parashikuar nga Teoria e përgjithshme e relativitetit, dhe pranohet sot nga komuniteti shkencor. Ndërkaq janë të pranishme disa vëzhgime të tërthorta të veprimtarisë astrofizike lidhur me vrimat të zeza, p.sh. në zonat qendrore të galaksive (bërthamave galaktike vepruese nga ang "Active galactic nucleus") si edhe lëshimet e rrezeve X nga rrezet X të dyfishta. Po ashtu supozohet që vrimat e zeza rrezatojnë energji për shkak të pasojave të mekanikës kuantike të njohura si "Rrezatimi Hokingian".

Vrima e zezë pasi formohet nga një yll ka një masë të paktën tre herë më të lartë se e Diellit, por për shkak të ecurive të ndryshme të humbjeve të masës të shkaktuara nga yjet në fundin e jetës së tyre ndodh që ylli fillestar të jetë së paku dhjetë herë më i ngjeshur se Dielli. Numrat e përmendur janë tregues, përsa i përket hollësive të modeleve të përdorura për të parashikuar zhvillimin yjor dhe në veçanti nga përbërja kimike fillestare e mjegullnajave të gazta që i jep jetë yllit të lartpërmendur. Nuk është e papërfillshme mundësia që një vrimë e zezë mund të ketë prejardhje joyjore, siç parashtrohet p.sh. për të ashtuquajturat vrima të zeza fillestare".

Historia e vrimave të zeza[redakto | redakto tekstin burimor]

Ato formohen vetëm pas vdekjes se një ylli. Kanë një fushë gravitacionale shumë ta madhe.Kjo për shkak se një yll normal qofte ai xhuxh gjigant apo super gjigant ka një fushë gravitacionale të jashtëzakonshme dhe kështu rrjedhimisht kjo forcë ekuilibrohet me forcat bërthamore që ndodhin në sipërfaqe të diellit. Pra,gjatë periudhës së fundit të jetës së diellit ky "reaktor bërthamor" fillon të shuhet ngadalë-ngadalë dhe kështu forca ekuilibruesë e gravitetit nuk ekziston ose është gjithmonë gjatë shuarjes. Në këtë mënyre formohen yjet prej neutronesh. Grimca të pangarkuara. Pra, ku kjo forcë rresht se ekzistuari pra kur arsenali bërthamor i yllit nuk ekziston me atëherë formonen xhuxhët e zinj ose më sakte vrimat të zeza. Pra, një vrime e zezë për shkak të graviteti të pa imagjinueshëm që ka, nuk lejon që në të as të hyjnë e as të dalin rrezet e dritës përshkak se ky yll është gjithmonë në zvogëlim dhe dendësia është e paimagjinueshme. Kështu: pra vrimat të zeza quhen të zeza, sepse ne to reflektohet dritë për shkak se nga dendësia edhe graviteti janë në forca që ne as nuk mund ti imagjinojmë. Duke u ulur masa graviteti rritet edhe kështu pra vrimat të zeza fillojnë të kenë një gravitet ç'rregullues pra fillon të absorbojnë planetë edhe trupa hapësinor.iuik