Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2014/11

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Triumfi i Shën Gjergjit
Triumfi i Shën Gjergjit
  • ...sipas etnomuzikologut Ramadan Sokoli piktura e njohur e Rilindjes Italiane "Triumfi i Shën Gjergjit" është realizuar nga shqiptari nga Korça Viktor Karpaçi një ndër përfaqësuesit me kualitet në Shkollën e Shqiptarëve në Venedik - Scuola degli Albanesi ?
  • ...fizikani gjenial Albert Ajnshtajn ka shkelur tokën shqiptare dhe jo vetëm por u pajis me pashaportë shqiptare nga mbreti Zog, si një mbrojtje që ai i dha hebreut më të famshëm të shekullit të 20-të, madje edhe pse për shumë pak kohë, Ajshtajni në vitin 1931 ka qëndruar në portin e Durrësit, në pritje të anijes?
  • ...sipas Rafael Floqit Shqipëria ka patur diplomaci lobuese me revistën e saj The Adriatic Review në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane me një rol kryesor të luajtur nga shoqata Vatra dhe Fan Noli, Faik Konica , vëllai i tij Mehmet Konica edhe të tjerë , të cilët hodhën qysh me krijimin e Vatrës urat e njohjes dhe bashkëpunimit të ndërsjellë mes Shqipërisë dhe SHBA, përcaktuan grupin e miqve të Shqipërisë, dhe strategjitë e lobimit ndërkombtar për çështjen shqiptare?
  • ...biologu Prof. Lulëzim Shuka ishte i pari i cili zbuloi një lloj tulipani endemik Tulipa Albanica në dy forma i kuq dhe i verdhë me atdhe shqiptar Kukësin dhe se e pajisur me një pasaportë të vetën, kjo bimë gjendet edhe në kopshtin botanik të KopenhagenitDanimarkë ?
  • ...Dinastia e Balshajt ishte njëra prej dinastive më të njohura shqiptare në shekujt XIV -XV e cila e shtriu zotërimin dhe sundimin e saj nga veriu në jug të territoreve mesjetare shqiptare dhe gjuha sllave me Alfabeti cirilik praktikohej nga kancelaritë e fisnikërisë shqiptare krahas gjuhëve të tjera, duke treguar kështu aftësi komunikuese diplomatike me qendra të ndryshme evropiane dhe ato fqinjësore?
  • ...regjisori shqiptar me origjinë nga Maqedonia Izer Aliu me banim në Norvegji ka arritur të ngjitet në kinematografinë europiane falë punës së tij artistike dhe kreative dhe është bërë i njohur me filmin e tij “Ta mbrojmë malin” (To guard a montain) i cili i ka sjellë 11 çmime dhe është ndër dhjetë regjisorët më të mirë në Skandinavia?