Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2015/11

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Valle shqiptare

... brenda elementit kombëtar vallet kanë mjaft veçori krahinore ndaj vallet e Toskërisë, Myzeqesë, Labërisë dhe Çamërisë i karakterizon shoqërimi vokal polifonik ?

... puna dhe interesimi i Nermin Vlora Falaschit zgjerohet me shumë sukses në lamitë e letërsisë, arkeologjisë, historisë , gjuhësisë e antropologjisë me vepra si "Rëndësia e figurës së gruas në Iliri" dhe "Profili i grave shqiptare në histori" ?

... Finiqi i sotëm ose Foinikia antike ka qenë kryeqendra e kaonëve ndërsa në shekullin III u bë kryeqyteti i gjithë shtetit të Epirit dhe sipas Polibit ishte qyteti më i fortifikuar i tij rritej mbi një kodër në formën e një anijeje të përmbysur ?

... Said Najdeni atdhetar e dijetar i njohur dibran sipas Sejfi Vllamasit në 1903 merr pjesë në një takim të mbajtur në Tarabulluz me Ismail Qemalin , Refik bej Toptanin aty ku ishte vali Rexhep Pashë Matin për projektin e Pavarsisë kombtare ?

... një hartë e publikuar nga Carl Bildt ka ngjallur diskutime në shumë shtete dhe sipas kësaj harte në Greqi dhe Maqedoni nacionaliteti i dytë janë shqiptarët ?

... nëse përdorni vaji i ullirit sa më shpesh që është e mundur i bëni shërbim të mirë kujtesës dhe zemrës suaj sepse është zbuluar se oleokantali si element i tij ngadalëson ato ndryshime në tru, që çojnë në sëmundjen e Alzhaimerit ?