AK-74
AK-74 | |
---|---|
Type | Pushkë Sulmi |
Place of origin | Bashkimi Sovjetik |
Service history | |
In service | 1978–tani |
Wars | Lufta Sino-Afgane Lufta Civile Gjeorgjiane Luftërat e Jugosllavisë Lufta e parë Çeçene Lufta e dytë Çeçene Lufta në Afganistan Lufta e Osetisë së Jugut Lufta Civile Sirianeetj. |
Production history | |
Designer | Mikhail Kalashnikov |
Designed | 1974 |
Manufacturer | Izhmash |
Produced | 1974–tani |
No. built | 5 milion |
Variants | AKS-74, AKS-74U, AKS-74UB, AK-74M, AK-101, AK-102, AK-103, AK-104, AK-105 |
Specifications | |
Mass | AK-74: 3.3kg AKS-74: 3.2kg AKS-74U: 2.7kg AK-74M: 3.4kg |
Length | AK-74: 943mm AKS-74 (e zgjatur): 943mm AKS-74 (e mbledhur): 690mm AKS-74U (e zgjatur): 735mm AKS-74U (e mbledhur): 490mm AK-74M (e zgjatur): 943mm AK-74M (e mbledhur): 700mm |
Barrel length | AK-74, AKS-74, AK-74M: 415mm AKS-74U: 210mm |
Cartridge | 5.45x39mm M74 |
Action | Me gaz |
Rate of fire | 650 fishekë/min (AK-74, AKS-74, AK-74M) 700 fishekë/min (AKS-74U) |
Muzzle velocity | 900m/s(AK-74, AKS-74, AK-74M) 735m/s (AKS-74U) |
Effective firing range | 625 m, 100–1,000 m 350–500 m (AKS-74U) |
Feed system | 30-fishekë ose 45-fishekë RPK-74 me kuti karikator, 100-round karikator cilindrik (nga RPK-74) |
Sights | E rregullueshme metalike |
AK-74 (Rusisht: Автомат Калашникова образца 1974 года ose "Pushkë automatike Kallashnikov modeli 1974") është një pushkë mësymëse e zhvilluar në fillim të viteve '70 të shekullit të XX në Bashkimin Sovjetik si zëvendësim për modelin e mëparshëm AKM (e cila në vetvete ishte një version i përpunuar i AK-47). Ajo përdor një karikator të ndërmjetëm më të vogël, 5.45×39mm, i cili zëvendëson karikatorin 7.62×39mm të armëve të mëparshme të tipit Kallashnikov.
Arma u përdor për herë të parë nga forcat sovjetike të angazhuara në konfliktin në Afganistan në 1979. Në kohët e sotme, automatiku vazhdon të përdoret nga shumica e vendeve të ish-BRSS. Veç kësaj, kopje të liçensuara u prodhuan në Bullgari (AK-74, AKS-74 dhe AKS-74U), në ish Gjermaninë Lindore (MPi-AK-74N, MPi-AKS-74N, MPi-AKS-74NK) dhe Rumani (PA md. 86).
Përveç ish republikave sovjetike dhe vendeve të Europës Lindore, Mongolia, Forcat Speciale të Koresë së Veriut dhe Këmbësoria Sulmuese e Popullit Vietnamez përdorin AK-74.
Arma u krijua fillimisht në 1974, nga dizenjuesi rus Mikhail Kalashnikov.
Detajet e projektimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]AK-74 është një përshtatje e pushkës së sulmit 7.62×39mm AKM dhe ka shumë përmirësime në projektim. Këto përmirësime ishin më shumë si rezultat i konvertimit të pushkës me fishekët e kalibrit të mesëm të shpejtësisë së lartë 5.45×39mm. Në fakt, disa nga mudelet e hershme thuhej se ishin AKM të konvertuar, tytë të ndërruar me 5.45×39mm.[1] E krahasuar me AKM modeli AK-74 ka rreze më të mirë efektive, saktësi qitje (qëllimi kryesor) dhe besueshmëri. AK-74 dhe AKM ndajnë rreth 50% të pjesëve (kryesisht janë të shkëmbyeshme gjilpërat, sustat dhe vidat).[2][3]
Fisheku 5.45×39mm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Artikulli kryesor: 5.45×39mm
Relativisht të vogël, të lehtë, fishekët e shpejtësisë së lartë si 5.45×39mm e lejojnë ushtarin të mbajë më shumë municione me të njëjtën peshë si me fishekët paraardhës dhe krijojnë më pak shtytje në fole dhe pasgoditje me impuls të ulët, duke çuar në projektimin e një arme të lehtë dhe me saktësi goditje më të lartë në zjarrin automatik.[4] Testet kanë matur energjinë pasgoditëse të fishekut 5.45×39mm AK-74 në 3.39 J, krahasuar me 7.19 J të fishekut 7.62×39mm tek AKM.[5]
Mekanizmi i punës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Puna e pushkës gjatë shkrehjes dhe rimbushjes është identike me atë të AKM.[6] Pas ndezjes së kapsollës dhe shtytësit të fishekut, gazet që zgjerohen me shpejtësi drejtohen për te cilindri i gazit mbi tytë nëpërmjet një hapësire afër grykës. Gazrat e ngjeshura brenda cilindrit shtyjnë pistonin e gjatë i cili shtyn shulin mbrapsht, nëpërmjet një shlise rrotullohet shuli me rreth 35° dhe e çliron nga zgjatimi i tytës nëpërmjet një gjilpëre me gunga në shul. Pjesa e lëvizshme ka rreth 5.5 mm rrugë të lirë e cila krijon një vonesë ndërmjet impulsit fillestar të pasgoditjes së pistonit dhe sekuencës së zhbllokimit të shulit, duke e lejuar presionin e gazit të ulet në nivel të sigurtë para se izolimi ndërmjet dhomës dhe shulit të thyhet.
Tyta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pushka u pajis me kanal tyte të kromuar dhe me shlisa. Baza e optikës dhe blloku i gazit u riprojektuan. Blloku i gazit ka një kanal gazi që është i vendosur në kënd 90° në raport me aksin e kanalit të tytes që të reduktohet gërryerja e plumbit tek vrima. Një palë kllapa mbajtëse u ngjitën në bllokun e gazit dhe përdoren për të montuar granatahedhëset BG-15c ose GP-25. Ashtu si AK-47 dhe AKM, gryka është me fileta për vendosjen e kompensatorit standart ose adaptor për fishekë manovre, ndërkohë që ka edhe një permistop që e ndalon të zhvidhoset gjatë zjarrit.
Shënjestruesi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shënjestruesit e hekurt
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]AK-74 përdor një shënjestrues me tangjente të pasme të dhëmbëzuar të rregullueshme e kalibrueshme në 100 m me nënndarje nga 100 në 1000 m. Shënjestruesi përparmë është i rregullueshëm në bazë të lartësisë. Rregullimet horizontale kërkojnë pajisje të veçantë dhe mund të kalibrohet nga fabrika para lëshimita. Rrezja e pikës bazë "П" tek 5.45×39mm AK-74 korrespondon në 400 m zero, e krahasuar me 300 m zero tek 7.62×39mm AK.[7][8]
Shënjestruesit optikë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërkohë që shumica e forcave të armatosura ruse dhe të BSHP përdorin shënjestrues hekuri për AK-74 gjithësesi ekzistojnë shumë shënjestrues optikë zmadhues ose jo për qitësit e dalluar, sidomos për trupat e forcave speciale siç janë forcat Spetsnaz.[9][10]
Për pushkën 5.45×39mm AK-74 janë përdorur shënjestrues optikë si: gjermanolindorja Zeiss ZFK 4×25, 1P29, bjellorusja BelOMO PO 3.5×21P, PO 4×24P dhe 1P78 Kashtan. Këto shënjestrues përdoren më shumë për shënjestrim të shpejtë në 400 m, por për shumë qëllime ato përdoren edhe për kompensim të rënies së plumbit (BDC) për shënjestra më të largëta. BDC ndihmon në kompensimin e efektit gravitacional të predhës në zjarr horizontal.
Vetitë e reja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]AK-74 u pajis me qytë të re, mbajtëse dore dhe cilindër gazi. Qyta ka një mbajtëse për shpatullën ndryshe nga AKM, e cila është e gomuar dhe e dhëmbëzuar për të ulur fërkimin. Përveç kësaj, ka të prera ekstra në qytë anash në çdo anë për lehtësim. Qyta dhe mbajtësja e poshtme dhe e sipërme e dorës në fillim bëheshin me dru të laminuar, kjo u ndryshua më vonë në në fibër xhami sintetike në ngjyrë kumbulle ose kafe të errët.
Karikatorët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Karikatori origjinal i përforcuar me çelik me 30-fishekë i AK-74 është shumë i ngjashëm me atë të AKM, përveç ndryshimeve të vogla në përmasa për shkak të fishekut 5.45×39mm. Ngjyra e tyre si e ndryshkut shpesh krijon idenë se janë prej Bakeliti, por në fakt janë prodhuar me një përbërje polimere rezine AG-S4.[1][11][12] Pavarësisht fortësisë së tyre, këto karikatorë gjithësesi kompromentonin kamuflazhin e pushkës.[12] Më vonë u krijua karikatori plastik me përforcim çeliku me ngjyrë të errët. Me daljen e modelit AK-74M u prodhua karikatori i zi mat pa reflektim. Të gjithë karikatorët AK-74 kanë një brinjë horizontale në çdo anë të të pjesës së mbrapme që të mos përdoren në versionet 7.62×39mm AK. Pesha bosh e karikatorit me 30-fishekë AK-74 është 230 g. Karikatori plastik kuti me 45-fishekë i RPK-74[13] është i përdorshëm edhe për AK-74.
Pushka | Fisheku | Pesha e fishekut | Pesha e karikatorit bosh | Pesha e karikatorit plot | Municionet maksimale për 10.12 kg peshë* |
---|---|---|---|---|---|
AK-47 (1949) | 7.62×39mm | 16.3 g | pllaka anësore çeliku 430 g |
30-fishekë 916 g[14] |
11 karikatorë me 330 fishekë 10.12 kg |
AKM (1957) | 7.62×39mm | 16.3 g | çelik i stampuar 330 g |
30-fishekë 819 g[15][16] |
12 karikatorë me 360 fishekë 9.84 kg |
AK-74 (1974) | 5.45×39mm | 10.7 g | plastikë e përforcuar me çelik 230 g |
30-fishekë 551 g[16][17] |
18 karikatorë me 540 fishekë 9.90 kg |
AK-103 (1994) | 7.62×39mm | 16.3 g | plastikë e përforcuar me çelik 250 g |
30-fishekë 739 g[15][16] |
13 karikatorë me 390 fishekë 9.62 kg |
Shënim: Të gjithë, karikatorët 7.62×39mm AK janë kompatibël me të gjithë modelet AK.
Shënim *: 10.12 kg është maksimumi i peshës që mund të mbajë një ushtar me armatime.
Aksesorët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aksesorët të përfshirë bashkë me armën përfshijnë bajonetën 6H4 ose 6H5, një pajisje për rikarikim të shpejtë, tre karikatorë rezervë, katër krëhëra me 15-fishekë, set mirëmbajtjeje, një shufër pastrimi dhe një rrip.
Variantet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]AKS-74
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]AKS-74 ("S"—Rusisht: складной ; Skladnoy, ose "palosje"), është një variant i AK-74 e pajisur me qytë shpatulle metalike të palosshme, e projektuar për përdorim kryesisht tek parashutistët e këmbësorisë dhe u zhvillua bashkë me AK-74. Ndryshe nga qyta sadopak e dobët e AKMS (e cila u modelua si qyta e automatikut të lehtë MP 40), qyta e AKS-74 është e fabrikuar me stampim në formë U dhe e salduar. Qyta ka formë trekëndore dhe paloset në anën e majtë.
AKS-74U
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1973, u nis një konkurs projektimi (i koduar "Modern"—Модерн)[18] për përshtatjen e një karabine plotësisht automatike.
Kjo ishte pa dyshim e frymëzuar nga vëzhgimet e përvojës së SHBA në Vietnam me XM177. Projektuesit sovietikë u ndihmuan nga projekti i vjetër AO-46 i ndërtuar në vitin 1969 nga Peter Andreevich Tkachev, i cili peshonte vetëm 1.9 kg. Kërkesat TTT specifikonin një peshë jo më të madhe se 2.2 kg, një gjatësi prej 75/45 cm me qytë të hapur/palosur, dhe shpejtësi fillestare predhe prej 700 m/s. Konkursit iu bashkuan projektet M.T. Kalashnikov (PP1), I.Y. Stechkin (TKB-0116), S.G. Simonov (AG-043), A.S. Konstantinov (AEK-958), dhe Yevgeny Dragunov (i cili e quante modelin e tij "MA"). Kalashnikov prezantoi edhe një projekt shtesë (A1-75) i cili ndryshonte nga PP1 ai kishte grykë të modifikuar për mbytjen e zhurmave dhe dritës.
Në vitin 1977 GRAU vendosi të zgjedhë modelin e Kalashnikovit, i cili parimisht ishte një AKS-74 i shkurtuar, sepse nuk ishte më i keq se konkurentët përsa i përket performancës, dhe kishte kosto prodhimi shumë të ulët pasi mund të përdoreshin të njëjtat linja prodhimi si AK-74. AKS-74U ("U"—Rusisht: укороченный ; Ukorochenniy, ose "i shkurtuar") u fut në shërbim zyrtarisht në 1979, dhe iu dha emërtimi zyrtar 6P26.[19]
Për sa i përket anës taktike, AKS-74U krijon një urë bashkimi ndërmjet automatikut të lehtë dhe pushkës së sulmit. Qëllimi ishte që të përdorej kryesisht për forcat speciale, parashutishtët, njësitë ushtarake të prapavijës dhe ekuipazhet e mjeteve të blinduara. Ende përdoret për këto role por ka gjetur vend edhe tek policia pasi është praktik në zonat urbane.
Variantet e specializuara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]AK-74 është i disponueshëm në disa konfigurime për "luftë-nate", e pajisur me një shlisë për montimin e shënjestrave optike. Këto variante, AK-74N, AKS-74N dhe AKS-74UN mund të përdorin shënjestruesit NSPU dhe NSPU-3. (1PN51)[20] Variantet AK-74N2 dhe AKS-74N2 mund të përdorin shënjestruesin optik për shikim natën NSPUM (1PN58).[21] AKS-74UB ("B"—rusisht: бесшумный ; Besshumniy ose "pa zhurmë") është varianti silencioz i AKS-74U i pajisur me supresorin PBS-4 (i përdorur në kombinim me municionin subsonik rus 5.45×39mm).[22] Shumë pak dihet për këtë model.
AK-74M
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Në vitin 1991 fabrika e Izhmash në Izhevsk filloi prodhimin në shkallë të gjerë të variantit të modernizuar të pushkës së sulmit AK-74 AK-74M (M—rusisht: Модернизированный; Modernizirovanniy ose "modernizuar") i cili është përmirësim i paraardhësit. Përveç disa përmirësimeve të vogla mekanike, siç është lehtësimi i shulit dhe ulje e impulsit të pistonit të gazit dhe suportit të shulit gjatë zjarrit, pushka ka edhe një qytë të re prej poliamidi me fibra xhami të zezë por të palosshme si AKS-74. Gjithashtu AK-74M ka një pajim të përmirësuar në grykë, mbulesë të përmirësuar pluhuri dhe një përmirësim që lehtëson përdorimin e granata-hedhësve GP-25, GP-30 dhe GP-34. Çdo AK-74M është i pajisur me shlisë për shënjestrues. AK-74M ka hyrë në shërbim në Forcat e Armatosura Ruse.
Seria AK-100
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]AK-74M ishte gjithashtu baza e familes së re të armëve ruse Kalashnikov AK-100: pushka e sulmit AK-101 dhe karabina AK-102 (të dyja përdorin fishekun standart NATO 5.56×45mm NATO), pushka e sulmit AK-103 dhe karabina AK-104 (të dyja përdorin fishekun 7.62×39mm) dhe karabina 5.45×39mm AK-105. AK-101, AK-102, AK-103 dhe AK-104 janë destinuar kryesisht për eksport, ndërkohë që AK-105 do të zëvendësojë AKS-74U në Forcat e Armatosura Ruse.
AK-12
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 2010 u prezantua një variant i ri, seria AK-12. Ai ndryshonte në peshë, kishte teknologji të re të reduktimit të pasgoditjes, dhe kishte përmirësim në ergonomi. Shënjestruesi i mbrapëm është i montuar në një shinë dhe mund të lëvizet deri në fund për saktësi më të lartë, pjesa e sipërme e armës eshtë e pajisur me shlisë të tipit Picatinny për lehtësim të montimit të aksesorëve prodhim perëndimor po ashtu edhe në pjesën e poshtme ka shinë Picatinny për montimin e dritave taktike, lazera dhe lëshues granatash.
Krahasime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit] Rusia AK-74M[23] |
SHBA М16А4[24][25] |
Belgjika FN SCAR L-STD[26] |
Gjermania HK416 A5-16,5"[27] |
Gjermania HK G36[28] |
Austria Steyr AUG A3[29] |
Italia Beretta ARX-160[30] |
Zvicra SIG SG 550[31] | |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Pamja | ||||||||
Në shërbim nga | 1991 | 2000 | 2009 | 2004 | 1995 | 2005 | 2009 | 1990 |
Pesha, pa karikator (kg) | 3.4 | 3.26 | 3.29 | 3.56 | 3.77 | 3.9 | 3 | 4.1 |
Gjatësia (mm) | 943 | 1000 | 889 | 951 | 999 | 745 | 950 | 998 |
Gjatësia e tytës (mm) | 415 | 510 | 355 | 419 | 480 | 455 | 406 | 528 |
Kalibri | 5.45×39mm | 5.56×45mm NATO | 5.56×45mm NATO | 5.56×45mm NATO | 5.56×45mm NATO | 5.56×45mm NATO | 5.56×45mm NATO | |
Zjarri | gjysëmautomatik, automatik |
gjysëmautomatik, 3-goditje breshëri |
gjysëmautomatik, automatik |
gjysëmautomatik, automatik |
gjysëmautomatik, automatik |
gjysëmautomatik, automatik |
gjysëmautomatik, automatik |
gjysëmautomatik, 3-goditje breshëri, automatik |
Shpejtësia e goditjes (fishekë/min) | 650 | 700—950 | 550—650 | 850 | 750 | 680—750 | 700 | 700 |
Shpejtësia e predhës në dalje (m/s) | 880 | 848 | 870 | 890 | 920 | 992 | 914 | 911 |
Rrezja efektive (m) | 500 | 550 | 500 | 500 | 600 | 500 | 600 | 600 |
Karikatori | 30 (45/60) | 30 (20/100) | 30 (20/100) | 30 (20/100) | 30 (100) | 30 (42) | 30 (100) | 20 (5/10/30) |
Shënjestruesi standart | shënjestrues hekuri | lente | lente | lente | optik 3,5Х | optik 1,5Х | shënjestrues hekuri | lente |
Lëshuesi i granatave | GP-25 GP-30 GP-34 |
M203 M320 |
FN SCAR | HK AG36 M320 |
HK AG36 | M203 | GLX 160 | GL 5040 |
Përdoruesit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Afganistani[32]
- Armenia[32]
- Azerbajxhani:[32] AK-74M prodhohet me liçensë në Azerbajxhan.[33][34][35]
- Bjellorusia[32]
- Bullgaria: AR-M1 (variant i AK-74) dhe AKS-74U prodhohen në vend.[36]
- Qipro: AK-74M përdoret nga garda kombëtare qipriote[37]
- Gjeorgjia:[32] Në përdorim bashkë me Karabina M4
- Kazakistani[32]
- Kurdistani
- Kirgistani[32]
- Moldavia[32]
- Mongolia[32]
- Koreja e Veriut[38] Prodhohet në vend si Tipi-88 dhe Tipi-98-1. përdoret nga forcat speciale.
- Polonia: Kbk wz. 1988 Tantal prodhohet në vend, tërhequr nga shërbimi në 2005, disa iu shitën Irakut.[39]
- Rumania: Prodhim vendas .[39]
- Rusia.[39]
- Taxhikistani[32]
- Turkmenistani[32]
- Ukraina[32]
- Uzbekistani[32]
- Vietnami Përdoret nga marina
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Kokalis, Peter: Weapons Tests And Evaluations: The Best Of Soldier Of Fortune, page 45. Paladin Press, 2001. Gabim referencash: Invalid
<ref>
tag; name "Kokalis" defined multiple times with different content - ^ http://www.military-today.com/firearms.pdf Arkivuar 13 maj 2015 tek Wayback Machine "The AK-74 has improved firing accuracy over the AKM. This weapon retains all advantages and disadvantages of Kalashnikov design, including reliability, ruggedness, simplicity of operation and maintenance. This weapon do not jams or misfires in worst conditions possible. Also it has reliable extraction even with dirty chamber and cases. Its drawbacks are poor balance and ergonomics, as well as inferior firing accuracy to most Western weapons." Firearms E-book © Military-Today.com 2010. page 25
- ^ http://www.military-today.com/firearms/ak_74.htm "The AK-74 has improved firing accuracy over the AKM. This weapon retains all advantages and disadvantages of Kalashnikov design, including reliability, ruggedness, simplicity of operation and maintenance. This weapon do not jams or misfires in worst conditions possible. Also it has reliable extraction even with dirty chamber and cases. Its drawbacks are poor balance and ergonomics, as well as inferior firing accuracy to most Western weapons."
- ^ "Assault Rifles and Their Ammunition: History and Prospects by Anthony G. Williams" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2017. Marrë më 16 nëntor 2014.
- ^ "The Russians are coming! The Russians are coming! Or maybe the Polish by Holt Bodinson, Guns Magazine / Sept, 2008". Marrë më 16 nëntor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Woźniak, 26
- ^ Gordon Rottman (24 maj 2011). The AK-47: Kalashnikov-series Assault Rifles. Osprey Publishing. fq. 42–. ISBN 978-1-84908-835-0. Marrë më 24 dhjetor 2011.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ "Using a 400 meter zero with 5.45x39" (në anglisht). Marrë më 16 nëntor 2014.
- ^ "5.45x39 Optics" (në anglisht). RussianOptics.net. Marrë më 27 mars 2015.
- ^ "Red Dot and Collimator Optics" (në anglisht). RussianOptics.net. Marrë më 27 mars 2015.
- ^ "Elastic characteristics of AG-4S glass-reinforced plastic under short-time and long-time loads". VM Grezin - Mechanics of Composite Materials, 1966 - Springer. Marrë më 10 prill 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Kokalis, 49
- ^ "A Guide to 5.45mm Kalashnikov Magazine Types". Marrë më 16 nëntor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Dockery, Kevin (2007). Future Weapons. fq. 102. ISBN 0-425-21750-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "Ak 47 Technical Description - Manual" (në anglisht). Scribd.com. 2010-09-30. Marrë më 2012-08-23.
- ^ a b c Dockery, Kevin (2007). Future Weapons. p. 102.
- ^ "Официальный сайт группы предприятий "ИЖМАШ"". Izhmash.ru. 2001-09-02. Arkivuar nga origjinali më 6 tetor 2014. Marrë më 2012-08-23.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ By Soviet TTT (тактико-технические требования) order number 008407 from 19.17.1973
- ^ Monetchikov, pp. 165–177.
- ^ ИЗДЕЛИЕ 1ПН51 ТЕХНИЧЕСКОЕ ОПИСАНИЕ И ИНСТРУКЦИЯ ПО ЭКСПЛУАТАЦИИ [PRODUCT 1PN51 TECHNICAL DESCRIPTION AND OPERATING INSTRUCTIONS] (në rusisht). janar 1992. fq. 11.
- ^ ИЗДЕЛИЕ 1ПН58 ТЕХНИЧЕСКОЕ ОПИСАНИЕ И ИНСТРУКЦИЯ ПО ЭКСПЛУАТАЦИИ [PRODUCT 1PN58 TECHNICAL DESCRIPTION AND OPERATING INSTRUCTIONS] (në rusisht). shkurt 1991. fq. 5, 13.
- ^ Cutshaw, 19-20
- ^ "Assault rifle AK74M". Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 30 shtator 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Colt M16A4 Rifle". Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2022. Marrë më 30 shtator 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "M16A2/A4 rifle". Arkivuar nga origjinali më 24 korrik 2014. Marrë më 30 shtator 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "SCAR®-L STD". Arkivuar nga origjinali më 18 gusht 2012. Marrë më 30 shtator 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "HK416 — 16.5" — CAL. 5.56 MM X 45 NATO". Arkivuar nga origjinali më 4 maj 2012. Marrë më 30 shtator 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "G36 — CAL. 5.56 MM X 45 NATO". Arkivuar nga origjinali më 21 qershor 2012. Marrë më 30 shtator 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "STEYR AUG A3". Arkivuar nga origjinali më 10 korrik 2014. Marrë më 30 shtator 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Beretta ARX-160". Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2015. Marrë më 30 shtator 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "SG 550 Standard Rifle". Arkivuar nga origjinali më 6 dhjetor 2013. Marrë më 30 shtator 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e f g h i j k l m Jones, Richard D. Jane's Infantry Weapons 2009/2010. Jane's Information Group; 35 edition (January 27, 2009). ISBN 978-0-7106-2869-5.
- ^ "Azerbaijan starts serial production of AK-74M assault rifles basing on Russian license". APA. Arkivuar nga origjinali më 23 gusht 2011. Marrë më 2011-08-14.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Azerbaijan begins AK-74M production". United Press International. 12 korrik 2011. Arkivuar nga origjinali më 12 korrik 2011. Marrë më 2013-05-21.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Azerbaijan starts production of Kalashnikovs" (në anglisht). News.az. 7 korrik 2011. Marrë më 2013-05-21.
- ^ "Defense & Security Intelligence & Analysis: IHS Jane's - IHS" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 11 gusht 2011. Marrë më 16 nëntor 2014.
- ^ "Greek Military Photos -- Greek Army". Marrë më 16 nëntor 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ https://fas.org/nuke/guide/dprk/nkor.pdf
- ^ a b c "Modern Firearms" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 14 shtator 2010. Marrë më 16 nëntor 2014.