Al Capone

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Al Capone 1899-1947

AlCaponemugshotCPD.jpg

Emri: Alfonese
Mbiemri: Kapone
Lindi më: 17 Janar 1899
Vendlindja: Bryklin,New York,Sh.B.A
Vdiq më: 25 Janar 1947
Vdiq në: Florida,Sh.B.A
Profesioni: Kriminel,Mafioz,Gangaster

Al Capone (sqt. Al Kapone, emëri i plotë Alfonso Gabriele Kapone) lindi më 17 janar të vitit 1899Bryklin dhe vdiq më 25 janar të vitit 1947, ishte mafioz italo-amerikan, që sot konsiderohet si një simbol i mafiës dhe krizës së ligjit që përfshiu Amerikën gjatë viteve 20’.

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Alfonso ishte djali i dy emigrantëve italianë, Teresa Raiola dhe Gabriele Caponi të cilët pas lindjes të së birit shkuan në Amerikë për një jetë më të mirë. Në fakt mbiemri i saktë i familjes ishte Kaponi por për shkak të një gabimi të gjendjes civile amerikane u bë Kapone. Alfonso u rrit në një ambient të degraduar dhe që në moshë të vogël ra në kontakt me banda hajdutëh të përbëra nga adoleshentë. Në moshën 13 vjecare u përjashtua nga shkolla pasi ofendoi dhe goditi një mesues. Që nga ajo kohë ai u bë pjesetar i bandës "Five Pointers" e kryesuar nga Frenki Jejl. Pikërisht në këtë periudhë mori nofkën "Scarface", për shkak të një shenjë shumë të madhe në fytyrë, e cila i ishte shkaktuar nga thika e Frenk Galuço-s, i cili u thirr në dyluftim nga Kapone për shkak se i kishte ofenduar të motrën. Gjatë kohës që punoi nën urdhërat e Frenki Jejl, Kapone u arrestua për gjobvënie dhe 2 vrasje, por nuk u denua kurrë pasi punëdhënësit e tij shfrytëzuan njohjet e tyre në gjykatë dhe polici.

Më 1919, pasi kishte plagosur rëndë një anëtar të një bande rivale, me urdhër të Frenki Jejl, Al u dërgua në Cikago, me shpresën se gjendja do të qetesohej me kalimin e kohës. Me të mbërritur në Çikago, Kapone nisi të punojë për Xhoni Torrio, jo vetëm mik i vjetër i Jejl por edhe nip Big Xhim Kolozimo (mafioz italo-amerikan, kreu i organizatës "Mano Nera" Dora e Zezë). Ishte pikërisht Torrio që besoi shumë te Kapone duke i besuar tregun e basteve klandestinë. Suksesi i arritur në pak kohë bëri që Al të bëhej krahu i djathtë i Torrio-s. Gjatë një atentati të organizuar nga banda e Din O'Benion; Torrio u plagos rëndë dhe gjendja e tij mendore u përkeqësua shumë aq sa vendosi që aktivitetin e grupit që drejtonte, t'ja beson Kapones. Vendimi i boss-it u pranua, madje edhe nga bandat rivale të cilat filluan ta quanin Kaponen "the big fellow" (Shoku i Madh). Suksesi erdhi pasi vendosi të investonte parat e fituara ilegalisht në aktivitete totalisht të ligjshme cka bëri të mundur që Kapone të merrej me pastrimin e parave edhe për llogari të bandave rivale.

Pushteti i Kapones mbi qytetin e Çikagos sa vinte e shtohej. Biznesi i kontrabandës së pijëve alkolike kishte mjaft fitim, cka i mundësonte të korruptonte këdo, madje edhe kryetarin e bashk Uilliam "Big Bill" Hejl Tompson Xhunior, i cili në një moment të caktuar i këshilloi Kapones se largohej nga qyteti për shkak se e gjithë Amerika e dinte mirë nivelin e kriminalitetit në kryeqytetin e Illinois-it. Duke qenë se nuk kishte absolutisht ndonje akuzë drejt tij, Al qëndroi. Në 1929 Kapone shkoi në Florida nga ku urdheroi zhdukjen e një bande rivale që sot njihet si “Gjakderdhja e Shën Valnetinit”. Më 14 shkurt 1929, pesë njerëz të Kapones, të veshur si policë shkuan për një kontroll në bazën e një bande rivale. Nën preteksin e një kontrolli, ata i rreshtuan të pranishmit pas muri dhe pasi i çarmatosën, i vranë nën breshërine e automatikëve. Ky episod edhe sot e kësaj dite konsiderohet si një larje hesapesh në një mënyrë mjaft mizore. Ajo që ndikoi më shumë në mitologjinë e Kapones, ishin iniciativat e tij gjatë krizës ekonomike të 1929, një periudhë që detyroi shumë biznesmen të falimentonin. Thuhet se në atë kohë Kapone urdhëroi shpërndarjen e ushqimit dhe rrobave për nevojtarët megjithatë kjo nuk bëri që aktiviteti i tij kriminalistik të pësonte rënie. Duke përfituar nga kriza Al bleu Forest View, një vend që në pak kohë të të mbiquhej "Caponeville", një vend kur njerëzit e Kapones qarkullonin të armatosur si të ishin forca rendi. Në tetor të 1929 Kapone arrestohet për herë të parë me akuzën armëmbajtje pa leje.

Në 1930 Al Capone, ndodhej në krye të listes së FBI, dhe u cilësua si "armik publik numer 1" i Çikagos. Megjithë hetimet e shumta të kapje ndonje veprim të paligjshëm të Kapones ishte e pamundur pasi çdo levizje parashë apo malli bëhej në emër të ndonjë personi tjetër, pa harruar ketu edhe njohjet e tij të shumta në qeveri që jo rrallë e ndihmonin të kishte gjithnjë një alibi të pathyeshme. Pas shumë hetimesh u gjet një dokument që mbante nënshkrimin e Kapones, cka shërbeu për ta akuzuar për mospagim taksash. Në vazhdim u shtuan edhe 22 akuza të tjera dhe Kapone u përball me drejtësinë. Avokatët e mafiozit kërkuan liri me kusht dhe kaucion por pasi kjo përpjekje dështoi Kapone u perpoq të korruptonte jurinë popullore duke ja arritur qëllimit. Dikush nga FBI e mori vesh dhe një mbrëmje para procesit kërkoi ndryshimin e jurisë, anëtarët e rinjë të së cilës e shpallen Kaponen fajtor dhe si denim i dhanë një gjobë të majme plus 11 vjet heqje lirie.

Disa ditë pas gjykimit, Kapone u dërgua në Atlanta, Gjeorgjia, burgu më famëkeq i Shteteve te Bashkuara. Nëpermjet njohjeve dhe korrupsionit, ai mundi që edhe pse në burg të drejtonte me sukses bandën e tij, ndërsa brenda hekurave kishte luksin dhe sigurinë e nevojshme. Kur u mor vesh se jetesa e Kapones nuk ishte dhe aq e keqe, ai u dergua në Alkatraz, ku kushtet ishin më të rrepta dhe nuk e lejuan të mbante kontakt me jashtë. E vetmja menyrë për të fituar lirinë ishte sjellja e mirë, keshtu Kapone u be një i denuar model duke mos u perfshirë kurrë në sherre brenda burgut. Pikërisht në Alkatraz i diagnostikuan shenjat e para të sifilisit dhe për këtë arsye u tranferua në një spital për të burgosur. Në 1939, fitoi lirinë dhe pasi u shërua shkoi në Florida, ku për shkak të disa problemeve mendore nuk mundi të vazhdoje aktivitetin e tij kriminal. Në 25 shkurt të vitit 1947 pësoi një infarkt, çka i shkaktoi vdekjen. Kishte kaluar vetëm një javë nga përvjetori i tij i 48të. Fillimisht Alfonso Kapone u varros në varrezat e Malit Olivet, në pjesën jugore të Çikagos, midis eshtërave të të atit Gabriele dhe vellait Frank. Megjithatë, në mars të viti 1950 eshtrat e tre anëtarëve të familjes u transferuan në varrezat e Malit Carmel në Hillside Illinois, në perëndim te Çikagos.

Jeta dhe Edukimi i hershë[redakto | redakto tekstin burimor]

Familja[redakto | redakto tekstin burimor]

Mratesat[redakto | redakto tekstin burimor]

Cariera[redakto | redakto tekstin burimor]

Krimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Lufta e Gagnstrave ne vitet 20s 30s[redakto | redakto tekstin burimor]

Perballja me Ligjin[redakto | redakto tekstin burimor]

Evazioni Fiskal[redakto | redakto tekstin burimor]

Arrestimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Atenti për ta vraë[redakto | redakto tekstin burimor]

Vitet e fundi[redakto | redakto tekstin burimor]

Vdekja[redakto | redakto tekstin burimor]

Trashigimia[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

Literatura e Bazuar ne Al Caponen[redakto | redakto tekstin burimor]