Arteria

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Arteria (nga greqishtja αρτηρία) është një enë gjaku nëpërmjet së cilës gjaku largohet prej zemrës.

Arteriet sipas rregullës e transportojnë gjakun e oksigjenuar, përveç arterieve pulmonale të cilat transportojnë gjak të paoksigjenuar. Në arteriet e njeriut ndodhen 20% e të gjithë volumit të gjakut.

Arteria më e madhe në trupin e njeriut është aorta me diametrin prej rreth 3 cm.

Llojet e arterieve[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Tipi muskulor – ndodhen relativisht larg zemrës dhe janë formuese të tensionit.
  • Tipi elastik – ndodhen pranë zemrës.

Ndërtimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Muri i arterieve është i ndërtuar nga tre shtresa, nga ana e gjakut emrat latin:

  1. Tunica interna (edhe Intima), e clia ka edhe tri nënshtresa:
    • Endoteli
    • Statum subendoteliale
    • Membrana elastika interna
  2. Tunica media
  3. Tunica externa (edhe Adventia)