Eric Skanderbeg Margolis

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Eric Skanderbeg Margolis (në artikuj përdor Eric S. Margolis) lindi në Nju Jork4 shkurt 1943. I biri i Nexhmije Zaimi me origjinë nga Libohova. Babai ishte hebre.

Ndoqi shkollën e muzikës dhe më vonë shkollën private në Nju Jork, e më pas shkollën ndërkombëtare në Gjenevë, Zvicër, Shkollën e Shërbimit të Huaj “Foreign Service School” në universitetin “Georgetown University” në Uashington DC, “New York University Graduate School”, si dhe Universitetin e Gjenevës.

Hyri vullnetar në ushtrinë amerikane gjatë luftës së Vietnamit dhe shërbeu për dy vjet. Pas kësaj shkoi në Xhamajka, ku punoi në projektet për zhvillimin e vendit. Më pas, u punësua në kabinetin e presidentit Nikson, ku punoi për përgatitjen e fjalimeve të fushatën e dytë elektorale të tij. Në vitin 1975 punoi në Nju Jork, për Estee Lauder Internationl, në drejtimin e bizneseve të saj në Lindjen e Mesme dhe Evropën Lindore.

Nisi të shkruajë për gazetat në vitin 1982 fillimisht për “New York Times”, “Wall Street Journal”, e më vonë për “International Herald Tribune”, “Mainichi”(Tokyo), “Chicago Tribune”, “Los Angeles Times”, etj.

Njëherazi, filloi të punojë edhe për TV dhe radio të ndryshme. Si korrespondent i luftës për kanalin mediatik “Canada’s Sun” ka mbuluar luftërat në Angola, Mozambik, Afrika e Jugut, Rodezia, Peru, Salvador, Nikaragua, Egjipt, Irak, Kashmir, Liban, Kurdistan, Afganistan. Ka mbuluar konfliktet në Lindjen e Mesme, Bashkimin Sovjetik, (duke përfshirë Kaukazin dhe Azinë Qendrore), Evropë, Kinë, Indi, Pakistan, Liban, Amerika Latine etj. Eshtë autor i disa librave.

Qysh nga viti 1980 është komentator i përhershëm për çështjet e jashtme në kanalet televizive CNN, Fox, CBC, CTV dhe Sky News TV. Anëtar i Institutit Ndërkombëtar të Studimeve Strategjike, Londër,"Klubi kombëtar i shtypit", Uashington DC. Fitues i disa çmimeve, për 5 gazeta të kanalit kombëtar “Sun”, Kanada, për gazetën kryesore pakistaneze, “Dawn” ; “Khaleej Times” – Dubai ; “Gulf Times’’ –Qatar.

Ka përkrahur fuqishëm intervenimin e NATOs kundraj Jugosllavisë në vitin 1999.

Analist në internet në www.foreigncorrespondent.com. Drejtues i Jamieson Labs Ltd Kanada.

Burim i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  • www.panorama.com.al e datë 5 gusht 2006, Intervistë me Erik Skënderbeg Margolis. Artikull nga Afrim Malaj.