Ernesto Che Guevara

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Urrejtja si element qendror i luftës tonë! Urrejtja që është i papajtueshme ... urrejtja kaq e dhunshme sa që vë në lëvizje një qenie njerëzore përtej kufizimeve të saj natyrore, duke e bërë atë të dhunshme dhe një makinë vrasëse gjakftohtë ... Ne refuzojnë çdo qasje paqësore. Dhuna është e pashmangshme. Për të krijuar socializmin duhet të rrjedhin lumenj gjaku! Armiku imperialist duhet të ndjehet si një kafshë që gjuhet kudo që ai shkon. Kështu ne do ta shkatërrojmë atë! Këto hiena duhen asgjësuar. Ne duhet të mbajmë urrejtjen tonë gjallë dhe të vazhdueshme!
Nga fjalimi i Ernesto "Che" Guevarës në Konferencën Trekontinentale në Havana, Kubë, prill 1966.
Ia vlen të luftosh vetëm për ato gjëra, pa të cilat nuk ia vlen të jetosh
Che Guevara

.

Ernesto Guevara de la Serna
Che2.jpg
Portret i Ernesto Che Guevara
Informacione
Emri i plotë: Ernesto Guevara de la Serna
Emri tjetër: "Che"
Ditëlindja: 14 Qershor[1] 1928
Vendlindja: Rosario, Argjentinë
Vdekur më: 9 Tetor 1967
Vendvdekja: La Hinguera, Bolivi
Aktiviteti: DoktorShkrimtar
Politikan komunist
Nënshtetësia: Argjentinas, Kuban

Ernesto (Che) Guevara, i njohur edhe si Komandante Che, (14 Qershor[1] 1928 Rosario, Argjentina - 9 tetor 1967, La Hinguera, Bolivia) ishte revolucionar, shkrimtar dhe guerilas marksist argjentinas dhe hero i komunistëve të Amerikës Latine, si dhe një figurë e njohur e shekullit të 20-të. Nofkën "Che" e mori nga bashkëluftëtarët komunistë kubanë në Meksikë, sepse pëdorte shpesh, si çdo argjentinas, fjalën "Che", diçka e ngjashme si thirrja "Hej" e shqipes. Guevara mori pjesë në revolucionin kommunist të Kubës në krahë të Fidel Kastros në vitin 1959 për rrëzimin e regjimit të diktatorit të atëhershëm Batista [2] dhe vendosjen e diktaturës komuniste të Fidel Kastros.

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ernesto Guevara ishte fëmija i Celia de la Serna-s dhe Ernesto Guevara Lynch-it, lindur më 14 qershor të vitit 1928 në Rozario të Argjentinës dhe u vra më 9 tetor të vitit 1967 në fshatin La Higera të Bolivisë. Që nga ajo ditë Che Guevara kaloi në pavdekshmëri dhe u bë legjendë dhe simbol për miliona të rinj komunistë në botë. Fjala e tij më e preferuar ishte: Hasta La Victoria Siempre! (sq. Deri në fitoren përgjithmonë!). Për komunistët figura e tij ishte ajo e një njeriu që nuk mposhtet kurrë përpara çdo të keqeje që mund ti vijë, dhe lufton deri në fund për idealet e tij, ndërsa për antikomunistët figura e tij ishte ajo e një komunisti të dhunshëm, vrasës brutal e i pamëshirshëm, që ekzekutonte me dorën e tij ata që e kundërshtonin.

ChePipe.jpg

Gjatë viteve 1945 - 1952 u transferua në Buenos Aires bashkë me familjen e tij, për të vazhduar shkollën e lartë për mjekësi. Në vitin 1952 në moshën 23 vjeçare vendosi të bëjë udhëtimin e tij të parë (rreth 4.500 km) për të vizituar kontinentin e Amerikës së Jugut bashkë me mikun e tij Alberto Granado. Në vitin 1953 u diplomua në mjekësi dhe vendosi të bëjë një udhëtim tjetër, këtë herë me një shok tjetër, Calica Ferrer. Fillon të interesohet për politikën dhe filloi t'u afrohet ideve marksiste

Gjatë viteve 1954-1956 u njoh me Hilda Gadea, me të cilën më pas u martua në vitin 1956. Më vonë kaloi në Meksikë, ku u njoh me Fidel Kastron.

Gjatë viteve 1957-1958 u krijua kolona e dytë revolucionare me Fidel Kastron, e cila mori pjesë në pushtimin e Siera Maesta-s dhe në sulmin e Santa Clara-s.

Gjatë viteve 1959-1960 u bë qytetar kuban dhe mori pjesë në qeverinë e Kastros si ministër i industrisë dhe president i Bankës Nacionale.

Gjatë viteve 1961-1964 mori pjesë në konferencën e shteteve amerikane në Punta del Este.

  • Vihet në komandë të mbrojtjes gjatë krizës së Gjirit të Derrave
Merr pjesë në Moskë për festimet e përvjetorit të 47-të të Revolucionit Socialist të Tetorit
Merr pjesë në asamblenë e OKB-së në New York. Me ketë rast i jep një intervistë televizionit amerikan (CBS). Niset për një udhëtim në Afrikë.
  • 1965-në Mars rikthehet në Kubë dhe del për të fundit herë në publik. Më 1 prill në një letër Kastros deklaron arsyet e tij për largimin nga Kuba. Më pas, në mënyrë të fshehtë, largohet për në Kongo. Pas gjashtë muajsh kthehet përsëri në Kubë. Atje përgatit një plan për të sjellë revolucionin në Bolivi
  • 1966-Me një emër të rremë shkon nëBolivi. Atje fillon të shkruajë “Ditarin”
  • 1967-Lufta guerrile në Bolivi nuk pati mbështetje nga Partia Komuniste boliviane dhe nga popullsia vendase, ushtria boliviane po e ndiqte Guevarën dhe më 8 tetor plagoset dhe kapet nga ushtria boliviane. Më 9 tetor, me urdhër të CIA-s, vritet. Varroset në një vend sekret në Vallegrande dhe trupi i tij gjendet më 1997 dhe rivarroset në Kubë më të gjitha nderimet dhe ceremonitë që u rezervohen heronjve.

Fëmijëria[redakto | redakto tekstin burimor]

Ernesto Guevara i vogël

Ernesto Guevara de la Serna u lind në Rosario (Argjentinë). Prindërit e tij ishin Ernesto Guevara Lynch (me origjinë spanjolle) dhe Celia de la Serna (me origjinë angleze). Megjithëse vuante nga astma, iu përkushtua sportit, kryesisht regbisë dhe futbollit. Një pasion tjetër i tij ishte edhe shahu, një lojë e mësuar nga i ati. Në moshën 12 vjeçare merr pjesë në shumë turne shahu. Gjatë adoleshencës u tërhoq pas poezisë, duke shkruajtur shumë poezi. Ishte një lexues i Xhek Londonit, Zhyl Verrnit, Sigmund Frojdit. Studioi në Kolegjin Navional Deán Funes dhe në vitin 1948 u regjistrua në Universitetin e Buenos Airesit për mjekësi, ku diplomohet në vitin 1953.

Udhëtimi në Amerikën Latine[redakto | redakto tekstin burimor]

Kur ishte akoma i ri, Guevara kaloi shumë kohë duke udhëtuar në Amerikën Latine. Në vitin 1951 një shok i tij, Alberto Granado i kërkoi Guevarës që të merrte një vit pushim nga shkolla për të ndërrmarrë një udhëtim përgjatë Amerikës Latine. Kështu, në vitin 1939 Guevara dhe Alberto nisen nga Alta Gracia me një motor Norton 500cc (motorit ia vunë emrin: "E Fuqishmja II"). Guevara e përshkroi këtë udhëtim në librin "Latinoamericana" (Notas de viaje), nga i cili në vitin 2004 prodhuan filmin e titulluar “Ditari i motoçikletës”.

Pasi pa varfërinë masive të Amerikës Latine dhe i shtyrë edhe nga idetë marksiste nxori si përfundim se revolucioni ishte e vetmja mënyrë për të zgjidhur pabarazinë shoqërore dhe ekonomike të vendeve të Amerikës Latine. Udhëtimet e tij përgjatë Amerikës Latine e bindën se Amerika Jugore ishte një kontinent me kombe të ndryshme, por me të njëjtin grup etnik. Filloi të imagjinonte mundësinë e një Amerike Latine të bashkuar dhe pa kufij, e lidhur nga e njëjta kulturë.

Në Guatemala[redakto | redakto tekstin burimor]

17 Qershor të vitit 1954Guatemalë fillon agresioni kundër qeverisë së Arbenz-ës, organizuar nga CIA dhe nga Departamenti i Shtetit të SHBA-së të cilët kishin stërvitur mercenarë për të mbrojtur kontinentin e Amerikës Latine nga “Rreziku Komunist”.Che Guevara përpiqet të organizojë rezistencën në qytet, por kjo tentativë nuk funksionon dhe kur trupat mercenare futen në kryeqytet, Guevara detyrohet të hyjë në ambasadën e Argjentina-së (nga ku më pas largohet për në Meksisë), e cila e regjistron si “element komunist”

Revolucioni Kuban[redakto | redakto tekstin burimor]

Guevara mbërrin në Meksikë, atje njihet me një grup revolucionar Kubanë të larguar nga Kuba, që përfshinte edhe Raul Kastron. Pasi lirohet nga burgu, Fidel Kastro largohet nga Kuba për t'u vendosur në Meksiko Siti (Meksico City) . Atje i vëllai e prezanton me Guevarën. Pas këtij takimi Guevara hyn në “Lëvizjen e 26 Korrikut” e cila kishte si synim përmbysjen e diktatorit Kuban Fulgencio Batista.

Komandant CHE

Fillimisht ishte vendosur që Guevara do të ishte vetëm mjeku i grupit. Më 25 nëntor të vitit 1956 anija Granma niset nga Tuxpan (Provincë e Meksikës) me synim mbërritjen në Kubë. Guevara ishte i vetmi jo Kuban në bordin e anijes. Më 2 Dhjetor zbarkojnë në La Playa de las Coloradas. Pas pak u sulmuan nga forcat ushtarake të Batista-s. Më pas u vendosën në malet e Sierra Maesta për të filluar luftën guerilje kundër regjimit. Guevara u bë një udhëheqës i grupit të rebeleve, një Komandant (major), i respektuar nga shokët për trimërinë e tij, por edhe për egërsinë e tij. Qe shkaktar i vrasjes së shumë dezertorëve dhe njerëzve të tjerë që akuzoheshin se ishin informatorë ose spiunë.

Në ditët e fundit të dhjetorit të vitit 1958 drejtoi sulmin me kolonën e tij “Skuadra vetëvrasëse” (një repart që zgjidhte misionet më të vështira të ushtrisë revolucionare) në Santa Clara. Ishte një nga betejat më vendimtare të revolucionit. Më 28 dhjetor Che Guevara mbërrin në Santa Clara, atje vendos një komando provizore në Universitetin e qytetit dhe më pas ndjek shinat e trenit për të gjetur një pikë strategjike. Guevara e di se në këtë linjë do të udhëtojë një kolonë e ushtrisë së Batista-s me një tren me 18 vagona ; në tren do të jenë 406 ushtarë dhe oficerë me shumë armatime dhe municione.

Che Guevara dhe Fidel Kastro në Revolucionin Kuban

Është ora 3 e drekës. Treni i ushtrisë udhëton pa e ditur se Komandanti kishte rrëzuar një pemë në shinat e trenit. Treni rrëzohet dhe pastaj dëgjohet një shpërthim bombe dhe më pas mbulohet me zjarr dhe tym. Santa Clara e kujton këtë betejë. Vagonat e rrëzuar janë akoma në të njëjtin pozicion ku ishin atë ditë dhe dëshmojnë fitoren. Në një shesh të madh, ngjitur me muzeun kushtuar Che-së, ngrihet një statujë bronzi e Che Guevarës, që asnjë të mos e harrojë. Më 2 Janar të vitit 1959 kolona e Che Guevarës futet në kryeqytetin e Kubës, në Havana. Më pas zhvendoset në fortesën ushtarake "La Cabaña". Pikërisht këtu organizon një sistem të 'gjyqeve' që zgjasnin vetëm disa orë, me veten e tij si gjyqtar i vetëm. Këto gjyqe gjithmonë përfundonin me rreshtimin e funksionarëve të nivelit të ulët të regjimit të Batistës dhe pushkatimin e tyre.

Në Qeverinë Kubane[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 7 Shkurt të 1959-s, qeveria e re i jep Guevarës titullin “Qytetar Kuban”. Më pas divorcohet nga Hilda Gadea, me të cilën në fakt ishin ndarë para se të nisej me anijen Granma. Më pas martohet me Aleida March, një Kubane që ishte pjesëtare në “Lëvizjen e 26 korrikut” (me të cilën do të ketë tre fëmijë: Aleidita, Camilo, Celia ). Ernesto Che Guevara bëhet ministër i Industrisë. Në këtë pozitë dha ndihmesë për të kontribuar në modelimin e socializmit kuban. Në librin e tij Mbi gueriljen, Guevara mbështet modelin Kuban të revolucionit, të filluar nga një grup i vogël guerilas, pa patur nevojën e organizimeve të mëdha të cilat do të mbështetnin rebelimet e armatosura (kjo strategji e Guevarës do të dështonte më pas në Bolivi). Në teorinë e tij (El socialismo y el hombre en Cuba) mbështet nevojën e krijimit të “njeriut të ri” (hombre nuevo) bashkë me shtetin socialist. Gjatë sulmit të Gjirit të Derrave (1961), Guevara nuk mori pjesë në luftime, sepse Kastro e kishte vendosur në një komandë më në perëndim të Kubës, në Pinar del Rio, nga ku Guevara zmbrapsi një tentativë pushtimi (ishte një operacion diversiv, i krijuar për të tërhequr vëmendjen kubanëve nga vendi i vërtetë i sulmit, që ishte Gjiri i Derrave. Guevara luajti një rol shumë të rëndësishëm gjatë vendosjes në Kubë të raketave bërthamore sovjetike. Gjatë një interviste të dhënë një gazete socialiste angleze, Guevara deklaroi se raketat bërthamore po të ishin nën kontrollin e kubanëve do të ishin hedhur me kohë në qytetet më të mëdha të SHBA-së.

Guevara gjatë punës si ministër i industrisë pati disa disfata dhe reformat e tij nuk dhanë asnjë rezultat për zhvillim dhe modernizim të ekonomisë kubane, kryesisht atë bujqësore. Pasi Fidel Kastro mori pushtetin dhe mblodhi njerëzit e tij më të afërt, kur filloi të ndajë detyrat pyeti se cili nga të pranishmit është ekonomist. Guevara ngriti dorën dhe që nga ai moment Guevara u bë ministër i industrisë. Pas disa vitesh si ministër, (pas shumë disfatave), miqtë e tij më të afërt e pyetën se përse ngriti dorën. Guevara u përgjigjet “Unë kujtova se Kastro pyeti se cili nga ju është Komunist”.

Largimi nga Kuba[redakto | redakto tekstin burimor]

Në Dhjetor 1964 Guevara shkon në New York si shef i delegacionit kuban dhe mbajti një fjalim në Këshillin e OKB-së. Me këtë rast doli në një emision informativ (Face the Nation i stacionit televiziv CBS). Më 7 dhjetor shkoi në Paris, mbas tre muajsh shkoi në Republikën Popullore Kineze, Egjipt, Algjeri, Ghana, Guinea, Mali, Tanzania. Në Mars të vitit 1960 viziton Shqipërinë.

Guevara në Fjalimin e tij të mbajtur në OKB-1964

Guevara pasi vuri re se ishte më i aftë për një rol si revolucionar, sesa për detyra ministrore, dhe me aprovimin e Fidel Kastros, vendosi që të largohet nga Kuba për në Kongo dhe Bolivi ku nga niveli i lartë i varfërisë mundësonte krijimin e revolucioneve.

Në Kongo[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjatë një takimi që zgjati gjithë natën midis 14 dhe 15 marsit të 1965, Guevara dhe Kastro ranë dakort që ky i pari (Che-ja) të drejtonte operacionin e parë ushtarak në Afrikë. Nga disa burime vërtetohet se ka qenë Kastro që ka këmbëngulur që Che-ja ta pranonte këtë mision. Më pas Guevara largohet për në Kongon belge (sot Republika Demokratike e Kongos). Gjatë misioneve Afrikane Guevara u ndihmua nga kryeguerilasi Laurent-Desire Kabila. Guevara e konsideron Kabilën si të panevojshëm, duke shkruajtur për të “Asgjë nuk më bind se ai është personi i duhur në këtë çast” Guevara u mësonte taktikat guerilje forcave kongoleze. Plani i tij ishte që të shfrytëzonte zonën e çliruar në perëndim të liqenit Tanganika për stërvitjen e kongolezëve. Guevara ishte 37 vjeç dhe nuk kishte përvojë rreth ushtrisë formale, megjithëse kishte përvojën e fituar gjatë revolucionit kuban, mbi të gjitha nga fitorja e betejës së Santa Clara-s. Astma e tij nuk e kishte lejuar që të bënte shërbimin ushtarak në Argjentinë.

Mercenarë afrikanë dhe britanikë punuan me ushtrinë kongoleze për të penguar planet e Guevarës. Ata qenë në gjendje të ndiqnin komunikimet e reparteve të drejtuar nga Guevara. Paaftësia, dhe luftërat e ndryshme që bëheshin midis grupeve të kongolezëve me njëri-tjetrin ishin arsyet e dështimit të revolucionit. Mbas shtatë muajsh, i sëmurë, i munduar nga astma, Guevara detyrohet të largohet nga Kongo bashkë me kubanët që kishin mbetur akoma gjallë. Në fillim Guevara donte që të çonte në Kubë vetëm të plagosurit, duke qëndruar i vetëm në Kongo, por miqtë e tij e bindën që të largohet me ta. Guevara nuk donte që të kthehej si humbës në ishull (Kubë) dhe kaloi shtatë muajt duke jetuar si klandestin në Dar es Salaam dhe Pragë. Gjatë kësaj periudhe shkruajti kujtimet e tij lidhur me përvojën e vet në Kongo dhe më pas filloi të shkruante dy libra, një filozofik (Apuntes Filosóficos) dhe një rreth ekonomisë (Notas Económicas). Pas katër muajve, Kastro i kërkoi Guevarës që të rikthehet në Kubë, por Guevara pranoi që të kthehet vetëm për disa muaj, sa për t'u bërë gati për misionet e reja revolucionare në Amerikën-Latine dhe prania e tij në ishull (Kubë) duhej të mbetej tepër e fshehtë.

Në Bolivi[redakto | redakto tekstin burimor]

Pasi rikthehet në Kubë, Guevara filloi planet për të sjellë revolucionin komunist në Bolivi. Më 3 Nëntor të 1966, Guevara niset për në Bolivi me një pasaportë Uruguajane me emër Mena González, profesioni tregtar. Grupi i tij përbëhej nga 50 persona, 17 prej të cilëve ishin kubanezë, ishte i pajisur shumë mirë dhe si fillim patën disa suksese kundër forcave boliviane. Guevara në planin e tij për të nxitur revolucionin komunist në Bolivi bazohej në supozime që dolën më pas të gabuara. Guevara mendonte se do të luftonte vetëm kundër ushtrisë vendase, të pastërvitur dhe jo të armatosur mirë. Përkundrazi sapo qeveria e SHBA-së mori vesh për praninë e tij në Bolivi, dërgoi punonjës të CIA-s për të ndihmuar dhe organizuar kundër-revolucionin. Ushtria boliviane u stërvit nga këshilltarë të forcave speciale të US Army, përfshirë edhe një batalion Rangers ekspertë për luftimet në xhungël. Menduan se partia komuniste e Bolivisë do e ndihmonte Guevarën, por nuk e ndihmuan aspak, edhe pse disa anëtarë të partisë morën pjesë si guerilas. Guevara priste që të mbante kontakte me radio me Kubën por kjo gjë nuk ndodhi. Përkundrazi, transmetuesi me valë të shkurtra që i dhanë, doli që ishte difektoz, duke mos lejuar komunikimin me Kubën.

Kapja dhe ekzekutimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Forcat boliviane lokalizuan vendndodhjen e Che-së pas ndihmës që dha një dezertor. Më 8 tetor Guevara u kap në La Higuera. U kap pasi u plagos në njërën këmbë dhe pasi arma e tij u dëmtua nga një plumb. Presidenti i Bolivisë, Rene Barrientos, sapo mori vesh për kapjen e Che Guevarës dha urdhër që të pushkatohet menjëherë. Ekzekutuesi ishte Mario Teran, një komandant skuadre, të cilit banda e Guevarës i kishte vrarë tre ushtarë të skuadrës së tij.

Shkolla në LA HIGUERA ku u ekzekutua Che Guevara, në orën 13:10 të 9 tetorit 1967

Versioni zyrtar është se Guevara mori disa goditje në këmbë për të mos ia prishur fytyrën që mundësonte identifikimin e kufomës. Si goditje finale, e goditën në gjoks. Vdes në një shkollë të braktisur në La higuera, në orën 13:10 të 9 tetorit 1967. Më pas trupi i tij u vendos në një helikopter dhe u çua në Vallegrande, ku edhe iu tregua shtypit. Nga fotografitë e marra filluan të krijoheshin legjenda rreth Che-së, si ajo e San Ernesto de La Higuera apo ajo e El Cristo de Vallegrande. Më 15 Nëntor Kastro pranoi vdekjen e Che Guevarës dhe shpalli tre ditë zie kombëtare. Në vitin 1997Vallegrande u identifikuan eshtrat e kufomës së Che Guevares falë analizave të ADN-së dhe ato i rikthyen në Kubë.

Trupi i pajetë i Guevarës

17 Nëntor1997 mbetjet e tij u rivarrosën me të gjitha nderimet ushtarake në një mauzoleum të krijuar për të në Santa Clara, ku tridhjetë vjet më parë pati fituar atë betejë që u quajt si beteja vendimtare e revolucionit kuban.

Monumenti i Che-së përbëhet nga një statujë që shkruan “Hasta la victoria siempre” (Deri në fitoren përgjithmonë) dhe nga një lapidar ku shkruhet urdhri i famshëm me të cilin, më 21 gusht të [[1959],] Fidel Kastro i ngarkoi detyrën në kolonën 8. (orig. "Se asigna al comandante Ernesto Guevara la misión de conducir desde la Sierra Maestra hasta la provincias de Las Villas una Columna rebelde y operar en dicho teritorio de acuerdo con el plan estratégico del Ejército rebelde").



Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]

Shikoni edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]


Gabim referencash: Etiketat <ref> ekzistojnë, por nuk u gjet etiketa <references/>