Fiku
| Fiku | ||||||||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ficus carica |
||||||||||||||
| Klasifikimi shkencor | ||||||||||||||
|
||||||||||||||
| Emërtimi shkencor:Ficus carica | ||||||||||||||
Fiku (lat.Ficus carica ) është bimë që klasifikohet në familjen e bimëve Moraceae.
Në natyrë si të egra rritën nga Mesdheu deri në Indi, po ashtu edhe në vende tjera tropike të rruzullit. Trungu i Fikut arrin lartësinë deri në 10 metra mbi tokë, gjethet i ka të mëdha dhe rrinë të varrua njëra mbi tjetrën me një pamje që përkujtojnë hardhinë e rrushit ndërsa degë i ka të trasha e të lëvore të lëmushme ngjyrë hiri të çelët.
Vetite kuruese [redakto]
Fiku është një frut i këndshëm dhe i ushqyeshëm. Përdoret i freskët, i tharë dhe i përpunuar në produkte të ndryshme, si: marmelatë, reçel. Përmban shumë karbohidrate, që në fiqtë e thatë arrijnë mbi 60 për qind, si dhe albumina e yndyra. Fiqtë e njomë kanë mjaftë vitaminë C, pro-vitaminë A dhe hekur. Fiqtë rekomandohet të përdoren nga personat e dobësuar, nga anemikët dhe nga ata që e ndiejnë shumë të ftohtët: ata i japin organizmit force dhe nxehtësi. Nuk këshillohet të përdoren nga ata që vuajnë nga sëmundja e sheqerit. Përdorim të mirë në mjekësinë popullore fiqtë kanë gjetur kundër kapsllëkut. Por fiqtë nuk rekomandohet për ata që vuajnë nga diarreja. Në rastet e acarimit të faringut, të mishrave të dhëmbëve dhe të rrugëve të frymëmarrjes, lëngu i përgatitur nga zierja e fiqve, jep rezultate shumë të mira. Qumështi i fikut ka gjetur përdorime praktike për heqjen e kallove, si dhe për lyerje kundër reumatizmave e dhimbjeve të tjera artritike. Qumështi i fikut të egër përdoret me efekt për zhdukjen e lythave nga sipërfaqja e duarve ose e këmbëve. Gjethet e njoma të fikut kanë veti terapeutike shumë të mira kundër sëmundjes së astmës.
Shiko dhe këtë [redakto]
- Fiku në projektin Commons të Wikipedias
Lidhje të jashtme [redakto]
| Ky artikull nga Biologjia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
