Firenca

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Firenca
Firenze
Qytet
Njohur si Athina e Italisë[1]
noform
Pamje nga Firenca
Vendndodhja
Firenca (Itali)
Firenca
Administrimi
Shteti Flamuri Italia
Rajoni Toskana
Provinca Firenca
Kryetari i Bashkisë Matteo Renzi
Partia PD[2]
Statistika dhe Transporti
Lartësia 50 m (m.n.d.)
Vendasit Fiorentini
Themelimi Fundi i shekullit I. p.e.s.[3]
Sipërfaqja 102.41 km² km2
Zona Kohore UTC+1
Kodi Postal 50121-50145
Prefiksi 055
Shenjti mbrojtës Gjon Pagëzori
Dita e shenjtit 24 qershor
Koordinatat 43° 46′ 17″ Veri

11° 15′ 15″ Lindje

Demografia
Popullsia 372,992[4] banorë
Dendësia 3,642.1 banorë/km2
Faqja Zyrtare www.comune.fi.it



Firenca ose Firence (italisht Firenze, në italishten poetike Fiorenza) është një qytet i Italise qendrore me rreth 370,000 banorë. Ajo është kryeqyteti i Toskanës dhe Provincës së Firencës.

Në mesjetë qyteti ishte një qendër e rëndësishëm kulturale, tregtare, ekonomike dhe financiare. Si qendër e rëndësishme universitare dhe e mbrojtur nga UNESCO që nga viti 1982, Firenca konsiderohet si vendlindja e Rilindjes (italisht Rinascimento) dhe njihet si një nga djepet i artit e arkitekturës. Firenca quhet si një nga qytetet më të bukura të botës fal monumenteve të shumta historike dhe muzeve të saj, si për shembull Katedralja Santa Maria del Fiore, Galleria degli Uffizi, Ponte Vecchio, Piazza della Signoria, Palazzo Pitti dhe Palazzo Vecchio.

Përmbajtja

Gjeografia[redakto]

Në Firence kalon lumi Arno, i cili për banorët e saj ka patur dy anë të medaljës. Ishte i rëndësishëm për furnizimin e njerëzve nga tregtia, por edhe sillte vuajtje e shkatërrim nga përmbytjet. Në veri të qytetit shtrihen Malet Apenine, ndërsa në jug gjenden kodrat e buta të Chiantit ku prodhohen verërat të famshëm të Firencës.

Historia[redakto]

Firenca u themelua në vitin 59 p.e.s. nga Jul Çezari si koloni me emrin Florentia, siç quhej perëndesha romake e luleve dhe rritjes së pemëve.

Deri në shekullin XII. Firenca në mesjetë nuk kishte ndonjë rëndësi të veçantë, dukatet të rajonit qëndronjin në Luka dhe Piza. Por në këtë shekull erdhi feudalizmi dhe qyteti filloi të zgjerohet dhe u bë autonom.

Në shekullin XIV. dhe XV. Firenca lulëzoi dhe vendosi standartet në artin dhe kulturën evropiane. U vendosën shumë artistë dhe dijetarë (për shembull Donatello, Botticelli; më vonë Michelangelo Buonarroti, Niccolò Machiavelli, Leonardo da Vinci dhe Galileo Galilei). Zhvillohej epoka kulturohistorike e Rilindjes.

Në kohën e njëjtë Firenca u bë qendër tregtare dhe financiare. Familja e pasur e Medici u ngrit në shekullin XV. dhe XVI. në një fuqi të madhe. Ato vazhduan ti promovojnë artet dhe shkencen dhe qeverisnin qytetin. Por rëndësia kulturore e Firencës zhdukej në shekullin XVII. Medicitë u bënë të vdekur dhe kur Franc I. Shtjefën, i shoqi i Maria Tereziës i ndoqi, Firenca u bë pronë e habsburgëve.

Vetëm në shekullin XIX. filloi një rimëkëmbje të re ekonomike. Firenca u bë objektivi i udhëtimeve arsimore. Por në vitin 1859 austriakët e humbën qytetin kundër Francës dhe Mbretërisë Sardenjë-Pjemont. 1861 iu bashkangjit Firenca Italisë së bashkuar dhe u bë në vitin 1865 kryeqyteti i saj. U ndërtua një parlament i ri, por vetëm mbas gjashtë viteve Firenca e humbi rolin kyç në Romën. Në Luftën e Dytë Botërore gjatë viteve 1943-1944 qyteti ishte i okupuar nga ushtria gjermane.

Përmbytjet të Arnos në nëntor të viti 1966 shkatërruan thesare të shumta arti dhe kërkuan vdekjen e 34 njerëzve.

Monumentet historike[redakto]

Qyteti i vjetër i Firencës pasqyron performancat të squara të qytetit në fushën e arkitekturës. Këtu u ngritën të shumta ndërtime nga koha e Rilindjes së herët deri në qeverisjen e Medici në shekujt të XV. dhe XVI., të cilat tregojnë rëndësinë ekonomike dhe kulturore të fortë të qytetit për atë kohë. Këto ndërtime u promovuan nga bankierët dhe tregtarët të qytetit të asaj kohe. Arkitektura fjorentine është specifikisht e karakterizuar nga parimet të arkitekturës rilindore të shekullit të XV., të cilat fituan rëndësi larg qytetit. Në vitin 1982 qyteti i vjetër i Firencës u bë trashëgim botëror i UNESCO-së.

Sheshe, rrugë dhe ura[redakto]

Piazza della Signoria[redakto]

Qendra e qytetit të vjetër është Piazza della Signoria (Sheshi i zotërisë). Në këtë vend para Palazzo Vecchio fillimisht u ngrit statuja e Davidit nga Michelangelo Buonarroti, e cila u zhvendos nga një kopje në Accademia delle Arti del Disegno.

Ponte Vecchio[redakto]

E vetmja urë që e mbijetoi Luftën e Dytë Botërore është Ponte Vecchio (Ura e Vjetër). E ndërtuar për herë të parë nga Etruskët ura lidh Galleria degli Uffizi me pallatin e Medici. Sipër urës në anet të saj gjenden sot bizhuteri të shumta.

Kisha[redakto]

Qendra e kishave fjorentine është katedralja romako-gotike Santa Maria del Fiore me kupolën e famshme të Filippo Brunelleschi. Kompleksit katedral i ngjitet në jug kambanarja e Giotto di Bondone dhe në perëndim pagëzimorja e San Giovanni.

Pallate[redakto]

Palazzo Pitti mban sot në brendësitë të saj koleksionin privat të familjës Medici dhe gjendet në front të Piazza della Signoria në anën tjetër të Arnos. Ngjitur pallatit janë kopshtet Boboli me skulptura të shumta.

Muze[redakto]

Galleria degli Uffizi në mesjetë përdorej si ndërtesë administrative e Dukatit të madh të Toskanës dhe përmban koleksionin më të famshëm në botë në artin klasik, sidomos në pikturimin italian. Galeria gjendet pranë Piazza della Signoria.

Ekonomia[redakto]

Firenca është vendlindja e firmës të modës Gucci. Degë kryesore e ekonomisë së Firencës është turizmi. Në verë ka më shumë turistë sesa banorë që vijnë nga e gjithë bota. Muzetë janë rregullisht të shitur dhe të plotë.

Si qyteti më i madh i Toskanës Firenca profiton nga tregtia me verëra të këtij rajoni.

Personazhe nga Firenca[redakto]

Panorama[redakto]

Panoramë e Firencës nga Piazzale Michelangelo

Fotogaleria[redakto]

Referencat[redakto]

  1. ^ Franz Grillparzer: Gesammelte Werke, Banda 5, R.M. Rohrer, 1949, Faqja 327.
  2. ^ Sindaco Matteo Renzi (italisht), e kërkuar për herë të fundit më 1 maj 2012
  3. ^ Historia e Firencës (italisht), e kërkuar për herë të fundit më 1 maj 2012
  4. ^ Popullsia në mars 2012, sipas faqes zyrtare të internetit të qytetit (italisht), e kërkuar për herë të fundit më 1 maj 2012

Lidhje të jashtme[redakto]