Forcat Detare Shqiptare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Emblema e Brigadës Navale.
Detare e flamurit shqiptar e Marinës.

Forcat Detare Shqiptare janë një nga pesë armët e Forcave të Armatosura Shqiptare dhe misioni i kësaj force është të ruajë integritetin e brigjeve shqiptare si dhe patrullimin e ujërave territoriale shqiptare.

Historiku i Forcave Detare[redakto | redakto tekstin burimor]

1912-1944[redakto | redakto tekstin burimor]

Mbi bazën e këtij statuti u krijua Komanda e Përgjithshme e Fuqive.

  • Me 25 dhjetor 1925 mbërritën nga Italia dy anije 190 tonëshe, të cilat u emërtuan me emrat sinjifikativë "Shqipëria" dhe "Skënderbeg". Këto anije u pajisën me efektivin përkatës dhe u përdorën kryesisht në detyra policie/roje bregdetare kundër kontrabandës.
  • 1925 u dërguan katër studentë për studime në Itali për të plotësuar nevojat e Flotëë Ushtarake për oficerë marine.
  • 1928 u krijua Komanda e Marinës dhe me 24 qershor 1928, u mblodhën rekrutët e parë për këtë armë.
  • 1934 u blenë po nga Italia edhe dy anije të tjera të lehta, të cilat u emërtuan "Saranda" dhe "Durresi". Gjatë Luftës së Dytë Botërore u shkatërrua gjithçka.

1945-1990[redakto | redakto tekstin burimor]

Çlirimi i Shqipërisë e gjeti Flotën Luftarake shqiptare në gjendje të mjerueshme. Në prill 1945 u krijua Kantieri Detar Durrës për riparimin e varkave ekzistuese dhe nxjerrjen e anijeve të mbytura gjatë Luftës dhe përgatitjen e tyre për detyra luftarake.

15 gushti 1945 është dita e krijimit të Flotës Luftarake Detare, (FLD). Atë ditë u bë përurimi i hedhjes në ujë të dy motoskafeve trofe me numër MS-10 dhe MS-12. Këto motoskafe u armatosën me mitralozë të lehtë dhe filluan patrullimin e ujrave bregdetare në Vlorë e Sarandë. Në këtë kohë regjistrohen disa incidente me anije luftarake greke. Me 6 korrik 1945 dy anije greke u futën në kepin e Qefalit dhe rrëmbyen një qytetar shqiptar dhe e morën me vete në Korfuz. Anijet greke u tërhoqën pasi artileria bregedetare shqiptare hapi zjarr. Me 17 korrik 1945 tre anije luftarake greke u afruan në bregun e Himarës dhe qëlluan me mitralozë shtëpitë e banimit.

Katrat.png

Në periudhën 1946-1947, u dërguan në një kurs 1-vjeçar në Jugosllavi, kuadrot e parë të Flotës Luftarake. Në përbërje të këtij grupi ishin oficerët Selam Qejvani, Petro Treni, Rami Mborja, Xhavit Selimullari, Hajri Binaj, Vaskë Themeli, etj.

Në vitin 1948 dërgohen dy grupe studentësh në Bashkimin Sovjetik, njëri prej 23 vetash, në Baku dhe tjetri prej 5 vetash në Shkollën e lartë të inxhinierisë detare në Leningrad (sot San-Petërsburg).

Në vitin 1949, dërgohet për kualifikim afatshkurtër një grup tjetër oficerësh të Flotës Luftarake Detare, në kryeqytetin e Republikës së Azerbajxhanit, Baku. Grupi përbëhej nga 10 vetë: Xhemal Shani, Aziz Hasa, Mark Plani, Stavri Çika, Andrea Papadhimitri, Piro Kola, Muharrem Lulolli, Mehmet Karashabani, Shaqir Kapexhiu dhe Shefqet Pinari.

Në këtë periudhë u punua me një vizion të qartë për zhvillimin e perspektivën e Flotës Luftarake Detare. Kështu mund të përmendim vitet 1953-1954, të cilat shënuan fillimin e një etape të re zhvillimi të FD me pajisjen e tyre me katera silurues e më vonë me dragamina, gjuajtësa detare dhe anije ndihmëse të llojeve të ndryshme.

Me 14 shkurt 1954 u krijua skuadrilja e katerave silurues e dislokuar në Sazan, e cila shënon edhe fillimin e një përvoje të re.

Me 14 maj 1955, Shqipëria, Bullgaria, Çekosllovakia, Gjermania Lindore, Hungaria, Polonia, Rumania dhe Bashkimi Sovjetik nënshkruan Paktin e Varshavës, me qëllim mbrojtjen reciproke të palëve nënshkruese të traktatit.

Në periudhën 1956-1968, Flota Luftarake kreu Çminimi i Kanalit të Korfuzit në bashkëpunim me Flotën Luftarake të Greqisë.

Nënshkrimi i Paktit të Varshavës sollën si pasojë përshpejtimin e modernizimit dhe kompletimit të Flotës Detare të Shqipërisë, sidomos pas vitit 1957. Në tetor 1957, bëri një vizitë në Shqipëri, Ministri i Mbrojtjes i Bashkimit Sovjetik, mareshali Zhukov. Zhukov vlerësoi pozicionin strategjik të Pashalimanit për të kontrolluar hyrjet në Mesdhe, ngushticën e Gjibraltarit dhe kanalin e Suezit. Flota Sovjetike synonte të zgjeronte fushën e saj të veprimit dhe të krijonte baza të përhershme në Mesdhe. Admirali Ivan Kasatonov, komandanti i Flotës së Detit të Zi në fillim të viteve 90të do të rikujtojë një bisedë me një nga marinarët e nëndetëseve të dislokuara në Vlorë në 1959 gjatë shërbimit të parë afatgjatë të Flotës sovjetike në Mesdhe: "Mua mu duk atëhere se, marinarët e kuptonin rëndësinë e prezencës së forcave tona detare në Detin Mesdhe". "Anijet e Flotës Ruse kanë qënë këtu, në Detin Mesdhe, që në kohën e mami Katerina (Katerina II, e Madhe)- më tha nënoficeri i grupit të torpedove- Ne e dimë se marinarët nën komandën e Spiridovit, Ushakovit, Senjavinit kaluan dhe luftuan këtu".

Në fund të nëntorit 1957, në qytetin e Durrësit u zhvillua ceremonia e inagurimit të Brigadës së Parë të Nëndetëseve. Gjatë vitit 1958, u krye specializimi i personelit drejtues të nëndetëseve në në Akademinë e Specialiteteve të Nënujsave, në Sevastopol, Krimea, Bashkimi Sovjetik. 4 nëndetëset e para arritën në bazën e Pashalimanit në shtator 1958. Me 17 shtator 1958, në nëndetëse u zhvillua ceremonia e uljes së flamurit të Bashkimit Sovjetik dhe në to u ngrit flamuri shqiptar. Në fillim të vitit 1960, Brigadës së Nëndetëseve iu shtuan edhe 8 nëndetëse të tjera të tipit Projekti 613 klasi Whiskey.

Në vitin 1960Vlorë u hap Shkolla e Marinës, sot Akademia e Detarisë, e cila ka luajtur një rol shumë të madh në përgatitjen dhe kompletimin e Flotës me kuadro oficerë.

Me 4 qershor 1961, pati një përplasje të ashpër, deri në prag të përdorimit të armëve mes ushtarakëve sovjetikë që kërkonin që në ikje të merrnin nëndetëset e Pashalimanit dhe detarëve e eprorëve të tyre shqiptarë, që ishin të vendosur që të mos lejonin largimin e nëndetëseve.

Me 15 gusht 1961, në bazën e Pashalimanit vjen për inspektim Enver Hoxha i shoqëruar nga Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Beqir Balluku, Kadri Hazbiu e të tjerë. Enver Hoxha përgëzoi detarët e oficerët për qëndresën me çdo kusht në mbajtjen e nëndetëseve luftarake.

Periudha e viteve 1961-1980 shënoi zhvillimin e mëtejshëm të Forcave Detare, krijimin e disa reparteve të KS, kompletimin me anije luftarake moderne të kohës. U krijua Shërbimi Hidrografik si organizim sigurimi lundrimor detar e të veprimeve luftarake, i cili përgatiti e ngriti një varg fenerësh në gjithë bregdetin. U ngritën e u modernizuan mjaft pika sinjalo-vrojtuese dhe u pajisën ato me një rrjetë të gjërë radillokatorësh.

Periudha e viteve 1980-1990 mund të konsiderohet si periudha e vijueshmërisë së lundrimeve, mbijetesë në drejtimin e sigurisë së gadishmërisë teknike të anijeve mbiujëse e nënujëse. Një kontribut të madh në këtë drejtim ka dhënë edhe Kantieri Detar i Riparimit të anijevePashaliman.

1990-1997[redakto | redakto tekstin burimor]

Mbas vitit 1990 për FD shtrohej detyra e ristrukturimit, rikonceptimit të reparteve të saj për një integrim të natyrshëm në strukturat e NATO-s dhe BEP-it. Në këtë periudhë vlen për t'u theksuar mbështetja që dhanë efektivat e FD në proceset demokratike, falë pjekurisë politike, shpirtit atdhetar e demokrat të kuadrove e efektivave të FD. Në këtë periudhë u rrit në mënyrë të ndjeshme bashkëpunimi me Flotat e vendeve perëndimore e veçanërisht ato të NATO-s, ku u zhvilluan me shumë sukses mjaft stërvitje të përbashkëta, si "SAREX-I", "SAREX-2", "MAREX-I", "MAREX-2" etj, në të cilat kuadrot tanë treguan një nivel të lartë profesional.

1997-2014[redakto | redakto tekstin burimor]

Ngjarjet tronditëse të marsit 1997 shkaktuan në repartet e FD dëme shumë të mëdha. Gjysma e dytë e vitit 1997 dhe vitit 1998 shënon një etapë ringritjeje dhe riorganizimi të reparteve të FD pas shkatërrimit total. Pas një pune të madhe, falë përkushtimit maksimal të kuadrove e efektivave të FD, u bë e mundur ringritja dhe funksionimi i Distriktit Detar të Durrësit e Vlorës, si dhe BNd Sarandë e Shëngjin. Vlen për t'u përmendur në këtë proces ringritjeje ndihma e partnerëve tanë perëndimorë, SHBA, Italia, Greqia, Turqia, etj.

Mbas vitit 1997 u synua ringritja e FD. Anijet e FD, të cilat në ngjarjet e marsit 1997 u strehuan në Itali, falë marrëveshjes së përbashkët të të dy shteteve, pas riparimit u kthyen në Shqipëri.

1998 me ndihmën e SHBA, FD u pajisën me 5 motovedeta amerikane.

1998 si rezultat i kohës së gjatë të përdorimit dolën jashtë strukturave luftarake të FD të 4 nëndetëset e saj pas një veprimtarie 40 vjeçare.

2002 me kontributin e qeverise italiane pas miratimit të Ligjit të Rojes Bregdetare Shqiptare, të datës 4 prill 2002, FD u pajisën edhe me 6 motovedeta nga Italia, të cilat së bashku me anijet amerikane u futën në strukturat e Rojes Bregdetare.

gusht 2002, 14 anije të FD morën pjesë në operacionin e gjërë antitrafik "PUNA", i cili u realizua me sukses dhe bëri të mundur bllokimin e këtij trafiku.

qershor 2004, Italia i dhuroi 6 motovedeta Rojes Bregdetare Shqiptare, duke e çuar në 12 numrin e tyre.

24 qershor 2006, Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Fatmir Mediu deklaroi se: "Prej vitit 1997 e deri në vitin 2005 rreth 42 317 klandestinë kanë kaluar kufirin dhe ujërat detare. Ndërsa prej fundvitit 2005 e përgjatë vitit 2006, vetëm 19 persona janë ndalur nga autoriteti i Guardia di Finanza." Mediu e konsideroi këtë si rezultat të punës dhe bashkëpunimit të Rojes Bregdetare Shqiptare dhe Guardia di Finanza.

Armatimi i Forcave Detare të Shqipërisë[redakto | redakto tekstin burimor]

Anije mbiujëse[redakto | redakto tekstin burimor]

Roja bregdetare
Klasi Figura Numri Emri i Anijes Viti i hyrjes në shërbim Aktiv Shënime
Anije Patrullimi
Iliria Iliria P 131 Iliria 2008
P 132 Oriku 2011
P 133 Lisus 2012 Porositur
P 134 Butrinti 2013 Porositur
T43 class Patrol boat M-111 M-111 1960 Do të dalë jasht shërbimit
Project 122bis Patrol boat P 207 P 207 1960
Type 062 (Shanghai) 2 anije
Skafe Patrullimi
Seaspectre Mk III Patrol boat R 215 R 215
R 216
Nga SHBA
R 118 Nga SHBA
Patrol Craft, Coastal Patrol boat R 117 R 117 Nga Italia
R 217 Nga Italia
Super Speranza Italian patrol boat CP 231 4 copë nga Italia
44' Archangel USCG Response Boat 3 copë Ndërtuar nga SAFE Boats International
44' Keith Nelson 7 copë Ndërtuar nga TT Boat Designs

Anije nënujëse[redakto | redakto tekstin burimor]

Anije ndihmëse[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Anije furnizimi tip Khobi (1?)

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]