Galileo Galilei
Galileo Galilei | |
---|---|
Lindi | 15 Shkurt 1564 |
Vdiq | 8 Janar 1642 |
Kombësia | Italian |
Shkollimi | Universiteti i Pizës (pa diplomë) |
Karriera shkencore | |
Fushat | Astronomia, Fizika, Inxhinieria, Filozofi natyrore, Matematika |
Këshilltarë akademik | Ostilio Ricci |
Studentë të shquar | |
Nënshkrimi | |
Galileo Galilei (lindi më 15 shkurt 1564 në Piza; vdiq më 8 janar 1642 në Arcetri të Firences), ishte një matematikan, fizikan, astronom dhe filozof italian. Renditet si një nga shkencëtarët më të mëdhenj të kohës moderne. Galileo njihet si "babai i fizikës moderne".
Emri i tij është i lidhur me kontribute të rëndësishme në dinamikë, (Parimi i plogështisë, ligji i rënies së sendeve të rënda) dhe në astronomi (me zbulimin e rrotullimit të tokës, të njollave diellore, Hënore, të sateliteve të Jupiterit, fazave të Afërditës, yjet që përbëjnë Rrugën e Qumështit dhe përmirësimin e teleskopit) dhe me futjen e mënyrës shkencore (përmendur shpesh si mënyra galileane). U padit se donte të përmbyste filozofinë natyrore aristoteliane dhe Shkrimet e Shenjta, prandaj u dënua nga kisha katolike si heretik dhe u detyrua të japë dorëheqjen mbi bindjet e tij astronomike, më 22 qershor 1633.
Më 3 korrik 1633 ai u akuzua rëndë nga kisha të cilët mendonin se po thoshte gjëra kundër kishës. Ai u akuzua për shkak se thoshte se toka sillej rreth diellit dhe në fund të kësaj akuze ai u përgjigj "Megjithatë rotullohet"
Ekuilibri dinamik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ekuilibri dinamik u përshkrua për herë të parë nga Galileo Galilei i cili vuri re se disa supozime te fizikës aristoteliane binin në kundërshtim me vërejtjet eksperimentale dhe logjike. Galileo e kuptoi se mbledhja e thjeshtë e shpejtësive kërkon që koncepti i një "këndi reference në prehje absolute" të mos ekzistojë. Galileo arriti në përfundimin se një lëvizje me shpejtësi të vazhdueshme ishte plotësisht e barabartë me prehjen. Kjo bie në kundërshtim me nocionin e Aristotelit të një gjëndjeje "natyrore" të prehjes drejt së cilës objektet me masë afrohen natyrshëm. Eksperimente të thjeshta treguan se të kuptuarit e Galileos i ekuivalencës së shpejtësisë konstante me prehjen ishte i saktë. Për shembull, nëse një marinar lëshon një gjyle topi nga kreu i një anije që lëviz me një shpejtësi konstante, fizika e Aristotelit do të parashikojë që gjylja e topit bie poshtë në mënyrë të drejtë, ndërsa anija vazhdon të lëvizë. Kështu, në një univers Aristotelian, gjylja e topi bie prapa në lidhje me një anije në lëvizje. Megjithatë, kur ky eksperiment kryhet në realitet, gjylja e topit bie gjithmonë para këmbëve të marinarit, sikur gjylja e topit e di se ajo udhëton me anijen pavarësisht se ajo është e ndarë nga anija. Meqënëse nuk ka asnjë forcë horizontale e cila zbatohet mbi gjylen e topit kur ajo bie, konkluzioni i vetëm mbetet të jetë se gjylja e topit vazhdon të lëvizë me shpejtësi të njëjtë si anija, përgjatë rënies. Kështu, asnjë forcë nuk është e nevojshme për të mbajtur gjylen në lëvizje me shpejtësi konstante përpara. [8] Për më tepër, çdo objekt që udhëton në një shpejtesi konstante duhet të ketë një forcë rezultante zero. Ky është përcaktimi i ekuilibrit dinamik: kur të gjitha forcat mni një objekt ekuilibrohen , por ai ende lëviz me një shpejtësi konstante. Një rast i thjeshtë i ekuilibrit dinamik ndodh në lëvizjen me shpejtesi konstante përgjatë një sipërfaqeje me fërkim kinetik. Në një situatë të tillë, një forcë është e aplikuar në drejtimin e lëvizjes, ndërsa forca kinetike e fërkimit i kundërvihet pikërisht forcës së aplikuar. Kjo rezulton në një forcë rezultante zero, por meqënëse objekti filloi me një shpejtësi jo-zero , ai vazhdon të lëvizë me një shpejtësi jo-zero . Aristoteli e keqinterpretoi këtë lëvizje si të shkaktuar nga forca e aplikuar. Megjithatë, kur fërkimi kinetik merret në konsideratë është e qartë se nuk ka forcë rezultante që shkakton lëvizje me shpejtësi të vazhdueshme .
Astronomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bazuar në përshkrime të pasigurta të teleskopit të parë praktik të cilin Hans Lippershey provoi ta shpikë në Holandë në vitin 1608,[1] Galilio, në vitin pasues, bëri një teleskopë tri herë më zmadhim tri herë më të madh. Ai më pasi bëri verizionet të përmirësuara me deri 30 herë zmadhim.[2] Me teleskopin galileian, vëzhguesi mund të shoh imazhe të zmadhuara të tokës – ishte si ajo që njihet si teleskop tokësor ose dylbi e fuqishme. Ai po ashtu mund të përdoret për ta vëzhguar qiellin; për kohën ai ishte nga ata që mund ta konstruktonte teleskopin mjaftueshëm të mirë për atë qëllim. Më 25 gusht 1609, ai demonstroi një nga teleskopët e parë të tij. Publikimet e para të vëzhgimeve astronomike teleskopike i bëri në mars të vitit 1610 në një traktat të shkurtër të quajtur Sidereus Nuncius. [3]
Supernova e Keplerit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tycho dhe të tjerët e vëzhguan supernovën në vitin 1572. Letra e Ottavio Brenzonit e datës 15 janar 1605 drejtuar Galileit e njoftoi këtë të fundit supernovën e vitit 1572 dhe me novën më pak të ndritshme të vitit 1601. Galileo e vëzhgoi dhe e diskutoi supernovën e Keplerit në vitin 1604. Pasi këto yje të reja shfaqeshin pa paralaks të detektueshëm ditor, Galileo konkludio se ata ishin yje të largët, dhe kështu e disaprovoi besimin e Aristotelit në pandryshueshmërinë e qiejve.[4]
Jupiteri
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 7 janar 1610, Galileo vëzhgoi me teleskopin e tij atë që e përshkroi si “tre yje të fiksuar, total të padukshëm nga vogëlsia e tyre”,[5] shumë afër Jupiterit, dhe që janë shumë afër tij.[6] Vëzhgimet në netët pasuese treguan se pozicioni i këtyre tre “yjeve” relative në Jupiter ndryshon në mënyrë që do të ishte e pashpjegueshme nëse do të ishin yje të fiksuar. Më 10 janar, Galileo vërejti se njëri nga ata u zhduk , një vëzhgim që atribuoi në fshehjen e tij pas Jupiterit. Brenda disa ditëve, ai konkludoi se ata po kryenin një orbitë ndaj Jupiterit: ai zbuloi tri nga katër satelitët (hënat) më të largët të Jupiterit. Ai e zbuloi të katërtin më 13 janar. Këtë grup prej katër satelitësh i quajti Medicean stars, për nderë të shefit të tij të ardhshëm, Cosimo II de’ Medici, Duka i Madh i Tuskanës, dhe tre vëllezërit Cosimo.[7] Astronomët e mëpastajmë, megjithatë, i riemëruar satelitët galileian për nderë të zbuluesit të tyre. Këto sateliet tani quhen Io, Europa, Ganymede dhe Callisto.
Venera, Saturni, dhe Neptuni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga shtatori i vitit 1610, Galileo vëzhgoi shfaqejen e Venerës në një set të plotë fazash të ngjashme me ato të hënës. Modeli heliocentrik i sistemit diellor i zbuluar nga Nikolla Koperniku parashikonte se gjitha fazat do të jenë të dukshme pasi orbita e Venerës rreth Diellit do të shkaktojë hemisferën e ndriçuar të saj përballë Tokës kur ajo ishte në anën e kundër të Diellit dhe do ta shfaqte larg nga Toka kur ishte në anën e Tokës nga Dielli. Nga ana tjetër, në modelin gjeocentrik të Ptolemeut ishte e pamundur për ndonjë nga orbitat e planeteve të ndërpresë skeletin sferik duke e mbajtur Diellin. Tradicionalisht, orbita e Venerës ishte vendosur në afërsi të Diellit, ku do të ekspozonte vetëm gungaçet dhe fazat e plota. Por, pas vëzhgimeve të Galileot, modeli i Ptolemeut u bë i pambrojtur.[8]
Galileo e vëzhgoi planetin e Saturnit, dhe fillimisht i ngatërroi unazat e tij për planete, duke menduar se ishte një sistem tre-trupor. Kur e vëzhgoi planetin më pas, unazat e Saturnit ishte të orientuara direkt nga Toka, duke e bërë atë të mendonte se dy trupa ishin zhdukur. Unazat u shfaqën kur ai e vëzhgoi planetin në vitin 1616, duke e konfuzuar atë edhe më shumë. [9]
Galileo e ka vëzhguar edhe planetin e Neptunit në vitin 1612. Në fletorët e tij paraqitet si një nga shumë yjet e padallueshëm. Ai nuk e pa se ai ishte një planet, por e vërejti lëvizjen relative të tij ndaj yjeve para se ta humbte udhën e tij. [10]
Njollat diellore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Galileo ishte i pari europian i cili i vëzhgoi njollat diellore, edhe pse Kepleri padashur e kishte vëzhguar një në vitin 1607, por e ngatërroi atë me një kalim të Mërkurit. Ekzistenca e njollave diellore shfaqi një tjetër vështirësi me përsosmërin e pandryshueshme të qiejve të Aristotelit.
Hëna
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Galileo ishte i pari që erdhi në përfundim të çështjes së maleve hënore dhe kratereve. Në studimet e tij paraqiti edhe grafike topografike, duke vlerësuar lartësitë e maleve. Hëna nuk ishte ashtu siç e kishte shpjeguar Aristoteli, sferë e përkryer. [11]
Vdekja e Galileo Galilei
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Galileo vazhdoi të pranonte vizitorë deri në vitin 1642, kur, pasi vuajti ethe dhe rrahje të shpejta të zemrës, vdiq më 8 janar 1642, në moshën 77 vjeçare. [12] Duka i madh i Toskanës, Ferdinando II, dëshironte ta varroste atë në trupin kryesor të Bazilikës së Santa Croce, pranë varreve të babait dhe paraardhësve të tjerë, dhe të ndërtonte një mauzoleum prej mermeri në nder të tij.[13]
Këto plane u hoqën, megjithatë, pasi Papa Urban VIII dhe nipi i tij, Kardinali Francesco Barberini, protestuan,[14] sepse Galileo ishte dënuar nga Kisha Katolike për "dyshim të fortë për herezinë".[15] Ai u varros në një dhomë të vogël pranë kapelës së novices në fund të një korridori nga transepti jugor i bazilikës deri në sakristi. [16]
Ai u rivendos në trupin kryesor të bazilikës në vitin 1737, pasi një monument ishte ngritur atje në nder të tij;[17] gjatë kësaj lëvizjeje, tre gishta dhe një dhëmb u hoqën nga eshtrat e tij.[18] Një nga këto gishta, gishti i mesëm nga dora e djathtë e Galileos, është aktualisht në ekspozitë në Museo Galileo në Firencë, Itali.[19]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ King (2003, pp.30–32). The Netherlands States-General would not grant Lippershey his requested patent (King, 2003, p.32).
- ^ Drake (1990, pp. 133–34).
- ^ Sharratt (1994, pp. 1–2)
- ^ See Nicholas Kollerstrom, http://www.dioi.org/kn/NewStar.pdf
- ^ i.e., invisible to the naked eye.
- ^ Drake (1978, p. 146).
- ^ Sharratt (1994, p. 17).
- ^ Thoren (1989), p. 8; Hoskin (1999) p. 117.
- ^ Baalke, Ron. Historical Background of Saturn's Rings. Arkivuar 21 mars 2009 tek Wayback Machine Jet Propulsion Laboratory, California Institute of Technology, NASA. Retrieved on 2007-03-11
- ^ Drake & Kowal (1980)
- ^ Panofsky, Erwin (1956). "Galileo as a Critic of the Arts: Aesthetic Attitude and Scientific Thought". Isis (në anglisht). 47 (1): 3–15. doi:10.1086/348450. JSTOR 227542.
- ^ Stampa:Catholic Encyclopedia
- ^ Shea & Artigas (2003, p. 199); Sobel (2000, p. 378).
- ^ Shea & Artigas (2003, p. 199); Sobel (2000, p. 378); Sharratt (1994, p. 207); Favaro(1906,18:378–80) Arkivuar 3 janar 2008 tek Wayback Machine Stampa:It icon.
- ^ Monumental tomb of Galileo. Institute and Museum of the History of Science, Florence, Italy. Retrieved 2010-02-15.
- ^ Shea & Artigas (2003, p. 199); Sobel (2000, p. 380).
- ^ Shea & Artigas (2003, p. 200); Sobel (2000, pp. 380–384).
- ^ Section of Room VII Galilean iconography and relics, Museo Galileo. Accessed on line 27 May 2011.
- ^ Middle finger of Galileo's right hand, Museo Galileo. Accessed on line 27 May 2011.