Grupi Koha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Grupi KOHA SH.P.K.
Njohur më parë siGrupi Koha B.I.
LlojiShoqëria me përgjegjësi të kufizuar
IndustriaMedia masive
Themeluar në12 maj 2000; 23 vite më parë (2000-05-12)
ThemeluesiVeton Surroi
Zyrat qendroreBulevardi Xhorxh Bush, p.n., Prishtinë, Kosovë
BrandsKohavision
Koha Ditore
Koha Print
Botimet Koha
TV Arta
Koha.net
OwnerFlaka Surroi

Grupi Koha SH.P.K.[1] (stilizuar edhe si Grupi KOHA) është një kompani mediale me seli në Prishtinë, Kosovë. Kompania është e kyçur në industrinë televizive, shtypit, dhe botimit të librave. Ajo u themelua në vitin 2000 nga publicisti Veton Surroi, pas së cilës fazë iu kalua pronësia motrës së tij Flaka Surroit.[2][3]

Pronat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Koha Print është shtypshkronja që ofron shërbime të shtypit për gazetën dhe libra të tjerë. Themeluar 1996.
  • Koha Ditore është gazeta më e mirënjohur në Kosovë. Themeluar 1997.
  • Botimet Koha është shtëpi botuese, që ka botuar më shumë se 800,000 tituj. Themeluar 1998.
  • Kohavision është televizioni i dytë privat pas Luftës së Kosovës. Themeluar 2000.
  • Koha.net është portali i Kohës Ditore dhe Kohavisionit në internet. Themeluar 2002.
  • Arta News (dikur TV Arta) është televizioni i parë kushtuar lajmeve të pandërprera. Themeluar 2009.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Grupi Koha SH.P.K." Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës. Arkivuar nga origjinali më 2023-08-01. Marrë më 2023-08-01.
  2. ^ "Grupi Koha B.I." Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës. Arkivuar nga origjinali më 2023-08-01. Marrë më 2023-08-01.
  3. ^ Berisha, Isuf (2015-11-30). "Media integrity report: Media ownership and financing in Kosovo". MediaObservatory (në anglisht). Marrë më 2023-08-01.