Inna
| Inna | ||
Inna jep intervistë për MTV Europe |
||
| Informacione | ||
| Emri | Elena Alexandra Apostoleanu | |
| Pseudonim(e) | Inna | |
| Lindja | 16 Tetor 1986 (26 vjeçare) | |
| Prejardhja | Mangalia, Romania | |
| Zhanri | Electronic dance music, Pop music | |
| Vite aktiv | 2008-prezent | |
| Bashkëpunim(e) me | Play & Win | |
| Webfaqja | ||
|---|---|---|
| Official site | ||
Elena Alexandra Apostoleanu (lindur më 16 tetor 1986) e njohur vetëm si Inna, është një këngëtare e muzikës dance prej Mangalia, Rumani. Ajo debutoi në vitin 2008 me albumin Hot, me prodhues Play & Win. Kënga kryesore prej albumit, "Hot", arriti në numër një në Rumani, Portugali, Moldavi, Bullgari, Liban, Maltë, Poloni, Serbi, Spanjë, Siri, Turqi, Rusi, Hungari, Greqi dhe Ukrainë [1][2]. Kënga e dytë e promovar e albumit, "Love", arriti në vendin e 16 në Kiss FM's Fresh Top 40 në javën e saj të debutimit [3]. Ajo u nominua për këngëtarin më të mirë (best singer) dhe kënga më e mirë (best single) në Eska Awards në Poloni [2]. Inna gjithashtu lëshoj edhe këngën "Deja Vu", në bashkëpunim me Bob Taylor (aka Fizz), që ishte një hit i madh në Romani, Moldavi, Bullgari, Rusi, Hollandë dhe Hungari [2]. Kënga e saj e katërt nga albumi i saj debutues është Amazing, e cila arriti në numër një në disa vende, duke përfshirë Rumaninë. Videoja u xhirua në Portugali.
Në 2009, Inna arriti performancën e saj me e madhe e karrierës së saj, si kënga e saj Hot zuri vendin e parë në SHBA Billboard Hot Dance Airplay, një ndër grafikat më të respektuar në historinë e muzikës. Kënga e pestë e albumit debutues ishte "10 Minuta", të publikuar në qershor 2010. Video u xhirua në Londër, Angli dhe shpenzimet e videos janë vlerësuar deri në rreth 70.000 €.
Përmbajtja |
Diskografia [redakto]
Albumet [redakto]
- Hot (2009)
Burimi [redakto]
- ^ Noul single Inna, în exclusivitate la Radio 21 (Romanian). www.libertatea.ro (2009. Shkurt 16). Vizituar në 27. Korrik 2009.
- ^ a b c Inna, pe locul I în topul Nielsen (Romanian). www.telegrafonline.ro (20. Dhjetor 2008). Vizituar në 27. Korrik 2009.
- ^ Fresh top 40 – 25 Iul – August 1 (Romanian). Kiss FM. Vizituar në 27. Korrik 2009.
Lidhje të jashtme [redakto]
|
Inna |
|
|---|---|
| Studio albumet | Hot (2009) |
| Këngët | "Hot" • "Love" • "Amazing" • "10 Minutes" • "Sun is UP" • "Moon Girl" |
| Këngët bashkëpunime | "Déjà Vu" |
| Këngë tjera | "I Need You For Christmas" • "O, ce veste minunată!" |
| Artikuj të tjerë | Inna • Diskografia • Play & Win • Ultra Records |

