Koço Kokëdhima
Koço Kokëdhima (21 Prill 1959 - Qeparo, Himarë - Qarku i Vlorës) është sipermarrës dhe politikan shipëtar[1][2] Themeluesi i Lëvizjes “ZGJIDHJA” ku më 29 Prill 2017 kthehet në parti politike[3], Sekretari i Parë i Komitetit të Bashkimit të Rinisë së Punës të Shqipërisë për Rrethin e Fierit[4] nga 1984 deri 1991, Deputet i Kuvendit të Shqipërise që nga ardhja në pushtet e Partisë Socialiste në vitin 2013 deri në 9 Maj 2016, pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi të papajtueshëm me Kushtetutën mandatin e tij.[5]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Koço Kokëdhima lindi në Qeparo të Himarës së Qarkut të Vlorës më 21 Prill të vitit 1959, Ciklin e parë të studimeve apo filloren 8-vjeçare e kreu në fshatin e lindjes në Qeparo. Në vitin 1974 filloi studimet në Shkollën e Mesme të Përgjithshme në Delvinë, dhe në 1975-ën u transferua në gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë, dallohej edhe për pjesëmarrjen e tij në aktivitetet artistike e kulturore.[nevojitet citimi]
Në vitin 1984 u diplomua me rezultate të shkëlqyera[nevojitet citimi] në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, në degën “Matematikë”. Po atë vit Kokëdhima u zgjodh “Sekretar i Parë i Rinisë” në Fier, ku drejtoi deri në vitin 1991. Nga fundi i vitit 1984 filloi punë pranë Institutit Gjeologjik të Naftës në Fier si “Matematicien”.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Koço Kokëdhima, si u ngjit ish zyrtari i Rinisë së PPSH në piramidën e biznesit". floripress.blogspot.mk. Flori Bruqi. 14 shtator 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kokëdhima tregon se si e bëri milionin e parë". telegrafi.com.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Më në fund Partia "Zgjidhja" e Koço Kokëdhimës". publik.live. 21 prill 2017. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 8 maj 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Sekretari i Parë i Komitetit të Bashkimit të Rinisë Punës së Shqipërisë për Rrethin e Fierit, shoku Koço Kokëdhima, u përgjigjej katër pyetjeve në lidhje me vendimin e Pleniumit të 7-të të Komitetit Qendror të PPSH". telegrafi.com. 24 mars 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Heqja e mandatit të Kokedhimes dhe prapaskenat e votimit". panorama.com.al. 10 maj 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)