Koço Devole

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Koço Devole.jpg

Koço Devole ka lindur në Kuçovë28 nëntor 1945, rrjedh nga një familje me origjinë nga fshati Sinje i Beratit.

Koço Devole është një nga personalitet më të njohura të humorit shqiptar. Përveçse aktor i shkëlqyer humori, Devole është karikaturist, skenarist, regjisor dhe prezantues spektaklesh. Rolet e tij në skene dhe ekran janë nga më të njohurit për publikun shqiptar.

Në vitin 1946 familja e Koço Devoles është zhvendosur në Tiranë. Koço Devole ka studiuar dy vjet për inxhinieri mekanike në Universitetin e Tiranës, por në vitin e dytë të shkollës së lartë konkurroi për dramë në Akademinë e Arteve, ku nuk fitoi, pasi e cilësuan si të patalentuar.

Ne nëntor te vitit 1966 u thirr për shërbimin e detyrueshem ushtarak, ku punoi si aktor dhe regjisor i Estradës së Shtëpise qendrore të ushtrisë për krah aktorëve të njohur si Aleko Prodani, Roland Trebicka, Zef Deda, Sejfulla Myftari. Më pas ka punuar edhe në revistën “Hosteni” si karikaturist, përkrah karikaturistëve Zef Bumçi, Bardhyl Fico, Enriko Veizi, Bujar Kapexhiu, Shtjefën Palushi etj, si edhe me shkrimet humoristike me emrat më të spikatur të humorit shqiptar si Spiro Çomora, Dionis Bubani, Niko Nikolla, Filip Çakuli, etj. Gjatë viteve 1970-1977 Devole është dërguar disa herë në punë të detyruar për "gabime" ideologjike në artin e skenës. Ne vitin 1978 Devole nis punën në Telivizionin Shqiptar si redaktor, skenarist dhe regjisor i programeve artistike. Në vitin 1997 me marrjen e pushtetit nga Socialistet Drejtori i atëhershëm i RTSH-se e shkarkon si të pa aftë. Devole detyrohet të emigrojë me familjen në ShBA.

26 nëntor të vitit 2002 sëbahku me një mikun e tij kapet nga policia Italiane. Akuza transport i 3 kg. heroinë. Pas tetë muajsh me 24 Korrik 2003 lirohet nga Burgu Italian dhe pas gjyqit ne Gjykaten e Riminit merr pafajësinë e më pas dëmshperblimin për muajt e burgut. Në vitin 2004 - 2005 punon si regjisor dhe skenarist ne emisionin "Fiks Fare" si dhe në spektaklin humoristik "Portokalli"


Ka qenë skenarist dhe aktor në koncertet e vitit të Ri te RTSH-se ne vitet 1980 - 1997 si edhe autor dhe Regjisor ne telekomedite :

  • Gjuetia e fundit 1992
  • Canta e zeze 1986
  • Të gjallë apo të vdekur - komedi skenike dhe televizive.

Canta me nje milion 1993

  • Oreksi i madh 1995
  • Revolja e heroit 1996

Per pushime ne Rome 1996 Tre shoke pa sherbyesen 2000 Milioneri 2005 Na ishte njehere Shqiperia 2009 Në vitin 1997 se bashku me Agron Llaken ne "Telebingo Shqiptare" humori i tij pati nje shkëlqim të vërtetë.

Koço Devole eshte autor dhe Regjisor i shume spektakleve skenike me trupen e estrades se Tiranes, Fierit, Beratit etj.