Kryqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Kryqi, shenjë simbol i Krishterimit, që paraqet martirizimin shpagues të Jisu Krishtit, përshkruar në Dhiatën e Re ose Besëlidhjen e Re.

Kryqi (lat. crux; greq. σταυρός (stavrόs); it. croce) është një figurë gjeometrike që përbëhet nga dy vija pingule me njëra-tjetrën, që i ndajnë ato në dy pjesë. Është një nga simbolet më të lashta të njerëzimit, dhe përdoret në shumë fe, më i njohur në Krishterim.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Kuptimi dhe fuqia[redakto | redakto tekstin burimor]

Kryqi është simbol i Jisu Krishtit, i Kishës dhe i të krishterëve. Me Kryqin kujtohet dhe përjetohet dashuria e madhe e Perëndisë dhe flijimi i Zotit tonë Jisu Krisht për të gjithë njerëzit, prej të Cilit rrjedh hiri, shenjtërimi dhe shpëtimi i njeriut.

Kryqi ka shumë fuqi dhe hir, sepse fuqia dhe hiri shenjtërues i Krishtit, kur u kryqëzua, i kaloi në mënyrë mistike dhe të pakonceptueshme Kryqit të Tij të nderuar, “edhe pse duket dru në thelb, është i veshur me pushtet hyjnor, edhe pse është i dukshëm në botë, shpirtërisht bën mrekullinë e shpëtimit të njeriut...”. Kryqi, nëpërmjet Krishtit, nga mjet dënimi u bë mjet shpëtimi, nga simbol mallkimi u bë “zhdukje e mallkimit të lashtë”, ku dhe njerëzve iu falën mëkatet e fajet (Kol. 2:14), (Vep.13:38), (2Korint.5:18-20). Kështu Kryqi u bë shenjë e pajtimit të njerëzve me Perëndinë, shenjë fuqie dhe mbrojtjeje, shenjë bekimi dhe shpëtimi, shenjë fitoreje mbi vdekjen, mbi sëmundjet dhe mbi demonët, prej të cilit edhe dridhen. U bë shenjë lutjeje dhe ndriçimi, shenjë paqeje dhe gëzimi, shenjë falënderimi dhe lavdërimi.

Të krishterët nuk e nderojnë Kryqin si një formë gjeometrike të rastësishme, por si shenjë të Jisu Krishtit. As nuk e nderojnë Kryqin në vetvete si formë, të shkëputur nga Jisu Krishti i kryqëzuar sepse kjo do të ishte me të vërtetë idhujtari. Gjithashtu, as nuk e nderojnë Kryqin të shkëputur nga Ngjallja, sepse Jisu Krishti nuk mbeti në kryq, nuk mbeti në varr, por u ngjall.

Shenja e kryqit[redakto | redakto tekstin burimor]

Kryqin, të krishterët, jo vetëm e nderojnë, e zbukurojnë dhe e vendosin brenda e jashtë kishës, por edhe e mbajnë atë në trupin e tyre, në ambientet kudo ku jetojnë, punojnë, studiojnë, udhëtojnë etj. E përdorin Kryqin për bekim, për ndihmë, për shërim shpirti e trupi, për largim të fuqive demoniake dhe në çdo aspekt të jetës së tyre, të gëzuar apo të hidhëruar. Bëjnë shenjën e tij mbi veten tyre, por edhe i kërkojnë priftërinjve t'i bekojnë me të dhe me shenjën e tij.

Bërja e shenjës së Kryqit mbi veten tyre është shprehje shumë e thjeshtë e një lutjeje personale si edhe një dëshmie të besimit të të krishterë.

Të krishterët e bëjnë Kryqin për të shoqëruar lutjet tyre të përbashkëta në kishë, por edhe lutjet personale në shtëpi, në kishë e kudo që ndodhen. E bëjnë kur ngrihen nga gjumi dhe kur bien në gjumë, kur dalin nga shtëpia, kur kalojnë para kishave, kur fillojnë dhe kur mbarojnë aktivitetet e tyre, para dhe pas ngrënies e pirjes, në çdo lajm dhe situatë: të vështirë, të hidhëruar, të frikësuar, të gëzuar, kohë e pa kohë, kur të duan dhe sa herë të duan. Dita dhe nata e besimtarit të krishterë fillon dhe mbaron me bërjen e shenjës së Kryqit.

Berja e kryqit.jpg

Kishën Ortodokse shenjën e kryqit e bëjnë në këtë mënyrë: Fillimisht, bashkohen tre gishtërinjtë e parë të dorës së djathtë (fig.1), duke pohuar kështu besimin në një Perëndi Triadik, që është njëkohësisht tre persona: Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë. Dy gishtërinjtë e tjerë, që takojnë tek pëllëmba (fig.1), simbolizojnë dy natyrat e Zotit tonë Jisu Krisht: atë hyjnore dhe atë njerëzore. Në këtë mënyrë bëhet një pohim simbolik i besimit të krishterë orthodhoks. Pastaj tre gishtërinjtë vendosen në ballë (fig.2), duke treguar dashurinë ndaj Perëndisë me të gjithë mendjen dhe se i kushtohen Atij të gjitha mendimet. Pas kësaj dora zhvendoset në bark (fig.3), duke treguar në mënyrë simbolike se i kushtohen Zotit të gjitha dëshirat dhe ndjenjat. Së fundi, dora zhvendoset te supet, në fillim tek i djathti (fig.4), pastaj tek i majti (fig 5), duke pohuar kështu se edhe çdo aktivitet trupor i përket Atij.

Shenjën e Kryqit duhet bërë saktë, jo mekanikisht, jo me nxitim, por me ndjenjë, me shpresëtari, me frymë lutëse dhe pa ndrojtje. Për t’i shijuar të gjitha këto fuqi, hire, dhurata e bekime të Kryqit duhet që të kihet: besim i gjallë te Jisu Krishti, përulësi dhe përpjekje për të pastruar veten nga mëkatet.

Emblema dhe simbole[redakto | redakto tekstin burimor]

fkgfjgjr9upjheuufNë flamuj[redakto | redakto tekstin burimor]

Bibliografi[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Protopresviter Thomas Hopko,Besimi Orthodhoks, Botim nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Tiranë, 1997.
  • Shenja e Kryeqit,Botim nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Tiranë, 2001.

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]