Kuisling
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kuisling është ai që vihet në shërbim të pushtuesit dhe që bashkëpunon me të kundër lëvizjes nacional çlirimtare të popullit të vet, ai që tradhton popullin e vet dhe i shërben pushtuesit, tradhtar me damkë. Qeveri kuislinge, është ajo qeveri kukull që vihet në sherbim të pushtuesit. Termi kuisling e ka prejardhjen nga kryeministri norvegjez Vidkun Quisling, ai u vu në shërbim të Hitlerit duke tradhëtuar popullin norvegjez. Që prej vitit 1940 fjala kuisling në shumë gjuhë të botës është sinonim i tradhëtisë së lartë ndaj atdheut.
Qeveri kuislinge në Shqipëri [redakto]
- Shefqet Bej Verlaci (12 Prill 1939 - 4 Dhjetor 1941) (hera e dyte)
- Mustafa Kruja (4 Dhjetor 1941 - 19 Janar 1943)
- Eqrem Bej Libohova (19 Janar - 13 Shkurt 1943) (hera e pare)
- Maliq Bushati (13 Shkurt - 12 Maj 1943)
- Eqrem Bej Libohova (12 Maj - 9 Shtator 1943) (hera e dyte)
- Ibrahim Bej Biçaku (25 Shtator - 24 Tetor 1943)
- Mehdi Bej Frashëri (24 Tetor - 3 Nëntor 1943) (2nd time)
- Rexhep Mitrovica (4 Nentor 1943 - 18 Korrik 1944)
- Fiqri Dine (18 Korrik - 26 Tetor 1944)

