Ibrahim bej Biçakçiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Ibrahim Bej Biçaku)
Shko te: navigacion, kërko
Ibrahim Bej Biçaku (Biçakçiu)
Ibrahim Bej Biçaku (Biçakçiu)
President i Komitetit Ekzekutiv të Përkohshëm
14 shtator 1943 – 20 tetor 1943
Paraardhësi: Shefqet Bej Vërlaci
Pasardhësi: Mehdi Bej Frashëri
Kryeministër i Shqipërisë
29 gusht 1944 – 28 nëntor 1944
Paraardhësi: Fiqri Dine
Pasardhësi: Enver Hoxha
Ministër i Brendshëm i Shqipërisë
6 shtator 1944 – 28 nëntor 1944
Paraardhësi: Fiqri Dine
Pasardhësi: Haxhi Lleshi
Ministër i Jashtëm i Shqipërisë
6 shtator 1944 – 28 nëntor 1944
Paraardhësi: Ekrem Vlora
Pasardhësi: Omer Nishani
Të dhënat personale
Lindi më: 10 shtator 1905
Lindi në: Elbasan, Perandoria Osmane
Vdiq më: 4 janar 1977 (në moshën 72 vjeçare)
Vdiq në: Elbasan, Shqipëri
Kombësia: Shqiptar
Profesioni: Diplomat, Politikan, Agronom
Partia politike: Themelues i Partisë Nacionale
Feja Bektashian

Ibrahim bej Biçakçiu ose Biçaku ishte pinjoll i një familje fisnike të Shqipërisë së mesme (Elbasan), djali i patriotit Aqif Pashë Elbasanit. Ai ishte gjithashtu kryeministër, ministër i jashtëm dhe ministër i brendshëm i Shqipërisë gjatë periudhës shtator 1944 deri nëntor 1944.

Jetëshkrimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Nga e majta në të djathtë, Gjenerali De Veer, Ibrahim Biçakçiu 10 vjeçar, Aqif Pashë Biçakçiu dhe Ali Agjah Beu (Biçakçiu)

Lindi në Elbasan1905, në familjen Biçakçiu, ishte djali i vetëm i patriotit të shquar Aqif Pashë Biçakçiu. Studimet e para i kreu në qytetin e lindjes. Më pas ndoqi ne Vjenë, të mesmen dhe studioi në dy fakultete, atë të në Akademinë Tregtare të Vjenës për Agronomisë dhe për Shkenca Politike[1]. Zotëronte gjuhët Gjermanisht, Italisht, Turqisht, Anglisht. Në 1926 pasi i vdes i ati, kthehet nga Vjena dhe merret me administrimin e pasurive. Ishte pronar i disa fermave, fabrikës së prodhimit të cigareve “Elbasani” (Flora) në Tiranë, dhe kafe "Flora" (këtu ka punuar dhe Enver Hoxha), pronar i Shoqërisë tregtare "Ibrahim Biçakçiu", bashkthemelues i Shoqërisë "Albiger" që merrej me tregtinë Shqiptaro-Italo-Gjermane së bashku me Ahmet Ndroqin dhe Renzo Brunori-n, zotëronte rreth 2500 ha tokë, disa shtëpi rezidenciale dhe disa magazina. Nuk është shumë e qartë veprimtaria e tij, deri në momentin që bëhet pjesë aktive e jetës politike të vendit. Thuhet se ka sjellur traktorin e parë në Shqipëri[2].

Jeta në politikë[redakto | redakto tekstin burimor]

Për herë të parë në politikë shfaqet në 1937, gjatë regjimit të Mbretit Zogu I, duke u bërë deputet (i pavarur) i Elbasanit. Pas këtij mandati shkëputet nga politika, për t'u rikthyer në shtatorin e vitit 1943 si Kryetar i Komitetit Ekzekutiv, duke drejtuar një kabinet praktikisht të paqenë në një Shqipëri të dalë nga kontrolli e të rënë në duart e komunistëve në pjesën më të madhe. Ndonëse një moment shumë i vështirë politik i brendshëm ashtu edhe në arenën ndërkombëtare (Gjermania po tërhiqej), ai merr nën drejtim edhe Ministritë të Jashtme dhe atë të Brendshme. Pasi Gjermania largohet plotësisht nga Shqipëria,pushtetin i'a dorëzon forcave të LANC-it pa bërë rezistencë.

Gjyqi special dhe burgosja[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjatë periudhës mars–prill 1945 në Tiranë u zhvillua i ashtuquajtur gjyq special ndaj atyre që u konsideruan "kriminelë të luftës". Rreth 60 politikanë, ushtarakë etj. ndër to edhe Ibrahim Biçaku, djali i vetëm i Aqif Pashë Elbasanit[3]. Gjyqi special u zhvillua në ish-kinema "Kosova" sot Teatri Kombëtar, drejtuar nga Koçi Xoxe (i cili më vonë në 1946 deri 48 do marri postin e Ministrit të Brendshëm, dhe vetëm 4 vjet pas do dënohet me pushkatim si Agjent i UDB-së Jugosllave), dhe Bedri Spahiu. Nga dënimi kapital me vdekje, atë e shpëtoi një peticion i nënshkruar nga elita e kohës në Elbasan, në të cilën shpreheshin se ai ridhte nga një familje patriotike dhe bamirëse, dhe se nuk ka patur kurrë qëllim të vepronte kundër popullit të tij. Gjithashtu në mbrojtje të tij kanë qenë edhe figura të luftës si Myslym Peza (familjet Peza dhe Biçakçiu kishin miqësi të hershme) i cili ka deklaruar se: "Kur ishte kryeministër i ka sjellë babës në Pezë dy kamionë me armë".[4] U dënua me 18 vjet burgim në një ndër burgjet më famkeq, në atë të Burrelit.

Galeria[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhjet e jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ standard.al Ibrahim Bicakciu u denua per te denigrua njerezit patriote te ditur dhe te pasur
  2. ^ 1945/Peticioni i qytetarëve elbasanas për gjyqin special ndaj djalit të Aqif Pashës
  3. ^ Gazeta 55 - 1945/Peticioni i qytetarëve elbasanas për gjyqin special “Faljani jetën Ibrahim Biçakçiut”, Kastriot Dervishi
  4. ^ Gazeta Shqiptare - Gazeta "ORA" një lumë akuzash për Babën, Dashnor Kaloçi

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]