Lavdi Atit
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Lavdi Atit (lat. Gloria Patri) është një lutje e traditës krishtere katolike.
Është një himn i shkurtër lavdërues i Perëndisë në liturgjinë e krishterë.
Duke qenë një lutje e shkurtër dhe e përsëritur në raste të veçanta, është një lloj lutjeje e quajtur dhoksologjike (lavduese). Përmbajtja e saj përforcon rrëfimin e besimit të Trinisë, pra të misterit të Perëndisë një dhe tre veta. Mund të përkufizohet si një version gojor e i plotë i shenjës së kryqit.
Thuhet edhe si pjesë përmbyllëse në çdo psalm në Liturgjinë e Orëve dhe në fund të çdo dhjetësheje të lutjes mariane Të falemi Maria në rruzare.
Tabela e përmbajtjeve |
[redakto] Origjinali grek
Në gjuhën greke lutja është si më poshtë:
- Δόξα Πατρὶ καὶ Υἱῷ καὶ Ἁγίῳ Πνεύματι,
- καὶ νῦν καὶ ἀεὶ καὶ εἰς τοὺς αἰῶνας τῶν αἰώνων. Ἀμήν.
-
- Lavdi Atit, e Birit, e Shpirtit të Shenjtë,
- tash e përgjithmonë, e në jetë të jetëve. Ashtu qoftë.
Kjo është forma e përdorur në kishën e herëshme, të Lindjes dhe të Perëndimit, dhe që vazhdon të përdoret nga Kisha ortodokse e Lindjes, Kisha ortodokse e Perëndimit, Kisha Siriane e Lindjes, dhe Kishat katolike të Lindjes.
[redakto] Versioni i mëvonshëm latin
- Gloria Patri, et Filio, et Spiritui Sancto,
- Sicut erat in principio, et nunc, et semper, et in saecula saeculorum. Amen.
-
- Lavdi Atit, e Birit, e Shpirtit të Shenjtë,
- Si ishte në fillim, tani, e përgjithmonë, e në jetë të jetëve. Ashtu qoftë.
[redakto] Përdorimi
[redakto] Shiko edhe
[redakto] Lidhje të jashtme
- (Anglisht) "Dhoksologjia"
- (Anglisht) Lutja ne kishen katolike
- (Anglisht) Lavdi Atit