Lipidet

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko
Disa lloje lipidesh

Lipidet (lipos-gr-yndyrë) në përgjithësi përkufizohen si yndyrëra të patretshme në ujë, por treten në tretës tjerë organik p.sh. tretës të lipideve janë acetoni ose benzeni. Në natyrë ndodhen edhe si molekula të tilla si vajra, kolesterole, sterole, vitamina (A, D, E dhe K ), monogliceride, digliceride, fosfolipide, etj. Funksionet kryesore biologjike të lipideve janë: depozitimi i energjisë, veprojnë si komponentë strukturor në membranën qelizore, dhe si molekula sinjalizuese.

Tabela e përmbajtjeve

[redakto] Ndarja e lipideve

Lipidet janë një grup komponimesh që kanë shumë funksione biologjike, të tilla si komponente strukturore në membranën qelizore, deponimin e burimeve të energjisë etj. Lipide në përgjithësi janë hidropfobik apo amfifilike të vogla që kanë origjinë tërësisht ose pjesërisht nga dy lloje substancash biokimike: ketonet dhe grupet izofrene. Duke marrë parasysh këtë, lipidet ndahen në:

  • alkine yndyrore
  • glicerolipide
  • glicerofosfolipide
  • sfingolipide
  • saharolipide
  • poliketone (ketone të përbëra)

Megjithëse fjala lipid nganjëherë përdoret si sinonim për yndyrën, e cila është nëngrup i quajtur triglicerid lipid dhe nuk duhet të ngatërrohen me termin acid yndyror. Lipide gjithashtu përfshijnë molekulat të tilla si acid yndyror dhe derivatet e tyre (duke përfshirë edhe trigliceridet, digliceridet, monogliceridet dhe fosfolipidet), dhe të tjera që përmbajnë sterole metabolike ngjajshëm si kolesteroli.

[redakto] Shih edhe

[redakto] Referencat

[redakto] Lidhjet e jashtme