Majlinda Bregu
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(5 prill 2015) |
Majlinda Bregu | |
---|---|
Kryetare e Komisionit Parlamentar te Integrimit. | |
Në detyrë shtator 2013 – 2017 | |
Paraprirë nga | Ditmir Bushati |
Ministre e Integrimit | |
Në detyrë mars 2007 – shtator 2013 | |
Paraprirë nga | Arenca Trashani |
Pasuar nga | Klajda Gjosha |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 19 maj 1974 Tirane |
Nënshtetësia | Shqiptare |
Partia politike | PD |
Punësimi | Politikane, Pedagoge |
Majlinda Bregu (lindur më 19 maj 1974) është politikane shqiptare, Ish-Ministre e Integrimit, Kryetare e Komisionit Parlamentar te Integrimit dhe deputete e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arsimimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1992 ajo u diplomua në shkencat shoqërore në Universitetin e Tiranës[2]. Vitin e ardhshëm ajo ishte një studente vizitore në Montreal (Kanada), Oslo (Norvegji) dhe Frankfurt am Oder (Gjermani). Ndërmjet viteve 1996 dhe 2005 ajo ka punuar si Pedagoge në Universitetin e Tiranës dhe në Fakultetin e Shkencave Sociale me një tezë mbi "Metodat e hulumtimit dhe çështjet gjinore". Ajo mori diplomën master në politikat sociale në Universitetin e Tiranës në vitin 2003.Ndërsa në vitin 2004 mori doktoraturën në Universitetin e Urbinos në Itali me një tezë titulluar "Sociologjia e fenomeneve kulturore dhe proceseve normative".
Kariera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bregu ishte koordinatore e Politikave Sociale në Komitetin Politik të Orientimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë në janar 2004. Më pas në prill të vitit 2004 ajo u bë anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërise.Ne vitin 2005 ajo zgjidhet deputete e Partise demokratike te Shqiperise,e me pas ne vitin 2007 ajo emerohet Ministre e Integrimit dhe Zedhenese e Qeverise ne kabinetin Berisha,nje post qe do ta ushtronte deri ne vitin 2013. Ne prill te viti 2018 eshte votuar nga 13 vendet e Europes Juglindore si Serkretare e Pergjithshme e Kshillit te Bashkepunimit Rajonal(RCC)
Aktiviteti politik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]E zgjedhur per tre mandate rresht si deputete e Tiranes ne Parlamentin Shqiptar.
Propozime ligjore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Iniciativa personale lidhur me Integrimin Europian dhe te Drejtat e Njeriut (7 Akte ligjore)
Në janar 2015 Majlinda Bregu i propozon komisionit të ligjeve ndryshime në Kodin Civil, të cilat do të detyronin administruesit e mediave dhe faqeve online që të fshijne komentet e vizitorëve me arsyetimin se ato mund të jenë fyese ndaj "dinjitetit, personalitetit dhe imazhit të një gruaje".[3] Në prill 2015 propozimet u diskutuan në komisionin e ligjeve. Projektligji i detyron të gjithë administratorët e mediave apo hapësirave shoqërore në rrjet që të mos botojnë çdo koment që mund të konsiderohet si denigrues apo fyes ndaj personave të tjerë.[4]
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- [www.parlament.al Parlamenti.al]
Referime dhe shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "keshilliministrave.al". Arkivuar nga origjinali më 17 dhjetor 2010. Marrë më 4 korrik 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Majlinda Bregu". Balkans. Arkivuar nga origjinali më 22 dhjetor 2011. Marrë më 8 shtator 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bregu: Mediat online të fshijnë komentet denigruese për femrat Arkivuar 24 tetor 2016 tek Wayback Machine, ORA News, 22 janar 2015
- ^ Ligji në Parlamentin shqiptar: Komentet fyese në internet do të fshihen, Bota Sot, 2 prill 2015