Mark Krasniqi
Mark Krasniqi | |
---|---|
Lindi | |
Shtetësia | Shqiptar |
Mark Krasniqi (Gllaviçicë, 19 tetor 1920 - Prishtinë, 28 gusht 2015) ka qenë profesor, shkrimtar e akademik.[1][2]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Shëngjon-Kokaj të Graçanicës afër Pejës. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, kurse më 1941 gjimnazin në Prizren. Prej vitit 1941-1943 ka studiuar letërsinë në Universitetin e Padovës (Itali), ne cillin vënd e filloj shkollen qe te bëhet prift, por e nderpreu. E prej 1946-1950 ka studiuar gjeografinë e etnografinë në Universitetin e Beogradit. Më 1945-1946 ka qenë gazetar-redaktor i gazetës Rilindja në Prizren, bashkë me Esad Mekulin e Omer Çerkezin, kurse prej vitit 1947-l949 ka punuar në Radio-Beograd (Redaksia e emisioneve në gjuhën shqipe) gazetar-redaktor. Prej 1950-1961 ka punuar në Akademinë Serbe të Shkencave në Beograd asistent, pastaj bashkëpunëtor shkencor. Ka diplomuar më 1950 në Beograd, kurse më 1960 ka doktoruar në Universitetin e Lubjanës. Prej 1961-1981 ka qenë profesor në Universitetin e Prishtinës, kur pushteti antishqiptar serbo-komunist e përjashtoi nga procesi mësimor. Ka qenë disa herë prodekan e dekan i Fakultetit Juridik-Ekonomik. Ka qenë nënkryetar e kryetar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, kryetar i parë i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (1970) dhe kryetar i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës (1993). Është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ka botuar më se 20 libra shkencorë, letrarë, publicistikë e tekste shkollore dhe ka përkthyer disa romane e përmbledhje poezish nga serbishtja e sllovenishtja në gjuhën shqipe. Mark Krasniqi ishte i martuar me nje grua nga Beogradi, me te cillen e ka nje vajz , Drita, e cilla po ashtu është e martuar me një Serb.
Mark Krasniqi ndër të tjera është edhe autor i pėrmbledhjes së poezive pėr fėmijė "Posta e porositur". autori shkruan poezi për fëmijë dhe të rritur, po ashtu merret me studime shkencore në lëmitë e gjeografisë dhe etnografisë.
Tituj të veprave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Letërsi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Posta e porositur - Pėrmbledhja e poezive pėr fėmijė
Botime të veçanta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Mikpritja në traditën shqiptare, 2005 - Prishtinë
Mirënjohjet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 28 gusht 2015.
{{cite web}}
:|archivedate=
dhe|archive-date=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!);|archiveurl=
dhe|archive-url=
është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http://botasot.info/lajme/446359/nderroi-jete-akademik-mark-krasniqi/
Ky artikull nga Letërsia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
- Gabime CS1: Parametra të tepërt
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Faqe duke përdorur infobox person me parametra të panjohura
- Faqe duke përdorur infobox person me parametra të panjohura të zbrazëta
- Artikuj me hKarta
- Shkrimtarë shqiptarë për fëmijë
- Gjeografë shqiptarë
- Akademikë shqiptarë
- Njerëz nga Peja
- Lindje 1920
- Vdekje 2015
- Përkthyes prej rusishtes në shqip
- Profesorë të Universitetit të Prishtinës
- Anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës
- Katolikë kosovarë
- Nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës
- Absolventët e Universitetit të Padovës
- Absolventët e Universitetit të Beogradit
- Shkrimtarë kosovarë për fëmijë
- Lit-cung