Milena Harito
Ky 9 prill 2015 nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Milena Harito (lindur më 4 tetor 1966) është qytetare shqiptare dhe franceze. Ajo ka qenë për 4 vite Ministre Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike e Republikës së Shqipërisë, nga shtatori 2013 në shtator 2017 në qeverinë Rama-Meta.[1]
Zonja Harito u angazhua në politikë pas një karriere të suksesshme ndërkombëtare në sektorin privat në fushën e inovacionit dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.
Zonja Harito është Doktore e Shkencave që prej vitit 1997 nga Universiteti Paris VI.
Prej 1997 në 2012 ka mbajtur disa poste shkencore e më pas manaxheriale pranë kompanisë ORANGE në Francë.
Në vitin 2012 u angazhua në fushatën për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri me Partinë Socialiste dhe u zgjodh deputete në zgjedhjet e qershorit 2013.
Si ministre në qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, zonja Harito drejtoi reformën e Administratës Publike, reformë e domosdoshme për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nën drejtimin e saj Shqipëria transformoi sistemin e rekrutimit të nëpunësve civilë në një sistem të bazuar në meritë si edhe manaxhimin e karrierës dhe trajnimeve të nëpunësve civilë.[2]
Gjithashtu zonja Harito drejtoi një reformë të thellë të shërbimeve publike për të luftuar korrupsionin dhe përmirësuar cilësinë e shërbimeve publike.. Reforma është cituar në publikime ndërkombëtare.[3]
Zonja Harito është këshilltare e Kryeministrit të Shqipërisë dhe përfaqësuese e Shqipërisë për Zonën Ekonomike Rajonale të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Zonjës Harito i është dhënë titulli “Chevalier de l’Ordre National du Mérite” me dekret të presidentit Francez Macron të vitit 2017.[4]
Zonja Harito flet 4 gjuhë : shqip, frengjisht, anglisht dhe italisht.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka lindur më 4 tetor 1966 në Tiranë, Shqipëri.[1] Është e martuar dhe ka dy fëmijë.[5]
Arsimimi dhe karriera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas përfundimit të studimeve të larta për informatikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, në vitin 1989, Milena Harito filloj karrieren në Institutin e Informatikës në Tiranë si bashkëpunëtore shkencor.[1]
Ajo kreu një diplomë të studimeve të specializuara universitare (fr. Diplôme d'études supérieures spécialisées, e barazvlefshme me diplomën e masterit) në teknologjitë e informacionit dhe komunikimit në vitin 1993 në Universitetin Pierre dhe Marie Curie (Paris 6) në Francë. Katër vjet më vonë, në të njëjtin universitet ajo mori një doktoraturë në të njëjtën fushë.[1]
Pas diplominit, u punësua në CNET (Qendrën kombëtare të studimeve të telekomunikimit në Francë), pranë operatorit France Telecom, në Paris. Karrierën e mëtejshme e vazhdoi në disa poste manaxheriale tek operatori i telekomunikacioneve ORANGE [6]deri në vitin 2012 .[1]
Veprimtaria politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në Zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, Milena Harito u zgjodh deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Më 11 shtator 2013 është emëruar Ministre Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike e Republikës së Shqipërisë, me propozim të Kryeministrit Edi Rama.[7]
Zonja Harito drejtoi refomat në fushën e administratës publike dhe të modernizimit të shtetit nëpërmjet teknoligjisë së informacionit. Prej vitit 2014 sistemi i rekrutimit dhe karrierës së nëpunësve civilë u transformua rrënjësisht si pjesë e reformave të nevojshme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian [8].
Zonja Harito drejtoi gjithashtu një reformë inovative të shërbimeve publike për të cilën propozoi një ligj ad hoc[9] duke synuar krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për të luftuar korrupsionin dhe për të garantuar shërbime cilësore. Reforma përfshiu proceset e punës, standartet, thjeshtimin e procedurave dhe dixhitalizimin, të cilat u kurorëzuan me hapjen e “One Stop Shop” të shërbimeve publike në disa qytete, Tiranë, Kavajë, Krujë, Fier dhe Gjirokastër[10]
Reforma është publikuar si praktikë e mirë ndërkombëtare [11]
Zonja Harito drejtoi gjithashtu procesin e kalimit në transmetime dixhitale, DSO Digital Switch Over si edhe nxiti e mbështeti operatorët celularë për kalimin nga teknologjia 3G në 4G.
Shiko dhe
Referime dhe shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c d e Milena Harito Arkivuar 15 mars 2015 tek Wayback Machine – kryeministria.al
- ^ https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/pdf/key_documents/2016/20161109_report_albania.pdf
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 6 maj 2019. Marrë më 4 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ https://www.legifrance.gouv.fr/affichTexte.do?cidTexte=JORFTEXT000036062571
- ^ Milena Harito: Unë u ktheva për të angazhuar eksperiencen e firuar nga karriera në Europë – telegraf.al
- ^ https://www.orange.com/en/home
- ^ Presidenti Nishani dekreton emërimin e zonjës Milena Harito, Ministër Shteti për Inovacionin dhe Administratën Publike (Dekreti nr. 8322) Arkivuar 6 mars 2016 tek Wayback Machine – Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë (president.al)
- ^ https://ec.europa.eu/neighbourhood-enlargement/sites/near/files/pdf/key_documents/2016/20161109_report_albania.pdf
- ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 7 maj 2019. Marrë më 4 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http://www.albaniannews.com/index.php?idm=11585&mod=2
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 6 maj 2019. Marrë më 4 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Milena Harito. |