Musa Musai

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Profesor Musa A. Musai

Musa Musai (1 maj 1970) është psikolog, përkthyes dhe teolog shqiptar nga Maqedonia e Veriut.[1]

Jetëshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitet 1984-1988 ndoqi medresenë Isak BeuKondovë . Pas kësaj ai vazhdoi shkollimin në Stamboll, duke përfunduar atje studimet teologjike në vitin 1996; dhe pas dy vitesh u diplomua në degën e psikologjisë së fesë në Universitetin e Marmarasë. Ai mori edhe doktoraturën në këtë universitet në vitin 2004.

Në vitin 1998 punoi si mësues në Gostivar. Në vitin 2006 filloi punën në Novi Pazar si ligjërues i studimeve islame, si dhe u bë drejtor i fondacionit Dituria me seli në Gostivar.

Mori pjesë në disa konferenca shkencore për Islamin që u mbajtën në Shkup (2004), Strumicë (2005) dhe Prishtinë (2006).

Është profesor i psikologjisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës [2] [3] . Është anëtar i redaksisë së revistës Përmbledhje Punimesh, botuar në Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup.

Publikime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Botime shkencore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Psikologjia e Agjërimit (1998)
  • Anomalitë e kohës dhe evitimi i tire (2001)
  • Koncepti i ndryshimit, Zhvillimit dhe Kualitetit në Kur'an (2001)
  • Problemet Psikologjike Regresi Moralo-Etik dhe Mbrojtja e Rinjëve (2001)
  • Koncepti i Lirisë në Arsim (2002)
  • Psikologjia e fesë si shkencë, Fakulteti i Shkencave Islame (2002)
  • Psikologjia e Festës në Islam - I (2004)
  • Psikologjia e festave në Islam - II (2005)
  • Amullia e Psikologjisë së Modernitetit (2006)
  • Akumulimi i metaleve të rënda në disa organe në barbell dhe chub nga lumi Crn Drim në Republikën e Maqedonisë (2018) [4]
  • Metalet e rënda në ujë dhe sedimente të rrjedhës së sipërme të lumit Crn Drim (2019) [2]
  • Marrëdhënia gjatësi-peshë dhe faktori i gjendjes së dy peshqve qiprinidë Squalius squalus dhe Barbus rebeli nga lumi Crn Drim në Republikën e Maqedonisë së Veriut (2020) [2]
  • Marrëdhënia midis përfshirjes në punë, qëndrimit ndaj menaxhimit bashkëkohor dhe stileve të lidershipit në menaxherët e kompanive prodhuese dhe të shërbimit (2022) [2]
  • Mësimdhënia dhe të nxënit e orientuar drejt dhe në shërbim të stileve të të nxënit të studentëve (2022) [2]

Librat e botuar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Integrimi i Identitetit-Fesë te Muslimanët e Ballkanit
  • Psikologjia e Identitetit Fetar (2004)
  • Perceptimet e Identitetit Fetar dhe Kombetare te Shqiptareve ne Maqedoni dhe Turqi (2005)

Artikuj të përkthyer[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Biografia". skofia.org. 2009. Arkivuar nga origjinali më 25 nëntor 2009. Marrë më 24 shtator 2019.
  2. ^ "Musa Musai". mk.linkedin.com (në anglisht).
  3. ^ "Prof. Dr. Musa Musai". balkanjournal.org (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 6 dhjetor 2023. Marrë më 6 mars 2024.
  4. ^ "Musa Musai". researchgate.net (në anglisht).