Mushkonja Tigër

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Mushkonja Tigër në dorënjeriut
Mushkonja Tigër në dorënjeriut

Aedes albopictus (Familja Culicidae), njihet edhe me emrat Mushkonja Tigër, Mushkonja e Azisë Tigër ose Mushkonja e Pyllit e Ditës, njihet nga këmbët me vija të bardha dhe të zeza dhe nga trupi i hollë me ngjyrë bardhë e zi. Origjina e saj është nga Azia juglindore, ku ajo gjendej në një zonë që fillonte në perëndimMadagaskar deri në lindjeGuinenë e Re, dhe në veri deri në Kore.

Mushkonjat e species Aedes albopictus kanë një gjatësi mesatare prej rreth 5mm. Ashtu si edhe të gjithë anëtarët e familjes së mushkonjave, femra e kësaj specieje është e paisur me një proboscis (gjuha në formë tubi e mushkonjave) të hollë dhe të gjatë, të cilin ajo e përdor për të grumbulluar gjak për të ushqyer vezët e veta. Në ndryshim nga femra, mashkulli i species ushqehet kryesisht me nektar. Femra shumëzohet duke i lëshuar vezët e saj pranë ujit, por jo në ujë siç bëjnë zakonisht femrat e mushkonjave të specieve të tjera, zakonisht pranë një pellgu me ujë të ndenjur. Megjithatë, për zhvillimin e larvave të kësaj specieje, është e mjaftueshme që vezët të lihen pranë një depozite apo ene të hapur me ujë.

Specie pushtuese[redakto | redakto tekstin burimor]

Kjo specie mushkonjash është në gjendje të mbijetojë dhe të shtohet në kushte dhe rrethana shumë të ndryshme. Kjo specie është në përgjithësi më agresive se mushkonjat e zakonshme vendase, dhe më e aftë për të gjetur ushqim dhe për tu shumëzuar. Mushkonja Tigër ka një pickim të shpejtë, dhe për këtë arsye edhe i shpëton në shumicën e rasteve përpjekjeve të njerëzve për ta vrarë atë.

Mushkonja të tjera që rriten në Amerikën e Veriut, si për shembull Ochlerotatus canadensis, kanë këmbë me vija të bardha dhe të zeza. Mushkonjat Tigër u zbuluan për herë të parë në Amerikën e Veriut në një ngarkesë me goma të përdorura në portin e Hjustonit në vitin 1985. Që nga ajo kohë mushkonjat janë përhapur gjatë gjithë jugut të SHBA dhe në Bregun Lindor të SHBA deri në jug të Nju Xhërsit. Kjo specie është sjellë po ashtu, edhe ne ishujt Havai përpara vitit 1896.

Kjo mushkonjë është kthyer në një shqetësim të madh për njerëzit sepse ajo rron dhe shumëzohet pranë zonave të banuara dhe jo në laguna dhe këneta. Përveç kësaj ndryshe nga mushkonjat e tjera që ushqehen (pickojnë) gjatë natës, ose në të gdhirë, ose të ngrysur, kjo mushkonjë fluturon dhe ushqehet zakonisht gjatë ditës. Ajo shumëzohet në pellgje dhe enë me ujë dhe larvat për zhvillimin e tyre kanë nevojë vetëm për disa dhjetra mililitra ujë. Distanca e fluturimit e mushkonjës është e shkurtër (më pak se 200 metra), dhe për këtë arsye vendi i shumëzimit është shumë afër vendit ku zbulohen individët e rritur. (Nishida & Tenorio, 1993).

Nuk është provuar se kjo mushkonjë mbart Virusin e Nilit Perëndimor, por kjo mushkonjë mund të mbartë dhe transmetojë Eastern Equine Encephalitis. Mushkonja është një nga mbartësat dhe transportuesit e etheve dengue në Amerika Qendrore, Amerikën e Jugut, dhe në zonën e Paqësorit.

Mënyrat si të kontrollohet përhapja e mushkonjës Tigër[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjatë viteve të fundit në SHBA është përdorur shumë spërkatja me lëndë helmuese për të parandaluar përhapjen e sëmundjes së Virusit të Nilit Perëndimor. Spërkatja kryhet zakonisht gjatë natës për të mos dëmtuar bletët që ushqehen gjatë ditës. Por edhe mushkonja Tigër ushqehet gjatës dhe për këtë arsye spërkatja natën nuk është efektive kundër kësaj mushkonje.

Megjithatë, është e lehtë të luftohet përhapja e kësaj mushkonje sepse vendi i saj i shumëzimit është shumë pranë vendit ku edhe pickohen njerëzit, meqënëse kjo mushkonjë nuk fluturon në largësi të mëdha. Vende të tilla shumëzimi janë pellgje me ujë të ndenjur prej më shumë se 3 ditësh, ulluqet e çative të shtëpive, goma të vjetra, vende ku hidhen plehrat, dhe në përgjithësi çdo enë ose depozitë e hapur me ujë të ndenjur. Uji i rrjedhshëm nuk përdoret nga mushkonjat. Po ashtu edhe ujë në të cilin ka peshq të vegjël sepse peshqit ushqehen me larvat e mushkonjave.

Pilivesat janë po ashtu një metodë e shkëlqyer për luftimin e mushkonjave. Larva e pilivesës ushqehet me larvat e mushkonjave, ndërsa pilivesa e rritur i gjuan mushkonjat duke i kapur në fluturim e sipër. Përdorimi i insekticideve të cilët vrasin edhe pilivesat mund të japë rezultate edhe më të këqija në luftimin e mushkonjave. Vërtet në fillim do të ulet numri i mushkonjave, por pas një periudhe kohe mushkonjat do të shtohen shumë sepse edhe "armiqtë" e tyre janë zhdukur.

Mënyra më e mirë për të lufutar mushkonjat është të thahen të gjithë pellgjet me ujë t ndenjur si dhe të kryhet pastrimi i enëve apo depozitave të ujit. Në ato raste kur kjo nuk mund të kryhet atëhere mund të përdoret një lugë gjelle me vaj vegjetal. Vaji krijon një shtresë mbi ujë e cila i ndalon larvat e mushkonjave që të dalin në sipërfaqe dhe të marrin frymë.

Çdo depozitë ose enë me ujë e cila nuk mund të pastrohet, boshatiset ose trajtohet me vaj vegjetal, mund të trajtohet në mënyrë periodike me BTI Bacillus thuringiensis israelensis. Ky lloj bacili lëshon në ujë një substancë e cila vret larvat e mushkonjave përpara se këto të zhvillohen në mushkonja të rritura. Kjo lloj substance verpom vetëm kundër larvave të insekteve të dëmshme dhe nuk ndikon tek njerëzit, peshqit, zogjtë, dhe bimët.

Mushkonja Tigër në Shqipëri[redakto | redakto tekstin burimor]

Për herë të parë, kjo mushkonjë e veçantë është identifikuar në vitin 1979, nga Prof. Doktor Jorgji Adhami, në Laç, në kohën e importit të gomave e mjeteve të transportit nga Kina. Ndër zonat ku përhapet lehtësisht, veçohen ato bregdetare të jugut, sidomos në Butrint, Sarandë, Himarë, Jalë. Por, së fundi ka filluar të ndeshet edhe në Durrës, Velipojë, madje edhe në Tiranë.

Në verën e vitit 2006, u mendua se kjo mushkonjë kishte filluar të përhapej përsëri në Butrint. “Në vend është vënë re prania e mushkonjës “Tigër”, e cila konsiderohet e rrezikshme, pasi pickimi i saj krijon alergji dhe mund të jetë burim i një sërë sëmundjesh”, u shpreh shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino. Dihet se mushkonja Tigër është e përhapur në Korfuz dhe mendohet se ajo ka kapërcyer edhe në zonën pranë Sarandës. Komuna e Xarës, e sidomos ajo e Ksamilit, duke qenë më afër rrezikut e me pushues të sezonit veror, janë duke kërkuar asistencë veterinare dhe mbështetje logjistike për të bërë dezinsektizimin e terrenit, duke nisur nga Butrinti, që është i njohur si vend mushkonjash.

Çfare shkakton pickimi[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Alergji
  • Irritim të lëkurës
  • Kruajtje në trup
  • Puçrra të kuqe
  • Sëmundje infektive

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Nishida, G.M. and J.M. Tenorio. 1993. What Bit Me? Identifying Hawai'i's Stinging and Biting Insects and Their Kin. University of Hawaii Press, Honolulu. 72 pp.
  • Mushkonja Blog me informacione mbi mushkonjen
  • Tiger mosquitoes in Spain News tracking the recent spread of the tiger mosquito to Spain
  • [1] Mushkonja “Tigër”: Frikë, për përhapjen e saj nga Butrinti
  • [www.panorama.com.al]ISHP: Bashkitë të dezinfektojnë zonat bregdetare që mbulojnë. Shfaqet mushkonja “Tigër”, kërcënim për pushuesit. 29 korrik 2006