Nikola Tesla
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Nikola Tesla (10 korrik 1856 - 7 janar 1943) ishte një shpikës, fizikant, inxhinier mekanik dhe inxhinier elektrik. Tesla njihet si ndër shkencëtarët më të përkryer të fund shekullit 19-të dhe fillimit të atij të 20-të, si edhe një nga ndihmuesit më të mëdhenj të teknologjisë moderne. Patentat e tija dhe punët teorike formojnë bazën e sistemit të fuqisë së rrymës elektrike shndërruese, duke përfshirë sistemin e fuqisë shpërndarëse shumëfazore dhe motorët elektrikë, me të cilët ai ndihmoi në Revolucionin e Dytë Industrial.
Tabela e përmbajtjeve |
[redakto] Biografia
Nikola Tesla u lind në një familje serbe në Smiljan, Lika, aso kohe pjesë e Perandorisë Austriake, sot Republika e Kroacisë (është interesante të shënohet se Tesla lindi në mesnatë, gjatë një stuhie rrufesh, sipas biografësh të ndryshëm.) Ndërsa ai kryente punën e tij në SH.B.A ai u bë një qytetar asnjanës amerikan në vitin 1891. Mbiemri "Tesla" në gjuhën sllave do të thotë "shat".
Në SH.B.A fama e Tesla-s rivalizoi shumë shkencëtarë dhe shpikës. Pas demonstrimit të tij të komunikimit të pateltë (radior) në vitin 1893 dhe pas fitimit në "War of Currents" (Luftën e Rrymave), ai ishte inxhinieri elektrik gjerësisht i respektuar dhe më i madh i Amerikës. Shumë punë të tij të hershme i hapën rrugë inxhinierisë elektrike moderne dhe shumë prej shpikjeve të tij patën një rëndësi tronditëse. Duke mos i dhënë kurrë rëndësi gjendjes së tij financiare, Tesla vdiq i varfëruar e i harruar në moshën 86 vjeçare në një qilar hoteli. Në vitet e fundit të jetës së tij Tesla nderohej si një shkencetar i çmendur dhe u bë i njohur për pohime të habitshme mbi zhvillime të mundshme shkencore si p.sh. "përçuarja e pateltë e energjisë" .
Trashëgimia e Tesla-s mund të vërehet në qytetërimin modern kurdoherë që përdoret elektriciteti. Përveç punës së tij mbi elektromagnetizmin dhe inxhinierinë, thuhet se Tesla të ketë ndihmuar në shkallë të ndryshme në fushat e robotikës, balistikës, shkencës kompjuterike, fizikës bërthamore dhe fizikës teorikore.
==Shpikjet==Nikola Tesla esht shpikes i rrymes elektrike siq dihet nga te gjith.
[redakto] Vdekja
[redakto] Galeria
| Skeda:Serbian 500din Tesla 1978-a king.jpg | Skeda:Serbia 1000din Tesla 1992-a king.jpg | Skeda:Serbia 10mlrd Tesla 1993-a king.jpg | Skeda:Serbia 5din Tesla 1994-a king.jpg | Skeda:Tesla.jpg |
AI VDIQ ME 7 JANAR 1943 (86 VITE) VDIQ NE NEW YORK TE SHTETEVE TE BASHKUARA TE AMERIKES