Paund sterlina
Paund sterlina | |
---|---|
Pound sterling
| |
Skeda:Pounds and pence coins.jpg | |
Denominations | |
Plural | paunde |
Simboli | £ |
Demografia | |
Përdorues(it) jozyrtar | |
Issuance | |
Central bank | Banka e Anglisë |
Faqja zyrtare | www |
Printer | shtypësit
|
Website | |
Mint | Royal Mint |
Faqja zyrtare | www |
Valuation | |
ERM | |
Që nga | 8 tetor 1990 |
Tërhequr | 16 shtator 1992 |
Paund sterlina ose Paundi britanik (simboli: £; kodi ISO: GBP), njihet zakonisht si paund, është valuta zyrtare e Mbretërisë së Bashkuar, Ishullit Xhersi, Guernsey, dhe Ishullit të Njeriut, Ishujve të Xhorxhias Jugore dhe Sanduiçit të Jugut,[3] Territorit Britanik në Antarktidë[4] dhe Tristan da Cunha.[5] Ndahet në 100 pence (veçmas: penny). Disa vende që nuk e përdorin sterlinën kanë gjithashtu valuta të quajtura paund.
Kolonitë e kurorës Britanike Guernsey dhe Jersey përdorin paundin e tyre lokal: 'Paundi i Guernsey' dhe 'Paundi i Jersey'. Paundi Britanik përdoret edhe në Ishullin e Njeriut,[6] Gjibraltar, Ishujt Falkland, dhe Shën Helena[7] dhe Ishulli Ascension në Shon Helena, Ascension dhe Tristan da Cunha. Paundi i Manx, Gjibraltarit, Ishujve Falkland dhe Shën Helenës janë valuta të ndryshme, që ruajnë kurs me paundin britanik.
Sterlina është valuta e katërt më e tregëtuar në tregun valutor ndërkombëtar, pas dollarit të Shteteve të Bashkuara, euros, dhe Jenit japonez. Bashkë me këto valuta ajo formon koshin e valutave i cili llogarit vlerën e të drejtave të tërheqjes së FMN, me 11.3% pashë që prej 2011 (USD 41.9%, Euro 37.4%, Jen 9.4%). Sterlina është gjithashu valuta e tretë më mbajtur si valutë rezervë në rezervat botërore (rreth 4%).[8]
Emrat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Emri i plotë, zyrtar, paund sterlina, përdoret në kontekstin formal për të dalluar nga valutate tjera të quajtura paund. Në fjalorin e përditshëm përdoret emri paund. Valuta shpesh shkurtohet thjesht sterlina, veçanërisht në tregjet financiare, por jo kur i referohet një shume të caktuar; për shembull, "Pagesat pranohen në sterlina" por kurrë "Kjo kushton pesë sterlina". shkurtimet "ster." ose "stg." përdoren në disa raste. Termi Paundi Britanik përdoret në një kontekst jo formal, megjithëse nuk është emri zyrtar i valutës.
Në shprehinë e zakonshme përdoret emri quid (lex. kuid), edhe në njëjës edhe në shumës. Termi mund të ketë ardhur nga emigrantët italianë nga skuda italiane], emri i shumë monedhave italiane të përdorura në shek. 19.[9]
Ka disa pasiguri për origjinën e termit "paund sterlina". Një burim e daton që nga kohërat Anglo-Saksone, ku monedhat e quajtura sterlinga ishin prej argjendi; 240 sterlinga peshonin 1 paund (njësi matje e peshës imperiale), dhe pagesat e mëdha filluan të bëheshin në "paundë sterline".[10]
Simboli i valutës është shenja e paundit (£), e cila zakonisht shkruhet me një vijë, si në kartmonedha, megjithëse një version me dy vija shihet shpesh. Shenja e paundit vjen nga shkronja "L", shkurtim i Librae në gjuhën Romake njësitë (librae, solidi, denarii) përdoren për paundët, shilingat dhe pence. Libra ishte njësia bazë Romake e peshës, vjen nga fjala latine peshore.
Kodi ISO 4217 është GBP. Me rashte, shkurtimi UKP përdoret por jo standart për shkak të kodit të vendit ISO 3166 për Mbretërinë e Bashkuar është GB. Vendet e varura nga kurora Britanike përdorin kodet e tyre jo-ISO. Bursat shpesh tregëtojnë me pens, kështu që tregëtarët përdorin pens sterlina, GBX (në disa raste GBp), kur listohet në çmimet e bursës.
Nënnjësitë dhe vlerat e tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Monedhat dhjetore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Që prej futjes së sistemit dhjetor në 1971, paundi është ndarë në 100 pens (deri në 1981 përshkruhej në monedhë "pensi i ri"). Simboli i penit është "p"; kështu që një humë prej 50p (£0.50) shpehet "pesëdhjetë pens", shpesh shprehet "pesëdhjetë pi". Kjo ndihmoi të dallonte shumat e reja dhe të vjetra të të penit gjatë ndryshimit të sistemit. Një peni dhjetor me vlerë gjysëm peni u lëshua në 1984 si përpjekje për të ndalur inflacionin por u tërhoq pasi kishte kosto më të lartë prodhimi se sa vetë vlera e monedhës.[11]
Para sistemit dhjetor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Para sistemit dhjetor, paundi ndahej në 20 shilinga dhe çdo shilingë në 12 pens, domethënë që 240 pens për një paund. Simboli i shilingës ishte "s."—jo prej shronjës së parë të fjalës, por nga Latinishtja solidus. Simboli i penit ishte "d.", nga Frengjishtja denier, nga Latinishtja denarius (solidus dhe denarius ishin monedha Romake). Një shumë e përzierë e shilingave dhe penit, si 3 shilinga dhe 6 pens, shkruhej "3/6" ose "3s. 6d." dhe thuhej "tre dhe gjashtë" (përcep "1/1," "2/1" etj., të cilat thuheshin "një dhe një peni," "dy dhe një peni," etj.). 5 shilinga shkruheshin "5s." ose, më zakonisht, "5/-".
Shumë denominime monedhash kishin, dhe në disa raste vazhdojnë të kenë, emra specialë si crown (kurora), farthing, sovereign dhe guinea.
Nga vitet 1950, monedhat e mbretërve George III, George IV dhe William IV u hoqën nga qarkullimi, por monedhat (të paktën peni) mbanin kokat e Mbretërve ose Mbretëreshave Britanike nga Viktoria dhe më pas qarkullojnë ende. Monedhat e argjendit u zëvendësuan nga ato me bakër-nikel në 1947 dhe nga 1960 monedhat e argjendit shiheshin rrallë. Shilingat Argjend/bakër-nikel (nga çdo perudhë pas 1816) dhe florinat (2 shilinga) qëndruan si valutë e ligjshme edhe pas ardhjes së sistemit dhjetor (respektivish si 5p dhe 10p) deri në 1993 dhe tani janë hequr nga qarkullimi zyrarisht.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Paund sterlina është valuta më e vjetër në botë që është ende në përdorim.[12]
Anglo-Sakson
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Paundi ishte një njësi llogarie në Anglinë Anglo-Saksone, e barabartë me 240 peni argjendi dhe i barabartë me 1 paund (njësi peshe matëse) (≈454 gram) argjend. Ai u zhvillua në valutën moderne Britanike, Paund Sterlina.
Sistemi llogaritës i 4 farthing = 1 peni, 12 pens = 1 shilingë, 20 shilinga = 1 paund u përshtat nga ai i paraqitur nga Charlemagne për Peandorinë Franke.
Origjina e sterlinës daton nga mbretërimi i Mbretit Offa i Mercia, (757–96) i cili nxorri penin e argjendit. Ai kopjonte denariusin e sistemit të ri të Charlemagne për Peandorinë Franke. Si në sistemin Carolingian, 240 peni peshonin 1 paund. Në kohën e daljes së penit, ai peshonte 1.5 gram argjend, që do të thoshte që paundi Mercian do të peshonte 350gram. Në këtë kohë nuk kishte dalë akoma emri sterlinë. Peni u shpërnda shpejt në mbretëritë Anglo-Saksone dhe u bë monedha standarte e asaj që do të bëhej Anglia.
Mesjeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Peni i hershëm bëhej me argjendin më të pastër të kohës. Gjthësesi, në 1158, një sistem i ri monedhash u paraqit nga Mbreti Henry II (i njohur si Peni Tealby) i cili u prodhua me argjend 0.925 (92.5%). Ky u bë standart deri në shek. 20 dhe sot njihet argjendi i i sterlinës, i emëruar nga afrimiteti me valutën. Argjendi i sterlinës është më i fortë se argjendi i pastër 0.999 (99.9%) që përdorej tradicionalisht dhe kështu monedhat e argjendit nuk konsumoheshin aq shpejt sa ato me argjend të pastër. Valuta Angleze ishte pothuaj e gjitha argjendi deri në 1344, kur gold noble (fisniku i artë) u fut me sukses në qarkullim. Gjithësesi, argjendi qëndroi baza ligjore për sterlinën deri në 1816. Në mbretërimin e Henry IV (1399–1413), peni u reduktua në peshë në 0.97 gram argjend, me një reduktim tjetër prej 0.78 g në 1464.
Tudor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë mbretërimit të Henry VIII dhe Edward VI, monedhat e argjendit çbazuan në mëny rë drastike, megjithëse paundi u rivlerësua në 373 gram në 1526. Në 1544, monedha argjendi u lëshuan me përmbajtje një e treta argjend dhe dy e treta bakër - argjend .333, ose 33.3% i pastër. Rezultati ishte një monedhë bakri në pamje, por relativisht e zbehtë në ngjyrë. Në 1552, u paraqitën monedha të reja argjendi, të shtypura në argjend sterline. Gjithësesi, pesha e penit u reduktua në 0.52 gram, domethënë që 1 paund argjend sterline prodhonte 60 monedha shilinge. Ky standart argjendi u njoh si "standarti 60-shilinga" dhe zgjati deri në 1601 kur u paraqit "standarti 62-shilinga", duke e ulur peshën e penit në 0.5 gramë.
Gjatë kësaj periudhe, përmasat dhe vlerat e monedhave të arit u luhatën në mënyrë të konsiderueshme.
Standarti jo-zyrtar i arit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në 1663, u prezantuan monedha të reja ari të bazuara në monedhat 22 karatëshe guinea. E fiksuar në peshë 166 gramë nga 1670, vlera e kësaj monedhe varioi deri në 1717, kur u fiksua me 21 shilinga.[13] Gjithësesi, pavarësisht përpjekjeve të Sir Isaac Newton, Mjeshtri i Royal Mint, që të reduktonte vlerën e guinea, ky vlerësim e mbivlerësoi arin relativ me argjendin kur krahasohet me vlerësimet e vendeve të tjera europiane. Tregëtarët Britanikë dërgonin argjendin për pagesë ndëra të mirat e eksportit paguheshin me ar. Si pasojë, argjendi dilte nga vendi dhe ari futeshte, duke çuar në një situatë ku Britania e Madhe vendoste një standart ari. Përveç kësaj, arrit një mungesë kronike e monedhave të argjendit. Kjo mungesë u rëndua nga fakti që ishte i vetmi material që pranonte Kina për mallrat e veta. Nga mesi i shek. 17, rreth 28 milionë kilogramë argjend u morën nga Kina, Kryesisht nga fuqitë Europiane, në këmbim të mallrave Kineze. Në mënyrë që të tregëtonte me Kinën, Britania e Madhe duhej në fillim të tregëtonte me vendet e tjera Europiane që të merrte argjend, kjo gjë bëri që të kërkonin mënyra alternative për pagimin e produkteve Kineze.
Vendosja e valutës moderne
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Banka e Anglisë u themelua në 1694, e ndjekur nga Banka e Skocisë një vit më vonë. Të dyja filluan të lëshonin kartmonedha.
Valuta e Mbretërisë së Bashkuar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Paund skots u bë e barabartë me sterlinën por e vuajti shumë zhvlerësimin deri në vendosjen e një raporti këmbimi me sterlinën prej 12 paund skots = 1 paund sterlina. Në 1707, Mbretëria e Anglisë dhe Mbretëria e Skocisë u shkrinë duke formuar Mbretërinë e Britanisë së Madhe. Në pajtim me traktatin e unionit, valuta e 'mbretërisë së bashkuar' ishte sterlina ndërsa paundi skocez do të zëvendësohej me kurs të fiksuar këmbimi.
Paundi irlandez u zëvendësua në janar 1826 me kursin 13 paundë irlandez = 12 paund sterlina.
Standarti i arit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë luftës Amerikane të pavarësisë dhe luftërave të Napoleonit, Kartmonedhat e Bankës së Anglisë ishin ligjore dhe vlera e tyre ishte relative me çmimin e arit. Banka gjithashtu lëshoi tokena argjendi për të lehtësuar mungesën e monedhave të argjendit. Në 1816, standarti i arit u aplikua zyrtarisht, me standartin e argjendit të reduktuar në 66 shilinga (66/-, £3 6), duke bërë që monedhat e argjendit të mos kishin vlerën kishte metali i çmuar. Në 1817, prezantohet monedha Britanike sovereign (sovrane), e vlerësuar në 20 shilinga. E shtypur në ar 22‑karat, ajo përmbante 7.3 gramë ar dhe zëvendësoi guinean si monedhën standarte të arit Britanike pa e ndryshuar standartin e arit.
Gjatë viteve të fundit të shek. 19 dhe fillimit të shek. 20, shumë vende të tjera adoptuan standartin e arit. Si pasojë, kurset e këmbimit ndërmjet valutave të ndryshme mund të vendoseshin thjesht nga standartet respektive të ari. Paund sterlina ishte e barabartë me 4.85 Dollarë amerikanë, 5.25 Dollarë kanadezë, 12.10 Guildera holandezë, 26.28 Franga franceze, 20.43 Marka gjermane ose 24.02 Krona austro-hungareze.
Standarti i arit u pezullua me shpëthimin e luftës në 1914, duke bërë që kartmonedhat e Bankës së Anglisë dhe Thesarit të bëheshin valutë ligjore. Para Luftës së Parë Botërore, Mbretëria e Bashkuar kishte një nga ekonomitë më të fuqishme në botë, duke mbajtur rreth 40% të investimeve të jashtme botërore. Gjthësesi, në fund të luftës vendi kishte 850 milionë paund (£35.1 miliardë që prej 2013),Stampa:Inflation-fn pjesa më e madhe në ShBA, me interesa që i kushtonin vendit rreth 40% të shpenzimeve qeveritare. Në përpjekje për të rimarrë stabilitetin, një variacion i standartit të arit u riparaqit në 1925, në të cilën valuta ishte fiksuar me arin në kursin e para-lufte, megjithatë njerëzit po këmbenin valutën vetëm në shufra ari, dhe jo monedha. Kjo u braktis në 21 shtator 1931, gjatë kohës së Depresionit të Madh, dhe sterlina pësoi një zhvlerësim fillestar rreth 25%.[14]
Përdorimi në Perandori
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sterlina qarkullonte në shumicën e Perandorisë Britanike. Në disa pjesë, përdorej bashkë me valutat lokale. Për shembull, sovereigni artë ishte i ligjshëm në Kanada bashë me Dollarin kanadez. Shumë koloni dhe dominione e përshtatën paundin si valutën e tyre. Këto përfshinin Australia, Barbadosi,[15] Afrika Perëndimore Britanike, Qipro, Fixhi, Shteti i Lirë Irlandez, Xhamajka, Zelanda e Re, Afrika e Jugut dhe Rhodezia e Jugut.
Vendosja e sistemit dhjetor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Deri para vendosjes së sistemit dhjetor shumat shpreheshin në paundë, shilinga, dhe pens. Shumat vlerësoheshin me sistemin 32s 6d, 32/6, £1 12s 6d, £1/12/6. U bë e zakonshme që të specifikoheshin disa çmime në guinea, ku një guinea ishte 21 shilinga, megjithëse nuk do të kishte më monedha ose kartmonedha guinea në vitet e mëvonshmea.
Në 15 shkurt 1971, Mbretëria e Bashkuar iu drejtua sistemit dhjetor, duke zëvendësuar shilingën dhe dhe penin me një nënndarje të vetme, the që ishte peni i ri (new peni). £1 12s 6d u bë £1.62½. Fjala "new" (e re) u hoq nga monedhat pas 1981.
Euro
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si anëtare e Bashkimit Evropian, Mbretëria e Bashkuar mund të adaptonte the Euron si valutën e saj. Gjithësesi, kjo temë mbetet kontroverse politikisht. Gordon Brown, atëherë Ministër i Financave, e përjashtoi anëtarësimin në Eurozonë në të ardhmen e afërt, duke thënë që vendimi për mos anëtarësom ishte i drejtë për Britaninë dhe për Europën.[16]
Qeveria e ish Kryeministrit Tony Blair kërkoi një referendum publik për tu siguruar që adoptimi i euros të ishte në interesin kombëtar. Në shkurt 2005, 55% e qytetarëve Britanikë ishin kundra vendosjes së euros, me 30% në favor të euros.[17] Ideja e zëvendësimit të paundit me euron ka qëne gjithmonë kontroverse në publikun Britanik, pjesërisht për shkak të identitetit të paundit si simbol i sovranitetit Britanik[18] dhe sepse, sipas kritikëve, në zhvlerësimin e shkallës së interesit, duke dëmtuar ekonominë Britanike. Në dhjetor 2008 rezultati i një sondazhi të BBC ku 1000 njerëz sygjeruan se 71% do të votonin jo, 23% do të votonin po për tju bashkuar valutës së përbashkët Europiane, ndërsa 6% thanë që ishin të pasigurtë.[19]
Në 1 janar 2008 bazat sovrane Britanike në Qipro (Akrotiri dhe Dhekelia) filluan të përdornin Euron (bashkë me pjesën tjetër të Qipros).[20]
Vlera e këmbimit të sotëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pozicioni | Valuta | Kodi ISO 4217 (Simboli) |
% pjesa ditore (Prill 2013) |
---|---|---|---|
1 |
Dollari i Shteteve të Bashkuara | USD ($) |
66.6% |
2 |
Euro | EUR (€) |
33.4% |
3 |
Jeni japonez | JPY (¥) |
23.0% |
4 |
Paund sterlina | GBP (£) |
11.8% |
5 |
Dollari australian | AUD ($) |
8.6% |
6 |
Franga zvicerane | CHF (Fr) |
26.2% |
7 |
Dollari kanadez | CAD ($) |
4.6% |
8 |
Peso meksikan | MXN ($) |
2.5% |
9 |
Juani kinez | CNY (¥) |
2.2% |
10 |
Dollari neozelandez | NZD ($) |
2.0% |
11 |
Krona suedeze | SEK (kr) |
1.8% |
12 |
Rubla ruse | RUB (руб.) |
1.6% |
13 |
Riali Saudit | SAU (﷼) |
2.4% |
14 |
Dirham i Emirateve të Bashkuara Arabe | UAE (د.إ) |
2.1% |
15 |
paund egjiptian | EGY (E£) |
1.3% |
Të tjera | 00.2% | ||
16 | Stampa:Ikona e flamurit Lira turke | TRY (₺) | 1.3% |
17 | Stampa:Ikona e flamurit Voni i Koresë së Jugut | KRW (₩) | 1.2% |
18 | Stampa:Ikona e flamurit Rand i Afrikës së Jugut | ZAR (R) | 1.1% |
19 | Stampa:Ikona e flamurit Real brazilian | BRL ($) | 1.1% |
20 | Stampa:Ikona e flamurit Rupia indiane | INR (₹) | 1.0% |
Të tjera | 18.5% | ||
Totali | 200% |
Paundi dhe Euro luhasin në vlerë me njëri-tjetrin, megjithëse mund të ketë lidhje ndërmjet lëvizjeve të kursit respektiv me monedhat e tjera si Dollari amerikan. Shqetësimet e inflacionit në Mbretërinë e Bashkuar e çuan Bankën e Anglisë të rrisë shkallën e interesit në fund të vitit 2006 dhe 2007. Kjo shkaktoi që paundi të vlerësohej kundrejt valutave të tjera dhe, me dollarin amerikan që po humbiste vlerë në të njëjtën kohë, paundi kapi vlerën më të lartë të 15 viteve të fundit kundrejt dollarit në 18 prill 2007, duke arritur vlerën US$2 një ditë më parë, për herë të parë që prej 1992.[23] Paundi dhe shumë valuta të tjera vazhduan të vlerësoheshin kundrejt dollarit; sterlina kapi një vlerë rekrd të 26-viteve me vlerë US$2.1161 në 7 nëntor 2007 ndërkohë që dollari po humbiste vlerë në të gjithë botën. Nga mesi i 2003 deri në mesin e 2007, kursi Paund/Euro mbeti i pandryshuar (brenda ± 5%) me €1.45.[24] Pas krizës financiare botërore të 2008, paundi ka humbur vlerën jashtëzakonisht shpejt gjatë kësaj kohe, duke arritur $1.38 për £1 në 23 janar 2009[25] dhe duke rënë nën €1.25 kundrejt Euros në prill 2008.[26] Një rënie e mëtejshme u pa në fund të 2008; ku në dhjetor ra në €1.0219,[27] po ashtu edhe në raport me dollarin.[28] Paundi u zhvlerësua sërish në fillim të 2009 duke arritur kulmin ndaj Euros në mes të korrikut me €1.17. Në muajt pasardhës paundi mbeti i qëndrueshëm ndaj Euros, me vlerën e sotme të Paundit (27 maj 2011) në €1.15 dhe US$1.65.
Në 5 mars 2009, Banka e Anglisë njoftoi se do të injektonte £75 miliardë kapital në ekonominë britanike. Ishte hera e parë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar që merrej një masë kaq drastike.[29]
Proçesi pa Bankën e Anglisë të krijojë para të re për vete, të cilat u përdorën për të blerë asete si bono qeveritare, hua bankare, ose garanci.[30] Shuma fillestare e krijuar me këtë metodë arrinte £75 miliardë, por nëse dotë ishte e nevojshme mund të arrinte në £150 miliardë nëse do të ishte e nevojshme. Deri në 5 nëntor 2009, rreth £175 miliardë u injektuan me këtë metodë.
Shkalla vjetore e inflacionit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Banka e Anglisë ka deklaruar (2009) se vendimi është marrë për të parandaluar shkallën e inflacionit të bjerë nën objektivin 2%.[30] Mervyn King, Guvernator i Bankës së Anglisë, sygjeroi gjithashtu se nuk kishte më opsione të tjera monetare pasi shkalla e interesit ishte ulur tashme në nivelin më të ulët në histori (0.5%) dhe vështirë se mund të ulej më tej.[31]
Shkalla e inflacionit për vit u rrit në vitet në vazhdim, duke arritur 5.2% (bazuar në Indeksin e Çmimeve të Konsumit (CPI)) në shtator 2011, më tej ra rreth 2.5% në vitin pasardhës.[32]
Monedhat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Monedhat para sistemit dhjetor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Peni i argjendit (shumës: pens; shkurtesa: d) ishte monedha kryesore dhe shpesh e vetmja monedhë në qarkullim nga shek. 8 deri në shek. 13. Megjithëse një pjesë e monedhave peni ishin të shtypura në metal, ishte shumë e zakonshme të gjeje peni të prera në gjysëm ose çerek për të pasur të holla në prerje të vogël. Shumë pak monedha të arta shtypeshin, si peni i artë (vlente 20 pens të argjendi) një shembull i rallë. Gjithësesi, në 1279, doli groat, me vlerë 4d (pens), dhe gjsëm groat në 1344. Në 1344 u vendos një sistem monedhash ari me monedhën noble që vlente gjashtë shilinga dhe tetë pens ('6/8'), bashkë me gjysëm dhe çerek nobli. Reforma e 1464 pa një reduktim në vlerë të monedhat e arit dhe argjendit, noble u riemërua ryal dhe vlente 10/- dhe angel u paraqit me vlerën e vjetër të noblës me vlerë 6/8..
Në mbretërimin e Henry VII dolën dy monedha kryesore, shilings (shk.: s; e njohur si testoon) në 1487 dhe paundi (i njohur si sovereign, shk.: £ ose L) në 1489. Në 1526, u shtuan disa denominime të reja për monedhat e arit, duke përfshirë crown dhe gjysëm crown me vlerë pesë shilinga (5/-), dhe dy shilinga e gjashtë pens (2/6, dy dhe gjashtë). Mbretërimi i Henry VIII (1509–1547) pa një nivel të lartë të rënies së vlerës që vazhdoi edhe në mbretërimin e Edward VI (1547–1553). Gjithësesi, rënia e vlerës ndaloi në 1552 kur u paraqit sistem i ri i monedhave të argjendit, me monedha 1d, 2d, 3d, 4d dhe 6d, 1/-, 2/6 dhe 5/-. Në mbretërimin e Elizabeth I (1558–1603) monedhat e argjendit ¾d dhe 1½d, megjithëse nuk zgjatën shumë. Monedhat e arit dolën si gjysëm crown, crown, angel, gjysëm sovereign dhe sovereign. Gjatë mbretërimit të Elizabeth u prodhuan monedhat e para me dhëmbëza në anë.
Me ardhjen në fron të mbretit skocez James VI në fronin anglez, u paraqitën monedha të reja ari, duke përfshirë spur ryal (15/-), unite (20/-) dhe rose ryal (30/-). Laureli, vlente 20/-, në 1619. U paraqitën edhe monedhat e para me metale bazë, farthing prej kallaji dhe bakri. Gjysëm peni i bakrit u paraqit gjatë mbretërimit të Charles I. Gjatë Luftës Civile Angleze, u prodhuan një numër i madh monedhash, shpesh në denominime të pazakonta.
Pas rivendosjes së monarkisë në 1660, u reformua sistemi i monedhave, mbaroi edhe periudha e prodhimit të monedhave me goditje me çekiç në 1662. Guinea doli në 1663, e ndjekur nga ½, 2 dhe 5 guinea. Monedhat e argjendit ishin në denominime 1d, 2d, 3d, 4d dhe 6d, 1/-, 2/6 dhe 5/-. Gjatë përhapjes së eksportit të argjendit në shek. 18, prodhimi i argjendit mbeti pezull, gjysëm crown dhe crown nuk u lëshuan më pas viteve 1750, 6d pens dhe 1/- ndaluan së prodhuari në vitet 1780. Në përgjigjje të kësaj u prezantua monedhat e bakrit 1d dhe 2d dhe monedha ari ⅓ guinea (7/-) në 1797. Peni i bakrit ishte monedha e vetme që mbijetoi gjatë.
Për të lehtëuar mungeën e monedhave të argjendit, ndërmjet 1797 dhe 1804, Banka e Anglië kundërstampoi dollarët panjollë (8 reales) dhe monedha të tjera panjolle oe koloniale për tu futur në qarkullim. U përdor një kundër-stampë me kokën e mbretit. Deri në 1800, këto qarkulluan me kursin 4/9 për 8 reales. Pas 1800, u përdor kursi 5/- për 8. Banka më vonë lëshoi tokena argjendi me vlerë 5/- (të shtypur mbi monedha spanjolle) në 1804, të ndjekura nga tokenat 1/6 dhe 3/- ndërmjet 1811 dhe 1816.
Në 1816, një sistem i ri monedhash u prezantua me prerje 6d, 1/-, 2/6 (gjysëm-crown) dhe 5/- (crown). Monedhat e reja të arit dolën në 1817 me monedha 10/- dhe £1, të njohura si gjysëm sovereign dhe sovereign. U riprodhua monedha e argjendit 4d në 1836, e ndjekur nga 3d ("thruppence") në 1838, ndërsa monedha 4d u përdor vetëm për përdorim kolonial pas 1855. Në 1848, doli florina 2/-, e ndjekur nga nga monedha jetëshkurtër dopjo florin në 1887. Në 1860, bakri u zëvendësua nga bronzi tek monedhat farthing (çerek peni, ¼d), gjysëm-peni dhe peni.
Gjatë Luftës së Parë Botërore, prodhimi i gjysëm sovereign dhe sovereign u pezullua dhe, megjithëse standarti i arit u rivendos, monedhat panë shumë pak qarkullim më pas.Në 1937, monedhat nikel-tunxh 3d dolën në qarkullim; monedha e fundit e argjendit 3d u lëshua 7 vite më vonë. Në 1947, monedhat e mbetura të argjendit u zëvendësuan me bakër-nikel. Inflacioni shkaktoi që monedha farthing të ndalonte prodhimin në 1956 dhe të hiqej nga qarkullimi në 1960. Pak para vendosjes së sistemit dhjetor, gjysëm-peni dhe gjysëm-crown u hoqën nga qarkullimi në 1969.
Monedhat në sistemin dhjetor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kohështrirja e monedhave britanike:
- 1968: Doli monedha e parë e sistemit dhjetor. Këto ishin monedha bakër-nikeli 5p dhe 10p të cilat ishin ekuivalente me monedhat 1/- dhe 2/-.
- 1969: Monedha e harkuar heptagonale 50p zëvendësoi kartmonedhën 10/-.
- 1971: Sistemi dhjetor i monedhave u kompletua në 1971 me futjen e monedhave të bronzit ½p, 1p dhe 2p coins dhe me tërheqjen e monedhave 1d dhe 3d.
- 1980: Tërhiqen monedhat 6d, të cilat qarkullonin me vlerën e 2½p.
- 1982: Fjala "new" (i ri) u hoq nga monedhat dhe doli monedha 20p.
- 1983: Doli monedha £1.
- 1983: Monedha ½p u prodhua për herë të fundit.
- 1984: Monedha ½p u hoq nga qarkullimi
- 1990: Crown, me vlerë 25p, u ritarifua për të ardhmen si monedhë përkujtimore me vlerë £5
- 1990: Mnedhat 5p, 10p dhe 50p u bënë më të vogla.
- 1991: Monedhat e vjetra 1/-, të cilat vazhduan të qarkullojnë me vlerë 5p, u hoqën nga qarkullimi në 1991 pasi monedha 5p u bë më e vogël.
- 1992: Bronzi u zëvendësua me çelik të veshur me bakër
- 1993: Monedhat 2/- u hoqën nga qarkullimi.
- 1998: Monedha bimetalike £2 u fut në qarkullim.
- 2007: Tashmë vlera e bakrit në monedhat e para-1992 1p/2p (të cilat janë 97% bakër) e tejkaloi vlerën në monedhë sa që arriti në pikën që sipërmarrësit filluan ti shkrinin monedhat për bakër (me fitime rreth 11%, shtuar koston e shkrirjes gjë që e çonte leverdinë në 4%)—megjithëse kjo ishte ilegale, dhe vlera e tregut të bakrit ra në mënyrë dramatike nga kulmet e mëparshme.
- 2012: Monedhat 5p dhe 10p u ndryshuan nga bakër-nikeli në çelik i veshur me nikel.
Sot, monedhat më të vjetra në qarkullim në Britani janë monedhat e bakrit 1p dhe 2p të prodhuara në 1971. Para sistemit dhjetor, në një grusht me monedha mund të gjeje monedha me vjetërsi 100 vjet ose edhe më shumë.
Në prill 2008 një ridizenjim i monedhave u prezantuan. Dizenjot e reja u lëshuan gradualisht në qarkullim, duke nisur nga vera e 2008. Pjesa e mbrapme e monedhave 1p, 2p, 5p, 10p, 20p dhe 50p paraqisin pjesë të Mburojës Mbretërore, dhe monedha e re e paundit paraqet të gjthë mburojën. Këto monedha kanë të njëjtat specifikime me ato të dizenjove të vjetra (të cilat do të vazhdojnë të qarkullojnë).
Kartmonedhat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kartmonedhat e para të sterlinës u lëshuan për herë të parë nga Banka e Anglisë pa pas themelimit të saj në 1694. Denominimet në fillim shkruheshin në kartmonedhë në kohën e lëshimit. Nga 1745, kartmonedhat printoheshin në prerje ndërmjet £20 dhe £1000. Kartmonedhat £10 u shtuan në 1759, të ndjekura nga £5 në 1793 dhe £1 dhe £2 në 1797. Prerjet më të vogla u tërhoqën nga qarkullimi në fund të Luftërave Napoleonike. Në 1855, kartmonedhat u bënë plotësisht të printuara, me prerje £5, £10, £20, £50, £100, £200, £300, £500 dhe £1000.
Banka e Skocisë filloi lëshimin e kartmonedhave në 1695. Megjithëse paundi skocez ishte ende valuta e Skocisë, këto kartmonedha u denominuan në sterlina me vlerë deri në £100. Nga 1727, Banka Mbretërore e Skocisë lëshonte gjithashtu kartmonedha. Të dy bankat lëshonin kartmonedha të denominuara në guinea dhe paund. Në shek. 19-të, rregullorja limitoi kartmonedhën më të vogël të lëshuar nga bankat skoceze në £1, një kartmonedhë jo e lejuar në Angli.
Me zgjerimin e sterlinës në Irlandë në 1825, Banka e Irlandës filloi të lëshojë kartmonedha sterline, më vonë u ndoq nga banka të tjera irlandeze. Këto monedha përfshinin prerjet e pazakonte prej 30/- dhe £3. Prerja me e madhe e lëshuar nga bankat irlandeze ishte £100.
Në 1826, bankat me distancë të paktën 105 km nga Londra ju dha leja për të lëshuar paratë e tyre të letrës. Nga 1844, bankat e reja u përjashtuan të lëshujnë kartmonedha në Angli dhe Uells por jo në Skoci dhe Irlandë. Si pasojë, numri i kartmonedhave private u zvogëlua në Angli dhe Uells por u shtua në Skoci dhe Irlandë. Kartmonedha e fundit private angleze u lëshua në 1921.
Në 1914, Thesari prezantoi kartmonedha me prerje 10/- dhe £1 për të zëvendësuar monedhat e arit. Këto qarkulluan deri në 1928, kur u zëvendësuan nga kartmonedhat e Bankës së Anglisë. Pavarësia e Irlandës e uli numrin e bankave irlandeze që lëshonin kartmonedha sterline në vetëm pesë që vepronin në Irlandën e Veriut. Lufta e Dytë Botërore pati një efekt drastik në prodhimin e kartmonedhave të Bankës së Anglisë. E frikësuar nga falsifikimet masive nga Nazistët (shih Operacioni Bernhard), të gjitha kartmonedhat me vlerë £10 dhe më lartë ndaluan së printuari, dukë i lënë bankës të lëshojë vetëm prerje 10/-, £1 dhe £5. Kartmonedhat e lësuara nga Skocia dhe Irlanda e Veriut nuk u prekën, me prerje prej £1, £5, £10, £20, £50 dhe £100.
Banka e Anglisë i rifuti në qarkullim kartmonedhat £10 në 1964. Në 1969, kartmonedha 10/- u zëvendësua nga monedha 50p si pjesë e pregatitjes për sistemin dhjetor. Kartmonedhat £20 të Bankës së Anglisë u rifutën në 1970, të ndjekura nga £50 në 1981.[33] Pas daljes së monedhës £1 në 1983, Kartmonedhat £1 të Bankës së Anglisë u tërhoqën në 1988.
Kartmonedha e polimerizuar £5, e lëshuar nga Northern Bank në 2000, është kartmonedha e vetme polimere (plastike) në qarkullim, megjithëse Northern Bank prodhon edhe kartmonedha letre £10, £20 dhe £50.
Banka e Anglisë prodhon kartmonedha të quajtura "giant" dhe "titan".[34] Një kartmonedhë giant vlen një milion paund, dhe një titan vlen njëqind milion paund,[35] nga të cilat ka vetëm 40. Giantët dhe titanët përdoren vetëm brenda sistemit bankar.
Vlera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tabela e mëposhtme tregon shumën ekuivalente të të mirave që, në një vit të veçantë, mund të blihen me £1.[36] Tabela tregon që nga 1971 deri në 2012 paundi britanik ka humbur 92% të fuqisë blerëse.
Viti | Fuqia blerëse Equivalente | Viti | Fuqia blerëse Equivalente | Viti | Fuqia blerëse Equivalente | Viti | Fuqia blerëse Equivalente | Viti | Fuqia blerëse Equivalente |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
1971 | £1.00 | 1981 | £0.271 | 1991 | £0.152 | 2001 | £0.117 | 2011 | £0.0900 |
1972 | £0.935 | 1982 | £0.250 | 1992 | £0.146 | 2002 | £0.115 | 2012 | £0.0850 |
1973 | £0.855 | 1983 | £0.239 | 1993 | £0.144 | 2003 | £0.112 | ||
1974 | £0.735 | 1984 | £0.227 | 1994 | £0.141 | 2004 | £0.109 | ||
1975 | £0.592 | 1985 | £0.214 | 1995 | £0.136 | 2005 | £0.106 | ||
1976 | £0.510 | 1986 | £0.207 | 1996 | £0.133 | 2006 | £0.102 | ||
1977 | £0.439 | 1987 | £0.199 | 1997 | £0.123 | 2007 | £0.0980 | ||
1978 | £0.407 | 1988 | £0.190 | 1998 | £0.125 | 2008 | £0.0943 | ||
1979 | £0.358 | 1989 | £0.176 | 1999 | £0.123 | 2009 | £0.0952 | ||
1980 | £0.303 | 1990 | £0.161 | 2000 | £0.119 | 2010 | £0.0910 |
Kursi i këmbimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Paundi blihet dhe shitet lirisht në tregjet ndërkombëtare valutore në çdo vend të botës, dhe vlera e tij është relative me valutat e tjera dhe kështu që vlera e tij and luhatet. Ka qenë një nga valutat me vlerën më të madhe në botë. Që prej 22 korrikut 2012, £1 vlente US$1.55, €1.30, ¥124.2, CHF 1.51, A$1.54, C$1.53 ose INR 86.9.
Kurset e sotme të këmbimit GBP | |
---|---|
Nga Google Finance: | AUD CAD CHF EUR HKD JPY USD INR |
Nga Yahoo! Finance: | AUD CAD CHF EUR HKD JPY USD INR |
Nga XE.com: | AUD CAD CHF EUR HKD JPY USD INR |
Nga OANDA.com: | AUD CAD CHF EUR HKD JPY USD INR |
Nga fxtop.com: | AUD CAD CHF EUR HKD JPY USD INR |
Rezerva
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sterlina përdoret si valutë rezervë në të gjithë botën dhe momentalisht renditet si e treta në vlerë si valutë rezervë.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Inside Pakistan's 'Little Britain' as overseas nationals get vote". BBC News. 2012-03-04.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ £1,000 gold Kilo Coin marks Queen's Diamond Jubilee| ITV News
- ^ "Foreign and Commonwealth Office country profiles: South Georgia and the South Sandwich Islands". British Foreign & Commonwealth Office. 2007-09-06. Arkivuar nga origjinali më 2 dhjetor 2008. Marrë më 23 nëntor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Foreign and Commonwealth Office country profiles: British Antarctic Territory". British Foreign & Commonwealth Office. 2010-03-25. Arkivuar nga origjinali më 21 nëntor 2008. Marrë më 2010-04-17.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Foreign and Commonwealth Office country profiles: Tristan da Cunha". British Foreign & Commonwealth Office. 2010-02-12. Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2010. Marrë më 23 nëntor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Currency Act 1992 (an Act of Tynwald)[1] Arkivuar 5 nëntor 2013 tek Wayback Machine section 1)
- ^ Fast Facts on St Helena Arkivuar 24 shkurt 2013 tek Wayback Machine, St Helena Tourism
- ^ faz.net
- ^ The American Heritage Dictionary of the English Language, Third Edition Houghton Mifflin; 3 edition (August 20, 1992)
- ^ Pound sterling, Encyclopaedia Britannica
- ^ http://news.bbc.co.uk/onthisday/hi/dates/stories/february/1/newsid_2828000/2828819.stm
- ^ news.bbc.co.uk 'Economic terms explained' BBC News
- ^ Bloy, Marjie (2006-06-20). "British Currency before 1971". The Victorian Web. Marrë më 2010-12-28.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ The Board of Trade Journal, 7 January 1932
- ^ "The Central Bank of Barbados: Students' Centre – Money: Bits and Pieces". Centralbank.org.bb. Arkivuar nga origjinali më 14 qershor 2008. Marrë më 2010-04-17.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Puritanism comes too naturally for 'Huck' Brown Arkivuar 14 gusht 2011 tek Wayback Machine—Times Online
- ^ "EMU Entry And EU Constitution". MORI. 2005-02-28. Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2006. Marrë më 23 nëntor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Should Britain join the euro? – Telegraph
- ^ "Most Britons 'still oppose euro'". BBC News. 2009-01-01. Marrë më 2010-04-17.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Euro reaches field that is for ever England – The Times". Arkivuar nga origjinali më 14 gusht 2011. Marrë më 23 nëntor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "World's Most Traded Currencies By Value 2012". Investopedia.com. Marrë më 10 qershor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Report on global foreign exchange market activity in 2013" (PDF). Triennial Central Bank Survey. Bazel, Zvicër: Bank for International Settlements. 2013. fq. 12. Marrë më 22 tetor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Business | Pound reaches 26-year dollar high". BBC News. 2007-04-18. Marrë më 2010-04-17.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ FXGraph: Graphical Display of Currency Rates Arkivuar 7 korrik 2006 tek Wayback Machine OANDA.COM
- ^ "GBPUSD=X: Basic Chart for GBP/USD - Yahoo! Finance". Finance.yahoo.com. Marrë më 2010-04-17.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "ECB ratings: Pound sterling in Euros". Ecb.int. Marrë më 2010-04-17.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Business | Pound hits new low against Euro". BBC News. 2008-12-29. Marrë më 2010-04-17.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Historical rates". Oanda.com. 2011-04-16. Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2011. Marrë më 2011-11-06.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Bank to pump £75bn into economy". BBC News. 2009-03-05. Marrë më 2009-03-05.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b "ECB, Bank of England cut rates to record lows". CNN. 2009-03-05. Marrë më 2009-03-05.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Duncan, Gary (2009-03-05). "Bank 'prints' £75bn and cuts interest rates in half". London: The Times. Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2011. Marrë më 2009-03-05.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Guardian newspaper: UK inflation rate graph
- ^ "Notes recently withdrawn from circulation". Bank of England. Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2013. Marrë më 23 nëntor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ BBC: Britain's £1m and £100m banknotes, 26 January 2013
- ^ "Security by Design - A closer look at Bank of England notes" (PDF). Marrë më 2011-11-06.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Measuring Worth - Purchasing Power of Money in the United Kingdom from 1971 to 2009". Arkivuar nga origjinali më 17 shtator 2017. Marrë më 2010-04-22.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Bank of England Banknotes FAQ". Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2007. Marrë më 2006-05-07.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - The Perspective of the World, Vol III of Civilisation and Capitalism, Fernand Braudel, 1984 ISBN 1-84212-289-4 (in French 1979).
- A Retrospective on the Bretton Woods System : Lessons for International Monetary Reform (National Bureau of Economic Research Project Report) By Barry Eichengreen (Editor), Michael D. Bordo (Editor) Published by University of Chicago Press (1993) ISBN 0-226-06587-1
- The political pound: British investment overseas and exchange controls past—and future? By John Brennan Published By Henderson Administration (1983) ISBN 0-9508735-0-0
- Monetary History of the United States, 1867–1960 by Milton Friedman, Anna Jacobson Schwartz Published by Princeton University Press (1971) ISBN 0-691-00354-8
- The international role of the pound sterling: Its benefits and costs to the United Kingdom By John Kevin Green
- The Financial System in Nineteenth-Century Britain (The Victorian Archives Series), By Mary Poovey Published by Oxford University Press (2002) ISBN 0-19-515057-0
- Rethinking our Centralised Monetary System: The Case for a System of Local Currencies By Lewis D. Solomon Published by Praeger Publishers (1996) ISBN 0-275-95376-9
- Politics and the Pound: The Conservatives' Struggle With Sterling by Philip Stephens Trans-Atlantic Publications (1995) ISBN 0-333-63296-6
- The European Monetary System: Developments and Perspectives (Occasional Paper, No. 73) by Horst Ungerer, Jouko J. Hauvonen Published by International Monetary Fund (1990) ISBN 1-55775-172-2
- The floating pound sterling of the nineteen-thirties: An exploratory study By J. K Whitaker Dept. of the Treasury (1986)
- World Currency Monitor Annual, 1976–1989: Pound Sterling : The Value of the British Pound Sterling in Foreign Terms Published by Mecklermedia (1990) ISBN 0-88736-543-4
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Royal Mint
- Coin Types from Great Britain Lists, pictures, and values of Great Britain coin types
- British Coins - information about British coins (from 1656 to 1952)
- A history of sterling Daily Telegraph
- Purchasing Power of British Pounds from 1264 to 2007
- Five Ways to Compute the Relative Value of a UK Pound Amount, 1830–present Arkivuar 1 shtator 2010 tek Wayback Machine
- Images of historic and modern British bank notes
- Exchange calculator and historic relationship between Pound sterling and the US dollar Arkivuar 6 nëntor 2013 tek Wayback Machine
- Current wholesale exchange rates between currencies
- Paund sterlina - Kartëmonedhat Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Stampa:De
- Kartmonedhat Skoceze Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Stampa:De
- Kartmonedhat e Irlandës së Veriut Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Stampa:De