Pemët frutore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
link= http://sq.wikipedia.org/wiki/Wikipedia:Sigurimin_e_cil%C3%ABsis%C3%AB9 Ky artikull është jo i plotë ose me cilësi të dobët. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar!
Ky artikull duhet të përmirësuar në:  Pa referenca dhe pa lidhje wiki --Rissa 7 Gusht 2010 16:16 (CEST)

Organet vegjetative[redakto | redakto tekstin burimor]

Te organet vegjetative bëjnë pjesë:

  • Sistemi rrënjor
  • Sistemi mbitokësore

Tek sistemi mbitokësore bëjnë:

  • trungu
  • degët
  • degëzat
  • gjethet

Sistemi rrënjor[redakto | redakto tekstin burimor]

Sistemi rrënjor shërben për të mbajtur trupin e pemëve frutore të ngulur në tokë dhe për të ushqyer bimën me ujë dhe lëndët e ushqimore të tretura në të. Të gjithë pjesët përbërëse të rrënjës formojnë atë që quhet Sistemi Rrënjor. Mënyra e zhvillimit të sistemit rrënjor varet nga mënyra e shtimit të bimëve dhe nga specia bimore. Ndryshe zhvillohet kur bimët shtohen me anë të copave dhe ndryshe kur ato shtohen me anë të farës. Rrënja embrionale e mbirë direkt nga fara, shkon në thellësi të tokës në drejtim vertikal. Më pas ajo fillon degëzimet e para që zakonisht ato rriten në drejtimin horizontal. Nga degëzimet e para fillojnë të zhvillohen degëzimet e dyta, më pas ato të tretat e kështu me radhë, duke formuar një sistem degëzimesh e cila në varësi të species dhe nënshartesës, shtrihet dhe “pushton” një volum të caktuar dheu. Sipas studimeve të bëra për këtë qëllim, gjërësia e shtrirjes së sistemit rrënjor të pemëve frutore është në varësi të trashësisë së shtresës aktive të tokës. Në toka të thella dhe të përshkueshme sistemi rrënjor zhvillohet si në thellësi ashtu edhe në gjërësi. Në tokat me pjellori normale, gjërësia e sistemit rrënjor zhvillohet horizontalisht në rreth 30-40% më shumë se sa gjërësia e vetë kurorës, ndërsa pjesa më e madhe e tyre zhvillohen në thellësinë 20-80 cm. Sa më larg qafës së rrënjës të ndodhet sistemi rrënjor aq më shumë aktive është aftësia thithëse dhe asimiluese e saj. Në thellësinë deri në 1,5 - 2 m nga sipërfaqja e tokës, është shtrirë rreth 75-85% e totalit të sistemit rrënjor. Kjo ka rëndësi praktike sepse sipërfaqja e një pemëtoreje me pemë të rritura, është plotësisht e pushtuar nga sistemi rrënjor, gjë që ka rëndësi të dihet për aplikimin e një sistemi plehrimi në të gjithë sipërfaqen e tokës. Pikërisht për këtë arsye të gjithë plehrat organike dhe ujitjet nuk duhet të hidhen në afërsi të qafës së rrënjëve, por duhet të shpërndahen në të gjithë sipërfaqen e tokës që mbulon kurora e pemës. Nga studime të kryera për këtë qëllim, është vërtetuar se sistemi rrënjor kur mbillet me farë si, arra, gështenja, mani, etj, vetëm në fund të vitit të parë pas mbjelljes, shkon nga 1,5 - 2 m thellësi. Ndërsa në fundin e vitit të pestë apo të gjashtë pas mbjelljes, thellësia e tij mund të ketë shkuar edhe në rreth 3 - 5m. Mundësia e depërtimit në thellësi të tokës dhe aftësia e rritjes/ zhvillimit në drejtim horizontal të sistemin rrënjor, varet shumë nga kushtet klimaterike-tokësore dhe niveli i shërbimeve agroteknike gjatë kultivimit. Kështu psh., në tokat e pasura dhe me ujrat nëntokësore të thella, thellësia e sistemit rrënjor te pemet e rritura shkon deri në 8 - 10m. Largësia e rrënjëve anësore shkon në rreth 4-8 m nga qëndra e boshtit rrënjor. Ndërsa pemët e shartuara mbi nënshartesa, pasi shkulen nga vendi i mbjelljes së farës dhe dërgohen për në vëndin e përhershëm, rrënja embrionale e cila ka drejtim boshtor, shkatërrohet/ pritet duke i’a lënë vëndin zhvillimit të një sistemi rrënjor horizontal. Në rastet kur niveli i ujrave nëntokësore është poshtë sipërfaqes sipërfaqes së tokës (nën 1,5m) dhe toka ka një strukture të shkrifët, e të përshkueshme nga uji dhe ajri, atëhere sistemi rrënjor tenton të rritet/zhvillohet si në thellësi ashtu edhe në gjërësi, duke formuar një sistem rrënjor xhufkor mjaft të zhvilluar dhe të aftë për të siguruar një furnizim sa më të mirë të bimës me ujë dhe me lëndë ushqimore. Ndërsa kur niveli i ujrave nëntoksore është afër sipërfaqes së tokës, atëhere sistemi rrënjor tenton të rritet/zhvillohet afër sajë dhe në drejtimin sa më horizontal. Gjithashtu, kur shtresa e horizontit punues është e cekët dhe shtresa vijuese është me formacione shkëmbore, ranore apo konglomerate/gurishtore, atëhere edhe në këtë rast sistemi rrënjor tenton të shkojë sa më horizontalisht. Praktikisht këto lloje tokash kanë ndikime negative sepse volumi i sistemit rrënjor kufizohet vetëm në një pjesë më të vogël volumi toke. Gjithashtu në thellësinë e sistemit rrënjor ndikon edhe dendësia e mbjelljeve të bimëve. Në rastin kur bimët mbillen në një dendësi më të madhe, me qëllim që ato të sigurojne sa më shumë ujë dhe lëndë ushqimore, atëhere sistemi rrënjor i tyre tenton të shkojë sa më thellë. Këtu një rëndësi vendimtare merr realizimi i një sistemi plehrimi të kombinuar me plehrat minerale dhe ato organike, si ujitjet sistematike, veçanerisht ajo me pika. Bimët që shtohen me anë të copave, përpanjave, këmbëzave, etj, duke qënë se nuk janë me origjinë nga fara, ato nuk zhvillojnë rrënjë embrionale, por zhvillojnë rrënjë mitake. Këto rrënjë më tej rriten dhe zhvillohen si në drejtim horizontal ashtu edhe në drejtim vertikal, duke zhvilluar një sistem rrënjor të aftë për t’i siguruar bimës një furnizim sa më normal të ujit dhe me lëndë ushqimore. Pavarësisht nga origjina rrënjës, embrionale apo mitake, rrënjët e sistemit rrënjor ndahen në 3 kategori që janë:

  • Rrënjët skeletore
  • Rrënjët gjysëm skeletore;
  • Rrënjët veshëse
  • Rrënjët skeletore

Rrenjet gjysëm skeletore janë rrënjët më të vjetra dhe më të trasha të sistemit rrënjor dhe lidhen direkt me qafën e rrënjës e cila ndodhet në fundin e trungut Këto rrënjë i japin bimës një qëndrueshmëri të lartë kundrejt peshës së vetë bimës (sëbashku me frutat) dhe të përballimit të forcave e të faktorëve të tjerë fizik dhe klimaterik, si; erës, reshjeve, ngarkesës se borës, etj. Rrënjët veshëse kanë një gjatësi ne 1-5 cm dhe shërbejnë për të thithur ujin dhe lëndët ushqimore. Rrënjët veshëse përbëhen nga:

  • Kësula,
  • Pjesa rritëse,
  • Pjesa e qimeve thithëse
  • Pjesa përcjellëse.

Pjesa rritëse, është maja më e re e rrënjës dhe gjatësia e sajë është nga 0,1 - 1,5 mm dhe gjërësi nga 0,3 - 1mm. Zona e qimeve thithëse është pjesa më e rëndësishmë e sistemit rrënjor. Ne 1 mm2 të zonës së qimeve thithëse ndodhen rreth 300-600 qime thithëse. Një qime thithëse praktikisht jeton pak, rreth 15 - 20 ditë dhe zevëndesimi i tyre bëhet në mënyrë periodike në funksion të rritjes. Nëpërmjet tyre bëhet realizimi i absorbimit të ujit dhe të lëndëve ushqimore që janë të tretura në të. Për një zhvillim sa më normal të sistemit rrënjor, rëndësi të dorës së parë (përveç kushteve si; lagështira optimale, prania e lëndëve ushqimore, etj), merr punimi i sipërfaqes së tokës. Ajrimi i dobët i sistemit rrënjor, ngjeshja e sipërfaqes së tokës, qëndrimi për një kohë të gjatë të ujit në trashësinë e sistemit rrënjorë, bën që bimët të vuajnë nga asfiksia (mungesa e ajrit). Përveç kullimit nga ujrat e tepërta, rëndësi të madhe merr punimi/shkrifterimi i sipërfaqes së tokës në thellësinë jo më pak dhe jo më shumë se 15-20 cm. Më në thellësi nuk duhet të aplikohet, sepse dëmtohen rrënjët skeletore dhe ½ skeletore, që zakonisht janë afër sipërfaqes së tokës.

Sistemi mbitokësor[redakto | redakto tekstin burimor]

Sistemi mbitokësore përbëhet nga

  • trungu
  • degët skeletore të para
  • degët skeletore të dyta
  • degët skeletore të treta
  • degëzat e kategorive të ndryshme sythet, gjethet.

Trungu[redakto | redakto tekstin burimor]

Trungu fillon nga qafa e rrënjës dhe mbaron deri në fillimin e degëzimeve të degëve të para skeletore. Gjatësia dhe trashësia e tij është në varësi të moshës së pemës dhe të species bimore. Ai shërben për të transportuar ujin dhe lëndët ushqimore nga sistemi rrënjor në drejtim të kurorës dhe të sistemit gjethor, si dhe të zbresin lëndët organike të formuara nga gjethet në drejtim të sistemit rrënjorë. Trungu mund të jetë i përbërë nga një trung i vetëm, ose në 2 ose 3 trungje dhe me rrallë 4 trungje (varet nga mënyra e kultivimit). Trungu ka një qëndrueshmëri të lartë ndaj faktorëve fizik si: peshës së vetë pemës, ngarkesës së frutave, erërave të forta dhe faktorëve të tjerë fizik dhe klimaterik. Disa lloje pemësh si lajthia, thana, shega, etj, nuk kanë trung, pasi degëzimet e tyre i fillojnë menjëherë nga qafa e rrënjës


Degëzat e shkurtra, janë degëza me moshë shumëvjeçare, nga 4-10 vjet. Gjatësia e tyre shkon nga 3 - 15 cm. Ato kanë ndërnyje të shkurtra dhe të mbushura me sythe frutore që qëndrojnë shumë afër njëri tjetrit. Shpesh herë në majë janë vegjetative të cilët kur zhvillohen japin një ose disa llastarë të rinjë. Pas formimit të frutit në to formohen ntrashje. Gjatë krasitjeve dimërore, kurrsesi ato nuk duhet të shkurtohen apo të priten.

Degëzat e torbeste, janë degëza tipike për farorët dhe formohen nga kombinimi i degëzave të holla dhe atyre të shkurtëra Ato rriten shumë ngadalë dhe mund të frutifikojne për 10-15 vjet me radhë. Pas formimit të frutit në to formohen ntrashje në formë unaze ku në bazë sajë mund të gjykohet edhe për moshën e tyre. Gjatë krasitjeve dimërore, kurrsesi ato nuk duhet të priten. Ato mund të rrallohen vetëm atëhere nëse në pemë ka shumë të tilla ose kur janë shumë të vjetra, ose mund të shkurtohen nëse janë shumë të vjetra.

Në grupin e pemëve bërthamore (si; kumbulla, pjeshka, qershia, kajsia,vishnja, gjënden:

  • Degëzat frutore;
  • Degëzat e përziera;
  • Degëzat buketore
  • Degëzat gjëmbore.

Degëzat e frutore, janë degëza me moshë njëvjeçare, më gjatësi 15-40 cm.Në gjatësi të Degëzës sythat anësore janë kryesisht frutore ndërsa ai i majes është vegjetative. Gjatë krasitjeve dimërore, ato nuk duhen të shkurtohen apo të priten, por vetëm të rrallohen nëse sasia e tyre është e dendur.

Degëzat e buketore, janë degëza tipikë për shumicën e pemëve në grupin e bërthamoreve. Ato janë me gjatësi 0.5-1 cm dhe nganjëherë edhe 4-6 cm (fig nr. 9). Në këto degëza vërejmë se sythat anësore janë frutore dhe të grupuara, dhe sythi që është në majë, është vegjetativ, i cili pasi çel del një llastar i ri. Ky llastar në fund të vitit të dytë shëndërrohet përsëri në një degëz të re buketore me sytha të grupuara dhe kështu tërësia e këtyre degëzave përbën atë që quhen degëza buketore. Ato jetojnë Degëzat e peziera, janë degëza me moshë njëvjeçare, më gjatësi 20-30 cm dhe nganjëherë edhe 50-60 cm te gjata. Në këto degëza vërejmë se sythat e bazës dhe ato që janë më afër majes, në të shumten e rasteve janë më shumë vegjetative, ndërsa ato të mesit janë më tepër frutore (fig nr. 8). Në disa raste ato mund të jenë të përziera 2-3 sëbashku, etj. Gjatë krasitjeve jetojnë 3-6 vjet. Gjatë krasitjeve dimërore, ato nuk duhet të priten. Nëse ato janë me moshë më të madhe se 5-6 vjet atëhere ato duhet të përgjysmohen me qëllim që të stimulohet dalja e llastarëve të rinj. Degëzat gjëmbore, janë degëza tipikë të shkurtëra më gjatësi 0.5-2 cm dhe nganjëherë edhe 8-10 cm (fig nr. 10). Në këto degëza janë karakteristike për disa lloje kumbullash, kajsish, etj, dhe që jetojnë 2-5 vjet. Origjina e tyre është nga sythet ne sqetullat e gjetheve. Ato formohen si rezultat i shëndërrimit të llastarit të dalë nga sythi sqetullore në gjëmb. Sythat anësore janë frutore por nganjëherë përzihen me sytha vegjetative. Gjatë krasitjeve dimërore, ato nuk duhet të priten.. Sythat zhvillohen nga sqetulla e gjetheve të një llastari të ri dhe maturohen në degëzat njëvjeçare. Ato përfaqesojne në miniaturë degëzat e ardhshme të cilët ndodhen në majën rritëse të tyre Ato kanë formë ovale ose të rrumbullakët dhe zakonisht janë të rrethuara me luspa. Sythat klasifikohën:

  • Sipas kohës së çeljes
  • Sipas funksionit që ato kanë në bimë.
  • Sipas kohës së çeljes ato klasifikohën në tre grupe që janë:
  • Sytha me zgjim normal
  • Sytha me zgjim të parakohshem
  • sytha fjetës.

Sytha me zgjim normal, janë sytha që lindin gjatë Pranverës në sqetullat e gjetheve të llastarëve të vitit të kaluar, që zhvillohen gjatë vegjetacionit. Ato kalojnë fazën e qetësisë dimërore dhe çelin në Pranverë duke dhënë lule ose llastarë, ose të dyja sëbashku. Sytha me zgjim të parakohshëm, janë sytha që lindin në sqetullat e gjetheve të llastarëve ekzistues, të cilët shpërthejnë po brenda atij viti, duke dhenë llastarë të rinj mbi llastarin e parë, ose ndryshe quhen llastarë sqetullore. Sipas funksionit që ato kanë në bimë, sythat klasifikohën në këto kategori, që janë:

  • Sythe vegjetative
  • Sythe frutore
  • Sythe zevendësuese ose rezervë;
  • Sythe të fjetura
  • Sythe mitake (adventive).

Sythat vegjetative, kur çelin japin llastarë vegjetative që në vitin vijues transformohen në degëza sipas kategorive të mësipërme. Sythat frutore, kur çelin japin lulet ose lulesat, d.m.th. frutat e ardhshme. Sythat frutore mund të jenë:

  • Njëlulëshe (pjeshka, kajsia,

bajamja, ftoi, etj,)

  • Dylulëshe (kumbulla)
  • 3-4 lulëshe (qershia, vishnja)
  • Shumëlulëshe (molla, dardha)
  • Të përziera (në të njëjtën syth ka lule, gjethe dhe llastar).

Sythat zëvendësuese ose rezervë Kjo ndodh nganjëherë kur në brëndësi të një sythi ndodhen 1-2 sytha të tjerë të cilët janë më pak të zhvilluar. Ato si rregull nuk çelin, por kur dëmtohet sythi kryesor, aktivizohet një nga ato që është rezerve, të cilët zakonisht zhvillojnë vetëm llastarë vegjetativ. Këto sythe në aspektin praktik zakonisht nuk janë të rëndësishem. Sythat e fjetura, formohen nga sythet vegjetative, prodh-uese apo ato të zevëndesimit, të cilët kur nuk çelin, mbulohen nga lëkura dhe kalojnë në gjëndje të fjetur, ku jetojnë për shumë vite me radhë. Këto sythe aktivizohen vetëm atëhere kur njëra degë skeletore apo çfarëdo tjetër qoftë, është tharë, prerë, dëmtuar, e mplakur dhe nga këto sythe çelin një numër i madh llastarësh që, në fillim janë vegjetative, të fuqishëm dhe vetëm me gjethe. Llastarët e përfituara nga këto sythe zakonisht quhen thithakë dhe shërbëjnë për ripërtëritjen e degëve kryesore dhe të gjithë pemës me degë skeletore dhe me të gjithë komponentët përbërës të saj. Sythat e mitake (adventive), formohen atëhere kur trungu, degët skeletore kryesore dëmtohen apo priten kur krasiten rendë, gjatë prosesit të shërimit të plagëve sidomos nga indet e kallusimit, krijohen sytha mitake të cilët çelin llastarë të shumtë, që edhe këto mund të shërbëjnë për formimin e kurorës nëse do të jetë e nevojshme. Sythat e diferencuara brenda një sezoni zakonisht nuk çelin në të njëjtin sezon. Ato pas rënies natyrale të gjetheve, hyjne në fazën e qetësisë dimërore dhe çelin në Pranverë. Ka disa raste që çelja e sytheve mund të bëhet edhe brenda sezonit. Bymimi/fryerja e sytheve në një degëz nuk ndodh menjëherë në të njëjtën kohë. Më parë fryhen ato të majës, më pas ato të mesit dhe më pas ato që janë më afër bazës. Çelja e parakohshme e sythave nuk duhet stimuluar, sepse ato ndikojnë negativisht në çrregullimet fiziologjike të pemëve, degradimin biologjik dhe mplakjen e parakohshme të tyre.

Gjethet[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjethet luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e bimëve. Nëpërmjet tyre kryhet fotosinteza, frymëmarrja dhe transpirimi, si procese shumë të rëndësishme fiziologjike për jetën e bimëve. Ato luajne rolin kryesore në formimin e lëndës organike, si: karbohidratet, sheqerërat, vitaminat, aromat dhe komponimet e tjera organike. Nëpërmjet procesit të fotosintezës, klorofila dhe tëresia e gojzave që ndodhen në gjethe, realizojnë lëndën organike, e cila është materiali bazë për rritjen e masës vegjetative të bimës dhe të organeve gjenerative. Lënda organike që formohet nga gjethet, shkon jo vetëm për rritjen dhe pjekjen e frutave, por furnizohet edhe vetë trupi i bimës dhe sistemi rrënjor. Me anë të transpirimit i cili realizohet nëpërmjet gojzave, bëhet avullimi i ujit i cili është procesi bazë gjatë formimit te lëndës organike dhe të vetëfreskimit të bimës në temperaturat e larta të ajrit. Me anë të frymëmarrjes gjatë natës, gjethet bëjnë anën e kundërt të shpërbërjes së lëndës organike (zakonisht shpërbëhet rreth 1/10 e sasisë së lëndës organike të prodhuar gjatë ditës) e cila është bazë në proceset jetësore të bimës. Tërësia e sipërfaqeve të çdo gjetheje që ndodhen në një pemë, përbën sipërfaqen totale gjethore të asaj peme. Sa më e madhe të jetë kjo vlerë aq më e fuqishme është rritja dhe zhvillimi i sistemit rrënjor dhe aq më vitale është vetë bima. Nëse gjatë vegjetacionit bimës i bëjmë një heqje të madhe të masës gjethore gjatë procesit të operacioneve të gjelbërta, atëhere asajë do ti shkaktohet një “çoroditje” e bilancit funksional rrënjë-gjethe dhe për pasoje bima merr një goditje të rëndë fiziologjike. Prandaj nga ana praktike rëndësi të dorës së parë merr që gjatë operacioneve të krasitjes së gjelbërt, të veprohet në heqjen e ekuilibruar të llastarëve, me qëllim që bilanci rrënjë-gjethe të mos prishet. Gjethet përbëhen nga llapa, bishti dhe milli. Milli është pjesa e zgjeruar në vënd takimin e bishtit me llapën. Llapa përbëhet nga një nervature që e përshkon gjethen në gjatësi të saj dhe e degëzuar qartë në të dy anët e llapës. Format e llapës janë varësi të specieve bimore dhe kategorizohen në këto grupe:

  • Në formë zemre
  • Në formë veze
  • Në formë heshte
  • Në formë të përzier si vezake-heshtë

Madhësia e llapës së gjetheve ndryshon në varësi të formës bimore, kushteve të kultivimit dhe moshës së pemëve, etj. Në moshat e reja përmasat e llapës janë më të mëdha se sa në ato më të vjetrat. Po kështu edhe për bimët që kultivohen në një agrofond më të mirë, kanë madhësi më të madhe.

Organet gjenerative[redakto | redakto tekstin burimor]

Te organet gjenerative bëjnë pjesë:

  • Lulet
  • Frutat
  • Farërat

Lulet[redakto | redakto tekstin burimor]

Lulja është organ i riprodhimit seksual. Një lule normale përbëhet nga:

  • bishti
  • shtrati
  • kupa;
  • kurora (petelat dhe nënpetlat);
  • thekët (organi mashkullore)
  • pistili

Thekët përmbajnë polenin dhe pistili përbëhet nga trasta embrionale dhe vezëzat. Në çdo vezore ka 1-2 qeliza femërore. Te bërthamoret ndodhen zakonisht 2 qeliza femërore (dhe në shumë raste nga frutat zhvillohet një farë, rralle dy), ndërsa te farorët ndodhen disa. Numri i tyre korespondon me numrin e farërave në çdo frut. Në varësi të specieve apo formave të ndryshme bimore, lulet mund të jenë njëseksuale dhe dy seksuale. Ne varesi te seksit te luleve, bimet klasifikohen si:

  • Bime monoike
  • Bime dioike.

Kur lulet njëseksuale janë të ndara veç e veç, por të vendosura në të njëjtën bime, ato quhen bime monoike (si; arra, lajthia, gështenja, etj,). Ndërsa kur lulet janë në bimë të veçanta ato quhen dioike (si; kivja, fiku, etj). Bimët monoike zakonisht pllenohen me anë të erës, ndërsa ato dioiket duhet medeomos të pllenohen me anë të insekteve. Lulet dyseksuale kanë si organin mashkullore ashtu edhe atë femërore. Nganjëherë megjithëse lulet i kanë të dyja organet seksuale, përsëri në disa raste (varietete) ndodh që njëri nga këto mund të jetë sterile, ose njëri të piqet më parë dhe tjetri më vonë. Në rastin kur organi mashkullore është normal dhe ajo femërorja nuk është normale, atëhere kjo lule quhet “dyseksore funksionale mashkullore”, dhe e kundërta kur organi femeror është normal dhe ai mashkullore nuk është normale, quhet “dyseksore funksionale femërore”. Për të eleminuar këtë difekt gjatë mbjelljes në plantacion, duhet realizuar alternime me kultivarë të ndryshëm, të cilët lulëzimin dhe pjekjen e polenit e bëjnë në të njëjtën kohë. Në disa literatura të ndryshme ky fenomen njihet:

  • Bimë me sterilitet mashkullore kur mungojnë organet mashkullore dhe ato femëroret janë funksionale
  • Bimë me sterilitet femëror kur mungojnë organet femërore dhe janë funksionale ato mashkulloret.

Zakonisht lulet dyseksore pllenimin e realizojnë me anë të insekteve (entomofila) ndërsa ato njëseksualet realizohet kryesisht me anë të erës (anemofila), por edhe te insekteve. Një nga insektet që ndihmojnë pllenimin është bleta. Është përllogaritur se tek pemët farorë apo bërthamore, në rreth 85-95% e rasteve pllenimin e realizojne bletet. Mbajtja e 3-5 kosherëve blete për një ha pemëtore, ndihmon shumë në pllenimin e luleve.

Veçorite biologjike[redakto | redakto tekstin burimor]

Ashtu si çdo gjallese në këtë planët, edhe bimët e pemëve frutore, përbëhen nga individe të cilët lindin, rriten, prodhojnë, shumëzohen dhe në fund vdesin, duke lëne trashegimtare/pasues. Të gjitha këto faza të jetës, realizohen nëpërmjet disa cikleve dhe stadeve të zhvillimit. Ato kalojnë duke i’u përshtatur kushteve agro-klimaterike të mjedisit ku ato jetojnë dhe i shfrytëzojnë ato

Zhvillimi individual i filizave dhe i fidanave te pemët frutore[redakto | redakto tekstin burimor]

Bimët e reja të cilët kanë ardhur si rezultat i mbirjes së farës, quhen filiza. Ndërsa bimët të cilën origjinën e kanë nga metodat e shtimit vegjetativ, quhen fidanë. Në bazë të këtij ndryshimi cikli biologjik i zhvillimit të pemëve ndahet në:

  • Bime me cikël të madh biologjik
  • Bime me cikël të vogël.

Me cikël të madh kuptohen të gjitha fazat që kalon bima nga mbirja e farës deri në tharjen e plotë të saj. Me cikël të vogël kuptohen të gjitha ato bimë që vinë nga shtimi me metodën vegjetative deri në tharjen e plotë të saj. Në ciklin e vogel bimët nuk kalojnë periudhën embrionale dhe atë të rinisë.

Cikli i madh i zhvillimit individual[redakto | redakto tekstin burimor]

Cikli i madh i zhvillimit individual quhet bimët të cilët kanë ardhur direkt nga mbirja e farës. Ato gjatë jetes së tyre kalojnë ciklin e madh në të 4 periudhat e jetës që janë: Periudha embrionale

  • Periudha e rinisë
  • Periudha e prodhimtarisë
  • Periudha e pleqërisë.

Periudha embrionale, fillon me Pllenimin e vezores te lulja e bimës mëmë dhe vazhdon me qelizën embrionale. Kjo mbaron me mbirjen e farës deri sa del çifti i parë i gjetheve të vërteta. Kjo periudhë kalon ne brëndësi të bimës mëmë. Për të marrë filiza te shëndoshë, nga ana praktike merr rëndësi vendimtare gjëndja e bimës mëmë. Gjatë periudhës që bimët janë të destinuara për të prodhuar farëra, ato duhet të ushqehen sa më mirë dhe të trajtohen me një agrofond sa më përshtatshem, me qëllim që farërat të jenë sa më vitale dhe të afta për të dhënë filiza sa më të shëndosha. Periudha e rinisë, fillon pas formimit te çiftit të parë të gjetheve të vërteta dhe vazhdon deri sa bima të hyjë në prodhimtari të plotë. Nga ana praktike merr rëndësi trajtimi i bimës. Me qëllim që bima e marrë nga fara të hyjë sa më shpejt në prodhim, ato duhet të ushqehen dhe të trajtohen sa më mirë. Periudha e prodhimtarisë, fillon me hyrjen e bimës në prodhimtari të plotë dhe mbaron me fillimin e rënies së prodhimit. Nga ana praktike, kjo periudhë është më me rëndësi, pasi nga jetëgjatësia e kësaj periudhë varet edhe efektiviteti i kultivimit dhe i shfytezimit të bimëve frutore. Sa më mirë t’i shërbehet bimëve gjatë kësaj periudhë, aq më efektive është edhe kultivimi i tyre. Periudha e pleqërisë, fillon me fillimin e rënies së prodhimit dhe vazhdon deri në tharjen e plotë të saj. Zakonisht në praktikë, për qëllimë ekonomike nuk pritet që bima të kalojë deri në fund te fazës së pleqërisë. Me fillimin e rënies së prodhimit, mbajtja e bimëve shpesh herë nuk është ekonomike dhe praktikisht ato hiqen dhe zevëndesohen me bimë të reja ose të një specieje tjetër. E rëndësishme nga ana praktike gjatë kësaj periudhë është, trajtimi i bimëve të vjetra me një sistem sa më të përshtatshem plehrimi dhe ndërhyrjet e duhura ne eleminimin e pjesëve të vjetra të kurorës dhe rishfrytezimin e thithakëve për zevëndesimin e pjesëve te humbura të kurorës, si dhe më vonë ne ndërhyrjen me anë të krasitjeve ripërtëritëse.

Cikli i shkurter i zhvillimit individual[redakto | redakto tekstin burimor]

Bimët të cilët kanë ardhur si rezultat i shumëzimit me anë të pjesëve vegjetative, nuk kalojnë dy fazat e para te ciklit të madh që janë:

  • periudha embrionale
  • ajo e rinisë.

Cikli i shkurtër i zhvillimit individual përbëhet nga tre periudha, që janë:

  • Periudha e rritjes
  • Periudha e prodhimit
  • Periudha e pleqërisë.

Kjo agumentohet në këtë mënyrë: Teorikisht një cope degë e shkëputur nga bima mëmë, të paktën nga ana biologjike është e gatshmë të japi lule dhe fruta. Por për derisa i mungon sistemi rrënjor dhe një sasi e caktuar e gjetheve, asaj i duhet njëfarë kohë për të filluar prodhimin e rregullt. Kjo kohë praktikisht është shumë më e shkurtër se sa koha e filizave te ardhura nga mbirja e farës. Bimët e ardhura nga rruga e shtimit vegjetativ ose e thënë ndryshe klonal, praktikisht jo vetëm që vjen më shpejt në prodhim, por cilësite dhe vlerat prodhuese janë më të larta ose e thënë ndryshe se sa ato të bimës mëmë. Kjo sepse copat/klonet, janë marrë nga individe/ mëma, që kanë vlera dhe cilësi më të mira. Periudha e rritjes, fillon nga momenti i vendosjes së copës vegjetative për rrënjëzim apo i sythit/ kalemit për shartim në një bimë si nënshartesë dhe mbaron me fillimin e hyrjes së plotë në prodhim. Kjo periudhë zgjat rreth 3 - 6 vjet në varësi të formës bimore dhe kushteve të kultivimit. Koha e periudhës se prodhimtarisë, varet nga lloji i nënshartesës, rasti kur vjen nëpërmjet rrugës se shartimit dhe jetëgjatësise se individit kur vjen nga copa/kloni i rrënjëzuar. E njëjta gjë është edhe për periudhën e pleqërisë. Cikli vjetor i rritjes dhe i zhvillimit të pemëve Si bimë shumëvjeçare gjatë një viti në varësi të muajve dhe të stineve të vitit, cikli vjetor i rritjes dhe i zhvillimit te pemeve kalon nëpërmjet disa fazave të rritjes dhe të zhvillimit, të cilët pavarësisht nga zgjatja e njëres apo tjetres fazë, përsëriten nga njëri vit në tjetrin dhe ky quhet një cikël vjetor rritjeje dhe zhvillimi. Numri i përsëritjeve të këtyre cikleve është aq herë sa është edhe jetëgjatësia (numri i viteve) e një bimë të caktuar. Në kushtet klimaterike ku ndodhet vëndi ynë, cikli vjetor i bimëve ndahet në dy periudha bimore, që janë: i) Periudha vegjetative dhe ii) Periudha dimërore. Gjatë një cikli bimore vërehet se veprimtaria jetësore e një bimë është herë e vrullshme dhe e dukshme dhe herë e qete dhe e pa dukshme.

Veprimtaria e sistemit rrënjor gjatë një cikli vjetor[redakto | redakto tekstin burimor]

Nga studimet e bëra është vënë re se, rrënjët e pemëve frutore rriten në të gjithë periudhat e vitit. Por intensiteti i rritjes së tyre, ndryshon në varësi të muajve të vitit. Në periudhën e dimrit (periudha pa gjethe), rritja e sistemit rrënjor edhe shumë e vogel ose gati e padukshme. Kur temperatura e tokës ku ndodhen rrënjët është nën +40C (në zonat e ngrohta rrallë herë temperatura e tokës bie nën këtë nivel), rrënjët pothuajse e ndalojnë rritjen. Por në kushtet e klimës së ngrohtë, proceset e rritjes së rrënjëve vazhdojne. Kur temperatura ngrihet në rreth 20-260C, atëhere rritja e rrënjëve është më e vrullshme. Por kur temperatura e tokës vazhdon të rritet në mbi 350C, atëhere rritja e rrënjëve përseri bllokohët. Rritja e rrënjëve në mënyrë më të vrullshme fillon, kur fillon lëvizja e lëngjeve, gjatë fryerjes së sytheve dhe gjatë fazës së çeljes së gjetheve të para. Periudha më intensive e rritjes së rrënjëve është atëhere kur llastarët dhe gjethet janë në fazën e rritjes më të fuqishmë të tyre. Gjatë periudhës se Verës kur temperaturat e ajrit ngrihen më shumë dhe lagështira në tokë ulet, atëhere intensiteti i rritjes së rrënjëve ulet dhe fillon përseri të rritet në fillim të vjeshtës, atëhere kur sasia e lagështirës në tokë fillon të rritet dhe tëmperaturat e ajrit fillojnë të bëhen më të freskëta. Është vënë re se ritmi i rritjes së rrënjëve tek bimët, ulet me rritjen e tepruar te lagështirës në tokë, gjithashtu ulet gjatë periudhës se thatësirës së tejzgjatur.

Veprimtaria e organeve mbitokësore gjatë një cikli vjetor[redakto | redakto tekstin burimor]

Nga praktika është parë se pjesa mbitokësore gjatë muajve/stineve të vitit kalojnë disa periudha vegjetacioni siç janë:

  • Shpërthimi i sytheve dhe çelja e gjetheve
  • Lulëzimi dhe pjekja e frutave
  • Rritja fuqishmë e llastarëve dhe e gjetheve
  • Pjekja e frutave
  • Rënia e gjetheve,

Këto periudha çfaqen në bimë njëra pas tjetres sipas një radhë të caktuar që quhet fenofaza. Fenofazat në periudhën e vegjetacionit. Gjatë periudhës së vegjetacionit, ndryshimet ndërmjet fenofazave te përmendura me sipër dallohen lehtë. Zakonisht fenofazat kalojnë sipas një rradhë, por në disa faza të rritjes dhe të zhvillimit të bimëve disa fenofaza përzihen me njëra tjetrën. P,sh., fenofaza e rritjes intensive të llastarëve me atë të lulëzimit, apo ajo e rritjes dhe e pjekjes së frutave pothuajse kalojnë menjëherë. Fenofaza e çeljes së sytheve. Fenofaza e çeljes së sytheve, fillon kur lëvizja e lëngjeve në sistemin rrënjor dhe në degëzat ku janë sythat janë në kulmin e tyre dhe përfundon me çeljen e gjetheve dhe të lulesave. Te disa lloje pemësh, lulet frutore çelin më shpejt se ato vegjetativet (si; lajthia, bajamja, kajsia, kumbullat kino-japoneze, etj). Ndërsa te disa lloje të tjera si molla, dardha, hurma, etj, sythat frutore çelin në një kohë me ato vegjetativet. Fenofaza e lulëzimit. Fenofaza e lulëzimit, fillon kur temperaturat e ajrit arrijnë në nivelet 14-160C. Muçmolla verore, thana, lajthia, bajamja, etj, çelin në temperatura edhe më të uleta. Disa të tjera si shega, agrumet, etj, çelin mbi temperaturën 150C. Në përgjithësi kultivarët me pjekje të hershme çelin më shpejt. Fenofaza e lulëzimit quhet e filluar, kur kanë çelur rreth 5% e luleve dhe quhet e plotë kur kanë çelur 50% e tyre. Pllenimi optimal vazhdon kur temperaturat e ajrit janë rreth 17-200C. Është vërtetuar se në mbi këto temperatura aktiviteti pllenues i bleteve është shumë i lartë. Periudha e lulëzimit është nga 7 - 8 ditë deri në 12-20 ditë në varësi të formës bimore. Shterpësia dhe rrëzimi i luleve dhe frutave. Jo çdo lule e çelur lidh fruta. Shumica e tyre rrezohet. Arsyet e rrëzimit të luleve janë të shumta, por më kryesore është për nga vetë biologjia e tyre. Ato nuk pllenohen si rezultat i shterpësise se luleve. Arsyet e shterpësise se luleve janë të shumta dhe shpesh herë te ndërlikuara. Ne shumë raste vërehet që bimët kanë çelur shumë lule dhe shpesh herë frutat nuk kanë farëra dhe rrezohen para kohë. Sipas studimeve të kryera, arsyet e shterpësise së luleve te pemët frutore shkaktohen nga 3 dukuri kryesore që janë: i) Ksenia; ii) Partenokarpia; iii) Apomiksia. Ksenia, ndodh keyesisht tek hurma. Frutat e prodhuara pa farë nuk mund të hahen pas vjeljes. Ato duhet të lihen te piqen pastaj mund të konsumohen. Ndërsa frutat me farë që vinë si rezultat i kryqëzimit me kultivarin “Zenxhimaru” (i cili është pllenuesi më i mirë), bën që frutat e tyre te hahen direkt pas vjeljes. Partenokarpia, eshtë dukuria e formimit/lidhjes së frutit pa pllenim, si rezultat edhe fruti del pa farë. Apomiksia, eshtë dukuri e formimit të frutave me farë por që në fakt nuk janë të pllenuara. Këto fruta janë agrumet, arra, lajthia dhe disa lloje kumbullash. Avantazhi i kësaj dukurie është se me anë të farës mund të merren bime që janë identikemebimenmëmë, siefektiapomiksise.

Kërkesat per temperaturë e ujë[redakto | redakto tekstin burimor]

Kërkesat ndaj faktorëve të mjedisit[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndër elementët më kryesor të mjedisit për kushtet normale të rritjes dhe të zhvillimit të pemëve frutore janë:

  • temperatura e ajrit
  • temperatura e tokës
  • lagështira ajrore dhe tokësore
  • drita
  • ajrimi
  • era
  • prania e elementëve ushqimore në toke

Secili nga këto elementë, ka rëndësinë dhe vëndin e vet në jetën e këtyre bimëve. Mungesa e njërit apo tëprica e tjetrit ndikojnë për keq në rritjen e zhvillimin e tyre. Vlerat e këtyre elementëve për një zonë apo mikrozonë të caktuar janë të ndryshme. Ato janë në varësi të lartësisë mbi nivelin e detit, kundërdrejtimit ndaj diellit, relievit, përbërjes kimike dhe fizike të tokës, të gjërësisë gjeografike, e shumë të tjera.

Kërkesat për temperaturën[redakto | redakto tekstin burimor]

Temperatura është një nga faktorët më të rëndësishëm për jetën e pemëve frutore. Të gjithë proceset e ndryshme fiziologjike realizohen vetëm në prani të një intervali të caktuara temperaturash të ajrit, të tokës dhe të vetë bimës. Sipas vlerave të temperaturave, varet ndjeshëm aftësia thithëse e sistemit rrënjor, intensiteti i fotosintezës, intensiteti i frymëmarrjes, intensiteti i transpirimit dhe i shumë proceseve të tjera fiziologjike. Në drejtimit të kultivimit dhe të përshtatjes sa më të mirë të këtyre bimëve për kushtet e një rajoni të caktuar, rëndësi praktike paraqesin kryesisht këto tregues:

  • Temperaturat mesatare shumëvjeçare të ajrit
  • Temperaturat minimale e maksimale absolute
  • Temperatura e tokës

Sipas ndikimit te temperaturave në jetën e bimëve ato klasifikohën në:

  • Temperatura të Pragut të Minimumit Biologjik,
  • Temperatura Optimale,
  • Temperatura të Pragut të Maksimumit Biologjik.

Me temperatura të pragut të minimumit biologjik, kuptojmë ate vlerë temperature kur bima fillon proceset foziologjike të rritjes dhe të zhvillimit të saj. Me temperatura optimale, kuptojmë atë interval temperature, kur rritja dhe zhvillimi i tyre bëhet krejtësisht normale. Temperatura optimale e rritjes dhe e zhvillimit të bimëve, është e ndryshme në varësi të llojeve dhe të stadeve të ndryshme fiziologjike të rritjes dhe të zhvillimit. Ajo lekundet nga 24 - 280C. Në kushtet e temperaturave optimale dhe të faktorëve të tjerë si: drita diellore, uji, ajri, etj, bimët sintetizojne më tepër lëndë organike, që d.m.th. më shumë rritje e zhvillim në njësinë e kohës dhe më shumë prodhim frutash e gjethesh e me cilësi për njësi të sipërfaqes. Me temperatura të pragut të maksimumit biologjik,kuptojmë ato temperatura kur vlerat e të cilave nëqoftëse vazhdojnë të rriten më tej, bimëve i’u fillon t’ju shkaktohen shqetesime fiziologjike. Kjo ndikon në frenimin e rritjes dhe të zhvillimit të bimëve. Në përgjithësi tëmperatura e pragut te maksimumit biologjik për shumicën e pemëve frutore është deri në 350C. Por tek arroret kjo është më pak deri në 28 0C. Një rëndësi praktike për kultivimin kanë gjithashtu edhe njohja e dy treguesve të tjerë kryesor të temperaturave që janë: a) Shuma e temperaturave efektive dhe b) Shuma e temperaturave aktive. Shuma e temperaturave efektive(Tef). Kjo vlerë gjëndet nga diferenca temperaturave mesatare të një periudhë të marrë në analize, me vlerën e temperatures së minimumit biologjik të një bimë të dhënë, dhe kjo diference shumëzohet me numrin e ditëve të periudhës së vegjetacionit. Kjo vlerë përcaktohet me anë të barazimit: Tef = (Tmes - Tmb) x n, ku: Tef - është shuma e temperaturave efektive, Tmes - është temperatura mesatare e ajrit në një periudhë të dhënë; Tmb - është temperatura e minimumit biologjik në të cilën bima fillon rritjen e saj dhe n është periudha vegjetative që shprehet në numër ditësh. Në bazë të kësaj përllogaritjeje, mund të ndërtohet një grafik i tillë, i cili ndihmon të përcaktohen pragjet e fillimit dhe të mbarimit të temperaturave efektive të një zonë të caktuar. Shuma e temperaturave aktive (Ta). Kjo vlerë përfaqeson shumën progresive te temperaturave mesatare ditore mbi pragun e minimumit biologjik (Pmb). P.sh., nëqoftëse temperatura mesatare e një ditë të caktuar (Tmd) gjatë periudhës së kultivimit është 25 0C, atëhere vlera Temperatura Aktive Ditore (Tad), e cila shërben për të përcaktuar shumën e temperaturave aktive, vlerësohet sipas barazimit: Tad = Tmd - Pmb. Ndërsa vlera e Shumës së Temperaturave Aktive (Tak), gjëndet duke mbledhur vlerat e temperaturave aktive ditore të ditës së parë, të dytë dhe kështu me radhë të gjithë ditët (n) e periudhës së kultivimit të bimëve në një zonë të caktuar. Vlera e Tak, e gjetur sipas barazimit: Tak = Tad1 + Tad2 + … + Tadn-1 + Tadn (d1; d2; d3;….dn); ku d1; d2; etj, janë dita e parë e dytë e me radhë. Sipas studimeve të bera është vërtetuar se bimët frutore gjatë një periudhë vegjetative kërkon një shume temperaturash aktive mbi 120C, në vlerën totale rreth 2400- 26000C, të cilët janë të ndryshme për llojet e bimëve dhe stadet e ndryshme të rritjes dhe të zhvillimit të tyre. Reagimi i bimëve ndaj temperaturave të larta. Temperaturat e larta në mbi 350C, ndikojnë ne tharjen e lagështirës ajrore dhe gojezat e gjetheve duke tentuar te realizojnë një vetëfreskim me anë të procesit te transpiracionit, humbasin shumë ujë dhe në temperaturat mbi 400C, gjethet kalojnë ne vyshkje. Vyshkja mund të jetë e përkohshme dhe e përhershme. Vyshkja e përkohshme kalon shpejt nëse temperaturat e mbasditës fillojnë dhe ulën dhe nëse toka ka vlagën e duhur. Nëse lagështira e duhur në tokë mungon, atëhere edhe pse temperaturat e mbasditës ulën, përsëri gjethet nuk e marrin vetën. Ky proces shoqërohet me përkeqësimin e bimës. Për të mbrojtur vetën, bimët në fillim bëjnë rrëzimin e parakohshem të frutave që akoma nuk janë pjekur, nëse frutat janë në fazën e pjekjes, atëhere cilësia e tyre është shumë e ulet (më pak lëng, pak sheqer dhe të tjera komponentë ushqimore). Gjethet kanë pak ardhangi/ lagështirë dhe sasia e prodhimit dhe cilësia ushqimore bie ndjeshem. Nëse thatesira dhe tëmperaturat e larta vazhdojne, atëhere do të bien edhe gjethet. Reagimi i bimëve ndaj temperaturave te uleta.Nëse gjatë Pranverës temperaturat e ajrit zbresin papritur ne -1 deri në -1,5 0C (nën zero), atëhere sythet e çelura (me lule ose me gjethe) dëmtohen rendë. Nëse gjatë periudhës së qetësisë dimërore, temperaturat e uleta zbresin më poshtë se vlerat përkatëse te rezistencës, atëhere në fillim fillojnë të dëmtohen sythat, pastaj degëzat njëvjeçare e më pas gradualisht në ato dy vjeçare e me radhë. Me qëllim që efekti dëmtues i bimëve frutore te ulet ne minimumin e mundshem, rëndësi ka që plantacioneve te trajtohen me një serë masash agroteknike, ku disa nga këto janë: i) Është shumë e rëndësishme të aplikohet një sistem i kombinuar plehrimi (NPK). Kjo shërbën që sythat, degëzat te kalojnë shpejt fazat e zhvillimit dhe në dimër të kenë hyrë në gjëndje te “pjekur”. ii) Te zbatohet një sistem ujitje pa e tepruar me qëllim që në fazat e fundit te vegjetacionit, të mos stimulohet vazhdimi i vegjetacionit apo dalja e filizave të rinj. iii) Te merren masa për një sistem të mirë kullimi (sistemi i drenazhimit është më i përsosur), etj.

Kërkesat për ujë[redakto | redakto tekstin burimor]

Uji është elementi bazë dhe më i rëndësishëm jetësor, sepse nga gjëndja dhe sasia e tij në tokë, e ajer, varet rritja dhe zhvillimi normal i këtyre bimëve. Për të siguruar rendimente dhe cilësi të lartë të prodhimeve (fruta ose gjethe) për njësi të sipërfaqes, duhet që në radhë të parë të njihen mirë kërkesat e bimëve për këtë element jetësor. Nevojat për lagështirë janë të ndryshme në faza të ndryshme të rritjes dhe të zhvillimit të saj. Vetëm në një sasi të caktuar lagështirë tokësore, bëhet e mundur tretja e duhur e elementëve ushqimorë që ndodhen në tokë, duke formuar te ashtuquajturen solucionin tokësor. Nëpërmjet qimeve thithëse solucioni tokësor kalon në sistemin rrënjor dhe më pas në pjesën mbitokësore, ne kërcej, në gjethe, e fruta. Uji në trupin e bimëve ka shumë funksione, por ndër to më kryesoret janë: i) Së pari, me anë të ujit bimët i transportojnë në trupat e tyre lëndët ushqimorë të nevojshme. Në prani të ndriçimit diellor, gazit karbonik dhe të temperaturave të përshtatëshme, solucioni tokësor nëpërmjet procesit të fotosintezës hyn në reaksione të ndërlikuara bio-kimike, ku sintetizohet lënda organike e cila është materiali bazë për ndërtimin dhe rritjen e bimëve, frutave dhe të gjetheve, etj. ii) Së dyti,bima me anë të transpirimit (avullimit) nga sipërfaqja e gjetheve, vetëfreskohët. Si rezultat i avullimit të ujit nga sipërfaqet e gjetheve, ulet temperatura e tyre. Nëpërmjet këtij procesi bimët vetëmbrohen nga temperaturat e larta dhe kryejne pa shumë probleme, proceset e tyre fiziologjike. Kërkesat për ujë janë qysh në farë. Uji i sapo futur në farë dhe në temperatura të përshtatëshme ndikon në fillimin e oksidimit dhe të zbërthimit hidrolitik të albuminave. Në këtë fazë frymëmarrja intensifikohët, çlirohet energjia e nevojshme dhe aktivizohet rrënja dhe kërçelli embrional. Si rezultat i rritjes së presionit të bymimit, realizohet çarja e levores së farës. Me rritjen e përqëndrimit të ujit deri në nivelin 55 - 65% të kapacitetit ujor të substratit ku është venë fara për mbirje, fara aktivizon më shpejtësi rritjen e embrionit, duke dhenë rrënjën embrionale dhe kërçellin embrional, që më pas përfundon në bimën e mbirë mbi sipërfaqen e substratit. Lagështira optimale sigurohet nëpërmjet ujitjeve të kujdseshme, pa e tepruar dhe gjithmonë e shoqëruar me ajrosje dhe me diellezim sa më të gjatë. Sasia e ujit në gjethe arrin nga 60-80% në varësi të formave bimore. Në degëzat njëvjeçare, arrin ne 60 - 63%, në rrënjë 55-56%, në fruta 83-88%, etj. Mungesa e ujit të duhur në tokë vështirëson dhe ngadalëson rritjen dhe zhvillimin e gjetheve. Ne mungese te theksuar gjethet dhe llastarët jo vetëm që nuk rriten, por më vonë fillojnë të zverdhën dhe më pas rrezohen nga pema. Një rëndësi të madhe ka ujitja. Ky proces stimulon rritjen dhe zhvillimin e organeve gjenerative dhe të daljes së llastarëve të rinjë. Prania e ujit në sasi të konsiderueshme në tokë, stimulon shumë mirë sistemin rrënjror. Regjimi optimal ujor në tokë gjatë periudhës së vegjetacionit, duhet të jetë rreth 70-80% e aftësise ujëmbajtese të saj. Sasia e tepërt e ujit në tokë e dëmton sistemin rrënjor. Thellësia e ujrave nëntoksore nuk duhet të jetë me lart se 1,5m, në të kundërt bimët vuajne, asfiksohen dhe thahen. Fazat me kritike për ujë janë: i) Fillimi i lulëzimit dhe i frutifikimit; dhe ii) Faza e rritjes intensive të frutave, dhe të llastarëve. Krahas nevojave për lagështirën tokësore, pemët frutore janë ekzigjente edhe për lagështirën ajrore.

Kerkesa per dritë[redakto | redakto tekstin burimor]

Pemët frutore bëjnë pjesë në grupin e bimëve me kërkesa te konsiderueshme për driten diellore. Ne mungese të sajë rritja e bimës ndërpritet. Gjethet zverdhën, ulet veprimtaria gjethore dhe sistemi rrënjor kalon gradualisht ne asfiksim. Ne drite të pamjaftueshme gjethet nuk formojne si duhet fotosintezen dhe nuk mund të prodhojnë në sasira të duhura lëndën organike, duke ndërprerë furnizimin e frutave me lëndë organike. Në këtë situate gjethet bien shpejt. Degëzat e pandriçuara mirë nuk diferencojne sytha frutore dhe ndërnyjet bëhen më të zgjatura dhe më të holla. Në sasi të pamjaftueshme të drites, frutat e ndalojnë rritjen dhe ato që arrijnë të piqen kanë vlera shumë të ulëta ushqimore. Me qëllim që bimët te marrin sa më shumë ndriçimin diellore, duhet të merren një serë masash agroteknike që disa nga këto janë: i) Aplikimi i krasitjeve të përvitëshme dimërore dhe vegjetative; ii) Aplikimi i distancave të përshtatshme në mes të bimëve me qëllim rritjen e sipërfaqes se ndriçimit diellore; iii) Orientimi i drejtë i rreshtave ne bllok. Në tokat fushore ato duhet të jenë te drejtuara nga drejtimi Lindje - Përendim. Në tokat kodrinore dhe me kundërdrejtim nga Veriu, duhet të aplikohet skema shah-mat, me qëllim që hija e njëres pemë të mos hijezoi pemën tjetër.

Kërkesat për tokën[redakto | redakto tekstin burimor]

Megjithëse speciet e ndryshme të pemëve frutore kanë përshtatje të mirë pothuajse në të gjithë llojet e tokave, por për të marrë një sasi frutash me cilësi të mira dhe të kenaqshme për konsumatorin, përbërja e tokës dhe e cilësite fizike të sajë, kanë një rëndësi të veçante. Tokat më të mira janë ato që kanë përmbajtje te lëndëve ushqimore në vlera te konsiderueshme. Tokat e thella, te shkrifta, me lagështirë te mjaftueshme, te afta për tu ajrosur, me strukture kokrrizore (ranore-argjilore ose argjilo- ranore) dhe të paster nga barërat e keqia shumëvjeçare, janë më idealet për pemët frutore. Në toka të varfëra dhe të thata, bimët rezistojne por rriten më të dobëta. Ato japin fruta me më pak vlera ushqimore. Frutat e tyre kanë më pak proteina, sheqerëra, karbohidrate, vitamina dhe kripëra minerale. Në tokat argjilore, te lageta dhe të renda bimët e pemëve frutore nuk shkojne si duhet. Gjithashtu tokat e ftohta dhe pak te kripura (nën 1%), zhvillohen disi, por atyre i’u krijojnë problemë gjatë jetës së tyre. Tokat gurishtore, ranore, më pak shtrese punuese të tokës, etj, janë më pak të përshtatshme për kultivimin e pemëve frutore. Në tokat moçalore pothuajse nuk zhvillohen farë. Rezultatë të mira në prodhimin e frutave, merren vetëm atëhere kur pH i tokës është 6.5 - 7,5. Gjithashtu është parë se rezultatë të mira mund të merren edhe në ato toka, kur pH është ndërmjet 6 dhe 8. Është vërtetuar se tokat me reaksion lehtësisht acide dhe lehtësisht bazike (nën 6 dhe mbi 8) janë të papërshtatshme. Papërshtatshmeria e tyre shpjegohet me reaksionet kimike që zhvillohen në mes elementëve kryesore ushqimorë që ndodhen në tokë dhe mbetjeve acide apo bazike që krijohen në solucionin tokësorë si rezultat i pehashit. Substancat e formuara prej tyre, ndikojnë në uljen e aftësisë së asimilimit të elementëve kryesore ushqimore nga sistemi rrënjor. Në tokat acide, sidomos kur niveli i Ca është i ulet, vërehet efekti formimit te komponimeve të pa asimilueshmë të elementëve ushqimore. Në solucionin tokësor tokat bujqësore përmbajnë sasi të konsiderueshme kripërash të tretshme në ujë, të cilat janë të domosdoshme për rritjen dhe zhvillimin e bimëve. Në kushte normale sasia e tyre nëpër tretësirat tokësore rrallë i kalon 1 gr për litër ujë. Në tokat normale, pjesa më të madhe të këtyre kripërave e përbëjnë kripërat e Kalçiumit. Ndërsa tokat në të cilat ne i quajmë të kripura, janë të tilla sepse në solucionin ujor të tyre, përmbajnë sasi më të madhe kripërash. Sasia e lartë e nivelit të kripërave në tokë, te bimët frutore ndikojnë ndjeshëm në uljen e aftësisë thithëse të ujit dhe të elementëve të tjerë ushqimorë. Është vërtetuar se tokat me kripëra deri në 10 gr/litër ujë (sipas I.H. Puzina), në një thellësi tokë ne jo më shumë se 1 m, mund të mbillen dhe të kultivohen bimët frutore. Në këto raste përdorimi i plehrave organike është tepër i rëndësishem. Në mbi 10 - 20 gr/ litër ujë kripe, qëndrueshmëria e bimëve frutore vështirësohet. Në mbi 20 gr/litër ujë, nuk bëhet fjale për kultivimin e pemëve frutore. Tokat e drenazhuara ulin shumë efektin negativ te tokave të rënda, te ftohta, dhe atyre që kanë përmbajtje kripe në nivelet e mesipërme.

Kërkesat për elementët ushqimorë dhe roli fiziologjik i tyre ne trupin e pemeve frutore[redakto | redakto tekstin burimor]

Fale sistemit rrënjor mjaft të zhvilluar dhe shumë të aftë për të marrë ujin dhe lëndët ushqimore nga thellësite e tokës, bimët e pemëve frutore duken sikur nuk kanë kërkesa te dukshme për lëndët ushqimore. Por ku vihet në kushtet e një kultivimi intensiv me qëllim marrjen e rendimenteve të larta në prodhimin e frutave dhe me cilësi të mirë, eksperiencat kanë vërtetuar se plehrimi më elementë ushqimore, mbetet një ndër masat më kryesore agroteknike dhe që nuk duhet nënvleftesuar për asnjë moment. Bimët rriten dhe zhvillohet mjaft mirë vetëm atëhere, kur ato plehrohen në proporcione të duhura më elementët Azot, Fosfor, Potas, si dhe me një sërë mikroelementësh të tjerë. Nga praktika është vërtetuar se bimët shkojne shumë mirë, n.q.s. toka ka qenë e plehruar bollshëm me plehra organike. Sistemi rrënjor në këto kushte rrit shkallën e asimilimit të elementëve ushqimorë. Elementët ushqimorë ndahen në dy grupe kryesore. Ato janë: i) Makroelementët, bëjnë pjesë azoti, fosfori dhe potasi (N2O; P2O5 dhe K2O); ii) Mikroelementët, ku më kryesorët janë: Magneziumi, Mangani, Calciumi, Bori, Bakri, Hekuri, Zinku, Natriumi, Squfuri, etj. Karbonin pemët e marrin nëpërmjet ajrit gjatë procesit të fotosintezës. Hidrogjenin dhe oksigjenin e marrin kryesisht nëpërmjet ujit, por dhe nga ajri. Ndërsa elementët e tjerë i marrin nga shtresat e tokës. Disa nga këto elementë gjënden me shumicë në tokë dhe nuk ndihet nevoja e plehrimit. Ndërsa disa nga këto kryesisht makroelementët si: N, P dhe K, nuk gjënden në proporcione të duhura dhe për këtë arsye lind nevoja e plehrimit. Elementët ushqimore janë të domosdoshem në të gjithë periudhën e vegjetacionit, por më të ndjeshme janë ndaj mungeses se elementit N. Është vërtetuar gjithashtu se rezultate të mira kanë dhënë edhe plehrat më elementë kimike ato fosforike dhe ato potasike. Duke qënë se mineralizimi i tyre bëhet më i ngadalte në krahasim me ate te azotit, është e domosdoshme që plehrat e P dhe të K të hidhen gjatë periudhës se Vjeshtës dhe nëse nuk është e mundur, ato duhet të hidhen sa më herët në Pranverë. E rëndësishme gjithashtu është që këto plehra te shoqërohen edhe me plehrat organike 250-350 kv/ha (se paku 1 herë ne 3 vjet). Këto plehra duhet të shpërndahen në të gjithë sipërfaqen në mes rreshtave dhe të futen në tokë në thellësinë rreth 20 cm menjëherë me anë të plugimit/frezimit të sajë. Roli fiziologjik i azotit (N). Azoti është elementi shumë i rëndësishëm si për rritjen ashtu edhe për zhvillimin e bimëve të pemëve frutore. Ai merr pjesë në ndërtimin e proteinave, të cilat pas ujit janë përbërësit kryesor në ndërtimin e protoplazmes së qelizave. Ai merr pjesë në përbërjen e komponentëve me rëndësi jetësore siç janë acidet nukleike (ARN, ADN, etj). Po ashtu N mer pjesë në formimin e klorofilës, vitaminave, fosfatideve, alkaloideve, etj. Gjatë vegjetacionit dhe kryesisht në fazat e para të moshës së bimëve, azoti përqëndrohet më tepër në indet e reja meristematike të rritjes. Me kalimin e kohës ky element grumbullohet në gjethe, lule dhe fruta. Pemët e asimilojnë azotin në formë nitratesh dhe të kriprave amoniakale. Format amoniakale mund të asimilohen më mirë në toka të ftohta, të rënda dhe me lagështi të tepruar. Në komponimet organike bimore, azoti gjëndet në formën e grupeve amidike, aminike, humidike, etj. Azoti ka një ndikim të jashtëzakonshëm jo vetëm si element përbërës në ndërtimin e trupit të bimës, por në sajë të pranisë së tij, ai ndikon drejtëpërsëdrejti në asimilimin e një gamë të gjërë të elementëve të tjerë që ndodhen në solucionin ushqimorë të tokës. Sasia e elementit azot në tokë, është e ndryshme për tipe të ndryshme tokash. Në tokat me origjinë nga shkëmbijtë magmatike, në formën amoniakale azoti gjëndet vetëm në 0.005%. Tokat me origjinë nga shkëmbijtë sendimentare, sasia e azotit është disi më e lartë, sepse në këto toka përfshihet edhe azoti i fiksuar në rrugë biologjike. Ndërsa në tokat ku janë të pasura me lëndë organike, elementi i azotit është në nivele më të larta dhe në forma më të asimilueshme për bimët. Sipas disa autorëve (Khare e Umzani 1969,), referojnë se n.q.s. elementi N është në proporcione të drejta më elementët e tjerë ushqimorë, ai ndikon drejtëpërsëdrejti në rritjen e masës së përgjithshme vegjetative të bimës si dhe në rritjen e numrit të luleve, frutave dhe të gjetheve në bimë. Sipas tyre veçanërisht elementi azot, favorizon mjaf mirë Pllenimin, lidhjen dhe rritjen e frutave. Gjithashtu është vërtetuar se, rezultate mjaft të mira te kjo bimë, arrihen n.q.s. N2O i sigurohet jo vetëm në proporcione të caktuara më elementët e tjerë kryesore ushqimorë, por dhe me një shpërndarje të drejtë në raport me kërkesat gjatë fazave të rritjes dhe të zhvillimit të bimëve. Është vënë re se plehërimi i njëanëshëm azotik dhe me doza të larta, jo vetëm që nuk ndikon në shtimin e prodhimit, por përkundrazi, ai ndikon në uljen e tij. Madje është vënë re se bimët rriten shumë vrullshëm, por shumë te brishta dhe nuk arrijnë të piqen para se te hyne ne ngricat e Dimrit. Në zonat me veriore, ky ndikim bëhet akoma më nëgativ, sepse temperaturat dhe ndriçimi diellor janë më të disfavorshme për jetën e këtyre bimëve. Pemët frutore e asimilojne azotin më tepër gjatë fazëz së rritjes vegjetative. Pjesa më e madhe e N dhe P asimilohen në periudhën e rritjes masive të gjetheve dhe të rritjes masive të