Pika lëndore
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Pika lëndore ose therrmija është një nga konceptet themelore të mekanikës klasike. Me pikë lëndore në kuptojme një objekt përmasat e të cilit neglizhohen kur ai merret në konsiderate. Sic shihet pika lëndore është një objekt i idealizuar, por përdorimi i saj justifikohet për shkak të thjeshtesimit që ajo i bën problemit. Kjo varet nga tipi i problemit që në studiojme. Per shembull, yjët ne planin galaktik mund të merren si pika lëndore, nga ana tjetër kur studiojme rrotullimin e një ylli rreth boshtit vetjak modelimi si pikë lëndore i yllit është i papershtatshem.
Tabela e përmbajtjeve |
[redakto] Aplikime
[redakto] Fizikë
Koncepti i pikës lëndore ka aplikime si në matematikë ashtu edhe në fizikë. Një përdorim i zakonshem i pikës lëndore ndodh në studimin e fushave gravitacionale. Kur analizojme forcat gravitacionale në një sistem, është e pamundur që të marrim në konsiderate çdo njësi mase indivualisht. Në rastin kur asnjë nga objektet e sistemit nuk ka një perimetër të përbashket të qendrës së masës, është e mundur që ta marrim objektin në fjalë si një pikë lëndore.
[redakto] Matematikë
Një pikë lëndore ne statistike është një segment jo i vazhdueshem i një distribucioni probabiliteti. Në menyre që të llogaritim një pikë lëndore, kryejme një integrimin mbi të gjithë fushen e variablave të rastesishme, në pjesën e vazhduar të distribucioni probabiliteti. Pas barazimit të këtij integrali me 1, pika lëndore mund të gjëndet duke bërë disa llogaritje të metejshme.
