Pogragja
((Ns: file)): Shembull.jpg |
|
| Emri: | Pogragjë |
| Komuna: | Gjilan |
| Popullsia: | - |
| Kodi postar: | 60000 |
| Kodi telefonik: | - |
| Lartësia mbidetare: | 552 |
| Gjerësia gjeografike: | 42° 25' 45Nhttp://maps.google.ch/maps?hl=de&tab=wl |
| Gjatësia gjeografike: | 21° 34' 58E |
| Amëza: | s'ka |
| Përdorimi i stampës | |
Pogragja është vendbanim në juglindje të Gjilanit në anën e djathtë të lumit Morava e Binqes rrëzë Maleve të Karadakut, jo larg kalasë së lashtë me të njëjtin emër. Pogragja është qender e Bashkësise lokale, në të cilën gravitojnë edhe fshatrat tjera për rreth: Llocë, Kokaj, Sllubicë, Bilinicë, Stublina◄
Përmbajtja |
[redakto] Gjeografia
Porgagja shtrihet përgjatë luginës së lumit Morava e Binçes, në një lartësi mbidetare prej 400 m. Ky vendbanim është afirmuar në pikëpamje të shërbimeve institucionale me ndarjen administrative deri në vitin 1953 që ka pasur funksionin e qendrës komunale. Pogragja sot është bashkësi lokale e e kësaj treve. Pogragja kufizohet me Llocën në jug, Bilinicën në lindje, në perëndim me Uglarin e në veri me Caparin e Bukovikun dhe në verilindje me Mireshin, Ranillukin, e Stublinën.
[redakto] Demografia
Lëvizja e popullsisë së Pogragjës tregon rritje nga regjistrimi i parë pas Luftës së dytë botërore e deri më sot. Sipas regjistrimit të parë të popullsisë pas Luftës së Dytë Botërore në vitin 1948, Pogragja ka papasur 1082 banorë, në vitin 1981, 1560 banorë. Në Pogragjë nuk ka asnjë minoritet ose pakicë. Të githë janë etnik shqiptar.
[redakto] Statistikat
| Viti | Banorë | Grafiku |
|---|---|---|
| 1948 | 1082 | |
| 1953 | 1210 | |
| 1961 | 1184 | |
| 1971 | 1404 | |
| 1981 | 1560 | |
| 1991 | ||
| 1998 | 2098 | |
| 2011 |
[redakto] Ekonomia
Pogragja gjithsej posedon me 1846.91 hektar sipërfaqe. Prej tyre 382.19 ha janë sipërfaqe me ara, 1.74 ha, me pemishte, 133.61 ha sipërfaqe me livadhe, 108.97 ha sipërfaqe me kullosa, 1128.34 ha sipërfaqe me pyje,. Gjithsej tokë produktive Pogragja i ka 1754.90 ha. tokë. Sipërfaqe joproduktive gjithsej i ka 92 ha.
[redakto] Kalaja e Pogragjës
Kalaja e Pogragjës gjendet 10 kilometra në jug-lindje të Gjilanit, në Kosovë. Është një kala e tipit kodrinor. Deri më tash është ruajtur pirgu kryesor me një lartësi pre 13 metrash, disa kulla vrojtuese dhe 44 metra të murit të parë. Aktualisht është duke u punuar në zhveshjen e këtij monumenti kulturor e historik nga bimësia, e cila do të trajtohet në suaza të kushteve të duhura. Gjetjet gjatë punëve, monedha, pjesë shigjetash e të ngjajshme, dëshmojne se kalaja i takon epokës së antikitetit, por se ekspertët, si arkeolog, historian e të tjerë duhet t'i ofrohen këtij objekti për të dëshmuar se nuk i takon shekullit të XIV siç e trajtojnë ekspertët serb, në shkrimet e tyre.Kalaja e cila e indentifikon këtë vendbanim për vejtërsinë Shekullore.Kjo pjesë ka qenë e frekuentuar shumë prej Barbarëve në Shekullin e IV,V,VI dhe VII dhe më vonë nga Sulmet Sllave përkatësisht serbe gjatë Kohës së Dushanit si dhe se fundi gjatë Sundimit Osman.Udhëpërshkruesit që kanë kaluar këndej në Shekullin e XVI dhe XVII, sidomos Vizitorët nga Vatikani dhe më vonë Anglezët dhe Francezët e përmendin këtë Fortifikatë me admirim shumë të madh. Në murin Përndimorë është edhe Frëngjia, formë kjo e Dritares për vëzhgim dhe luftim me armikun që nuk është shkatërruar fare.Po në Përndim është edhe Dera hyrëse.Nga Materiali ndërtimor shihet se është një material shumë i qendrueshem.Dera e hyrjes ka nje madhesi prej 8 x 8 metra qe tregon se kjo eshte nje Kulle shume e madhe qe mund te merret si nje Kulle ma te medhaja te ketij Areali.Zakonisht Kullat jane der ne 6 metra, kurse kjo Kulle del me nje madhesi shume te m,adhe dhe per kete arsye quhet edhe si Kulle qendrore.Kulla karakterizohet edhe me Frengjite shume tipike si dhe shuli i deres te dera kryesore qe ka qene me material prej druri qe eshte nje tradite iliro-arberore icili shul perdoret edhe ne ditet e sotme te dyert e mdhaja qe tregon nje tradite apo etnologji qe i veqon keto ane.Ne Shekullin e VI gjate kohes se Justiianit, kohe e cila pershkruhet me dyndje temdha te barbareve ( avaret,bullgaret, sllavet etj.). Si Baze per qasjen gjate konsilidmit te Objektit Kala jane marre rekomandimet nga konsulentet shkencore te institutit per mbrojtjen e monumenteve kulturore dhe trashegimin e Kosoves
[redakto] Personalitete
- Selami Kurteshi,-anesteziolog-reanimatolog
- Jurist dip. Halim Halimi – Veteran i arsimit
- Prof. Rabit Rexhepi, ish Politikan
- Prof.Dr. Fehmi Rexhepi, historian
- Prof.Dr. Sadik Rashiti, Sociolog
- Prof.Dr. Nuhi Rexhepi, gjuhetar
- Mr. Xhafer Xhaferi, sociolog
- Mr. Xhemajl Xhemajli, historian
- Prof. Rifat Shabani, pedagog sportiv
- Prof. Emrush Qamili, gjuhëtar
- Ing. Fatmir Rexhepi, politikan
- Mr.sci Nagip Rexhepi, Gjinekolog
- Jur.dip. Avdi Limoni
- Prof. Azem Azemi, Gjeograf
- Mr.sc. Nijazi Rexhepi, Kimist
- Prof. Ymer Latifi, Gjuhe Shqipe
- Prof. Izeir Hyda, Letërsi dhe gjuhë
- Ing. Mejdi Rexhepi, Elektrotekinik
- Jur i dip. Selman Imeri - Jurist
- Prof.Dr. Lulzim Esati, Teolog
- Dr. Jashar Jashari, urolog
- Jur.dip.Halil Zahiri,
- Jur.dip Xhelil Sahiti ,
- Ecc. Ilmi Limani , ekonomist
- Ecc.Xhelal Shabani , Ekonomist
- Ing. Fadil Rexhepi , Teknolog
- Ing.Fadil Latifi , Teknolog
- Bujar Salihu, poet
- Prof. Sami Durmishi , Gazetar
- Prof. Luan Durmishi , Tenori i parë i Kosovës
- Prof.Dr.Shpresa Qamili,Gjuhes Angleze
- Ing. Shefqet Behluli, Inxhinier i metalurgjise
- Jur. dip. Jetullah Behluli
- Prof. Mukadeze Behluli, Biologe
- Mr. Jeton Rexhepi, Art
- Dr. Orhan Shaqiri, Veterin
- Ing. Kadrush Limoni, Teknolog
- Ecc.dip. Shukri Hasani, ekonomist
- Ecc.dip. Ramiz Jashari, ekonomist
- Ecc.dip. Beqir Shaqiri, ekonomist
- Ecc.dip. Shefki Rexhepi, ekonomist
- Prof. Bekim Mustafa, Matematicient
- Prof. Sadri Xhelili, Fizicient
- Prof. Rexhep Qamili, Ed. Fizike
- Prof. Nuhi Duraku, Gjuhe Frenge
- Prof. Zija Latifi, Gjuhe Shqipe
- Mr. Violeta Rexhepi, Pianiste
- Prof. Shkelqim Latifi, Histori
- Prof. Magbule Xhemaili, Art
- Prof. Arian Rexhepi, Art
- Prof. Valon Rexhepi, Muzikë
- Ecc. Arlind Behluli, Ekonomist
- Mr.Ecc. Kushtrim Qamili,Ekonomist
- Dr.Shpetim Qamili,Veterinar
- Ecc i dip. Burim Hasani - ekonomist
- Jur i dip. Shefqet Xhelili
- Ecc i dip. Blerim Imeri - Ekonomist
- Ecc i dip. Betim Hyda - ekonomist
- Mr. Shkumbin Qamili, Gjuhes Angleze
[redakto] Lidhje të Jashtme
[1] Dukja nga sateliti i fshtatit Pogragjë
| Ky artikull nga tema Gjeografia e Kosovës është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |

