Capari (Gjilan)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Capar
Fshat

Capar është një vendbanim në komunën e Gjilanit, Kosovë.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendbanimi është i vendosur pran kodrës së Gurit të Bardhë. Kufizohet në lindje me Bukovikun, në jug-lindje me Pogragjën, në jug me Uglarin, dhe në perëndim me Malishevën. Ky vendbanim është krijuar para 180 viteve, nga banorët e ardhur nga Mërkoja vendbanim në Jabllanicë.

Toponimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Po me etimologji shqipe në këtë anë del edhe vetë fshati Capar i komunës së Gjilanit, që gjendet nja 10 km larg qendrës komunale. Është fshat kodrinor-malor e me kullota të mira për bagëti. S’ka dyshim se emërtimi vjen nga cap + ar > capar.[1] Gjatë hulumtimeve në terren, kemi ndeshur edhe dy mikrotoponime të tjera formuara me fjalën e etimonit tonë cap: Capari Madh,[2] një vend me drurnj – kullotë për dhi – cjep dhe Capari Vogël, vend me sipërfaqe më të vogël se Capari (Madh), po ashtu me drunj, ku e kanë qejfin të kullosin dhitë e fshatit.Edhe shumë toponime e mikrotoponime në tërthorettona, si bie fjala emërtimi Capar , ku mund të shpjegohen nga zoonimi cap, përkatësisht një vend – kullotë dhish, cjepsh,...

  • Toponimet: Kroni i Durakut, Kroni i Hajdukut, Kroni i Lajthisë, Lugu i shkurtë,...


Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Toponimet në anamoravë.fq.526 nga B.Kryeziu
  2. ^ Kryeziu, AKTET, Vol. III, Nr 4 527

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]