Burinca
42°23′N 21°32′E / 42.39°N 21.53°E
Burincë
Burimzë | |
---|---|
Fshat | |
Emri i banorëve | Burincali |
Faqja zyrtare | https://www.facebook.com/Fshati-Burinc%C3%AB-Gjilan-547100775358086/?fref=ts |
Burincë është një vendbanim në komunën e Gjilanit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Burimzë.[1]
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vendbanimi Burincë shtrihet në Juglindje të Komunës së Gjilanit, përkatësisht në skajin juglindor të Kosovës. Përkah Relievi është fshat Kodrinoro-Malor, i vendosur në shpatijet e Maleve të Karadakut, gjendet në gjerësinë gjeografike mes kordinatave 42° 23' 47 veri dhe 21° 33' 2 lindje. Është vendbanim i tipit të grumbulluar. Ky vendbanim sa i përket territorit është fshat i vogël në krahasim me fshatrat përreth me vetëm 160 Ha. Është i shpërndara në tri mahalla: Mahalla e Hajdarëve, Mahalla e Zymberëve dhe Mahalla e Zmokëve (Rexhepëve). Gjendet në lartësi mbidetare me rreth 700-750m.
Burinca shtrihet në jug të qendrës komunale - Gjilanit. I futur thellë në Malet e Karadakut karakterizohet me pozitë të izoluar. Me pak toka pjellore dhe mungesë kullotash Burinca është vendbanim emigrues. Që nga themelimi nga ky vendbanim pati emigrime në drejtim të qendrës komunale. Sot Burinca pothuajse është e boshatisur, edhe pse banorët e dikurshëm kanë filluar të ndërtojnë shtëpi për kalimin e pushimeve dhe vikendeve.
Etimologjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ende sot e kësaj dite nuk është e ditur plotësisht emri i saktë i Fshatit Burincë.Supozohet se emri i Fshatit Burincë ka ardhur kinse si pasojë e mungesës së ujit.Dhe bartja e ujit në fshat dhe anasjelltas është bere me anë të "Bureve" dhe kjo ka ardhur si shkak i emrit të Fshatit.
Mikrotoponimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Miktrotoponimet më karakteristike janë: Rrasa e Mullirit, Rrasa e Madhe, Shpella e Arushës, Shpella e Mahmutit, Koshi i Zeqirit, Prroni i Dacit, Varrezat Katolike (afër malit të ashtuquajtur "Gërrnaç", supozohet se ende janë të ruajtura Muret e Kishës), Rronimi (afër Pusit të Kallakanxhës), Shpati i Keq (Skrepi), Guri i Rexhës, Ara e Melit, Lugu i Kronit(Qezma), Lugi i Selimit, Lugu i Aneshëm, Bunga e qarë, Te Xholltë, N'Vrajsuf, Vorri i Fejzës, Lugu i Mullirit, Roga e gatë, Gryka e Llapushnicës, Kunjeja, Palogjet, Bota, Baqet, Kroni i moçëm, Guri keq.
Klima e fshatit Burincë, me rrethinë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klima e Anamoravës është e mesme kontinentale , ngase ka një lartësi relative mbidetare prej 110 m. Nuk ka erëra të forta në këtë fushë. Rëndom frynë veriu i cili vjen nga verilindja. Kjo erë është e thatë, e ndonjëherë kur vjen me të shiu është i imët dhe i shkurtër. Kjo erë është e ftohtë, gjatë dimrit shpesh sjell borë të imtë. Era perëndimore e cila vjen nga drejtimi i Prishtinës , nëpër Bresalc e Pasjak në Anamoravë sjell shi e herë, herë është shumë e fortë. Në popull njihet si “ Era e Kosovës”, dhë për këtë erë thonë se “ edhe lagë edhe thanë”. Nga jugu, kah Malet e Karadakut fryn era e cila dimrit sjell mot të butë, për këtë erë në Karadak thonë se “ e shkrinë borën”. Anamorava dhe vendbanimet për rreth kanë dimra të butë. Përgjatë fushë së Anamoravës si në at të Epërmen dhe në at të Poshtmen janë prezent rrymat e erërave. Pjesa më e nxehtë është Anamorava e Poshtme kurse pjesët më të larta janë më të ftohta. Luginat mund të konstatojmë se janë më të mbrojtura nga erërat se sa kodrat për rreth. Dominojnë erërat veriore dhe perëndimore të cilat sjellin të reshura. Mesatarja e temperaturave vjetore për Anamoravën është 10.6 gradë celsius. Të reshurat vjetore janë të mëdha , mesatarisht 550 mm. Në Anamoravë janë më të vogla se sa në viset më të larta në shpatijet e Maleve të Karadakut.
Hidrografia e fshatit Burincë, me rrethinë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Diferencat hipsometrike të luginave dhe maleve shkaktojnë ndryshimin e temperaturave , erërave e gjithashtu ndikojnë në rrjedhat ujore, në truall, në botën bimore e shtazor edhe në vet aktivitetin e njeriut. Prej rrjedhave ujore dominojnë Morava e Binçës, por rëndësi të madhe ka edhe lumi Llapusha. Në të kaluarën këta dy lumenj më së shumti shfrytëzoheshin për t’i vu në lëvizje shumë mullinj për bluarjen e drithërave.
Luginat e këtyre lumenjve janë me sipërfaqe të punuara, kurse kodrinat me livadhe e kullosa. Në përgjithësi dominojnë pyjet dhe kullosat. Puna e njeriut ka kontribuar shumë duke ia ndryshuar fizionominë natyrës së kësaj treve. Druri dikur ka qenë pasuria më e madhe kurse sot vërehet se rëndësia e tij po bie, për shkak se është duke u shkatërruar dhe po shkatërrohet nga dora e njeriut, ndërsa sipërfaqet e punuara gjithnjë e më tepër po shndërrohen në djerrina.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas regjistrimit të vitit 2011 , Burinca së bashku me Terziajt , përkrah fshatrave të tjera në Komunën e Gjilanit, nuk kanë asnjë banorë. Fshati Burincë është duke u rindërtuar , sidomos këto vitet e fundit , ku u ndërtuan shumë shtëpi. Ende deri më tani (2015) nuk ka asnjë banorë por , pritet shumë shpejtë të bëhen regjistrime.
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Organizimi i jetës në fshat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pavarësishtë prej gjendjes me të cilën përballeshin bashkëfshatarët në atë kohë . Varfëria nuk ishte edhe aq e lartë , dhe jetesa ishte në nivel.Kur erdhën të parët , toka ishin të papunueshme.
Fillimisht janë marrë me Kultivimin e Bagëtisë.Por një prej problemeve që ishte shfaqur ishte se tokat e fshatit ishin pak pjellore dhe jofrytëdhënëse. Me shtimin e familjeve , banorëve , filloi që Fuqia Punëtore të rritet , ata vazhdimisht hapnin toka të reja, por gjithnjë burim i jetës në fshat ishte krahas drithërave mbeteshin bagëtia.
Në fshatë më së shumti bëhej kultivimi i : Grurit , Misrit , Fasulës , Duhanit(për një periudhë të shkurtër) , Specave , Domateve , Patateve(Me sasi më të mëdha) , qepëve. Meshkujt punonin arat, në këto punë shpesh iu ndihmonin edhe femrat, për të siguruar ushqimin për familje, por edhe për bagëtinë. Bagëtinë gjatë verës i kullotnin nëpër fusha e male, por për dimër venë sanës, kashtës dhe tallës, e cila nuk iu mjaftonte , ata duhej të përgatitnin për kafshët e tyre edhe ushqimin nga dushku. Drithërat (gruri, elbi, tërshëra, thekra etj.), ruheshin në hambare të ndërtuar prej dërrasave, ndërsa misri nëpër tavane të shtëpive ku edhe thahej, mandej nëpër kosha të ndërtuar me thupra druri. Bluarja e këtyre drithërave e bënin në mullire të ndryshme.Mulliret zakonisht ishin në pronësi të fshatit , ku në Burincë , mulliri ku është bërë bluarja është quajtur "Mulliri i Poshtëm"
Veshjet e larta dhe të poshtra janë punuar kryesisht nga lëkura e bagëtive e posaçërisht dhenëve , ku emri i veshjeve të poshtme njihej si "Pantolla të Zhgujta" ndërsa veshjet e larta quheshin "Guja të Zhgujta".Më vonë veshjet filluan të punoheshin nga konopi si : "Këmishat e Konopta" dhe "Pantollat e Konoptë". Duhet patjetër të ceket që gjatë sezonës së Verës , nuk kishin mbathje.Kurse gjatë sezonës së dimrit mbathjet e tyre bëheshin nga therja e "Pëstermave" dhe nga lëkura e tyre punoheshin mbathjet që quheshin "Opingat e lopëve". Më vonë , të ashtuquajturat "Opingat e Pirotit" kishin dalë , ku i gjithë Fshati i ka përdorur si mbathje.
Ahengjet e ndryshme apo Dasmat janë bërë në shtëpitë më të mëdha të fshatit , ata që i kishin shtëpitë më të mëdha me vullnetin i jepnin shtëpinë , për zhvillimin e Ahengut.Zakonisht Ahengjet janë bërë gjatë sezonës së dimrit , gjegjësisht në muajin janar , ku mbaronte punimi i tokave dhe sigurimi i ushqimit. Në fshat numri më i lartë i musafirëve arrinte deri në 100-150 , sepse nuk kishte më tepër banorë fshati.
Burincalit dalloheshin dhe ende dallohen me mjeshtëritë (talentin) e tyre për ndërtimin e objekteve të ndryshme e sidomos nga Druri. Dallohen për punimin e bishtave të mjeteve të punës si : Kazmës , Sopatës , Balltisë , Grabujës , të gdhendura nga lloji i drurit i quajtur "Frashër"..Punimi i tokës ishte bërë me mjete primitive , por prej vitit '60 në këtë fshat arritën edhe pllugjit që shërbenin për lëvrimin e tokës.Ata vet me mjeshtrin e tyre prodhonin mjete të ndryshme pune si qerre, parmenda, zgjedhua për tërheqje të qeve, samar për kuaj, mandej mjete për shtëpi si kaca, t'pina, lugë dhe shumë enë të ndryshme të bëra nga Dheu.
Feja dhe Arsimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Banorët e fshatit Burincë përkatësisht të moshave të reja, ishin shkolluar në Mejtepet e fshatit Myçybabë, e pastaj më vonë edhe në Llocë, jo shumë njerëz kishin pasur fatin të shkolloheshin.E gjegjësisht gjatë luftës së dytë botërore, të cilët nuk kanë mundur fare të shkolloheshin për shkakë të luftës.
Më vonë pas luftës , që ishte hapur në Llocë, pastaj u hap në Burincë më vitin 1952.Edhe pse ajo i takonte rajonit të Lipovicës, ishte e quajtur Shkolla e Burincës, është në pronësi të Shaban I.Rexhepi. Është ndërtuar në vendin e quajtur Qeshmja e thatë. Tani shumica dominuese e objektit është pothuajse e rrënuar, ku kanë mbetur vetëm gurët. Ndër mësuesit e parë ishin:
- Osman Gazepi
- Osman Rexhepi
- Aziz Zhegra
- Idriz Zhegra
Personalitete
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lufta e bërë në vitin 1944 në muajin nëntor , në tri fshatra : Burincë , Myçybabë , Lipovicë , rezultoi në të mirë të anën tonë , ku prej shume luftëtarëve u vranë vetëm tre persona , dy në Lipovicë , një në Myçybabë dhe asnjë në Burincë. Personat që luftuan kundër Partizanëve e mbajtën frontin për vetëm 24 orë. Nuk mundën që ta mbajnë më shumë sepse nuk kishin municion të mjaftueshëm. Më poshtë do të shfaqim personat nga Fshati Burincë që kontribuan në luftën kundër Partizanëve të vitit '44 në muajin nëntor .
- Bektesh Hajdari
- Ramiz Hajdari
- Avdullah Hajdari
- Shaqir Hajdari
- Isuf Hajdari
- Avdil Hajdari
- Idriz Hajdari
- Murat Zymberi
- Ali Zymberi
- Zymer Zymberi
- Sali Zymberi
- Ramadan Zymberi
- Brahim Rashiti
- Bajram Rashiti
- Sahit Dalipi
- Islam Rexhepi
- Sinan Rexhepi
- Hajrullah Rexhepi
Ndërsa me 8 nëntor 1944 , në luftën e Llojanit(Gjendet në Afërsi të KUMANOVËS) , kundër Partizanëve dhe Bullgarëve vdiqën tre Burincali ata ishin:
Shih dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Galeria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Dr. Jusuf Osmani, Vendbanimet e Kosovës 6, Gjilani. faqe 67. Libri Shkollor, ISBN 9951-8547-5-3, Prishtinë 2004,faqe 99
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Bilinica | Bresalca | Bukoviku | Burinca | Capari | Cërnica | Çeliku | Demiraj | Dunavi | Gadishi | Godeni | Gumnishti | Haxhaj | Kishnapola | Kmetoci | Kokaj | Kravarica | Lipovica | Livoçi i Epërm | Livoçi i Poshtëm | Lladova | Llashtica | Lloca | Malisheva | Mireshi | Muçibaba | Nasala | Përlepnica | Pidiqi | Pogragja | Poneshi | Selishti | Sllakoci i Epërm | Sllakoci i Poshtëm | Sllubica | Stançiqi | Stublina | Shillova | Shurdhani | Terizijaj | Uglara | Velekinca | Vërbica e Kmetocit | Vërbica e Zhegocit | Vrapçiqi | Zhegra | Zhegoci
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |