Sllubica

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Flag of Kosovo.png Fshatra në Kosovë
Sllubicë, shkolla.JPG
Pamje e lagjes Rekali
Emri: Sllubica
Komuna: Komuna e Gjilanit
Popullsia: -
Kodi postar: -
Kodi telefonik: -
Lartësia mbidetare: -
Gjerësia gjeografike: -
Gjatësia gjeografike: -
Amëza: s'ka
Përdorimi i stampës

Sllubica është fshat kodrinoromalorë që shtrihet në juglindje të Gjilanit, në Malet e Karadakut.


Përmbajtja

[redakto] Etimologjia

Venbanimit të tashëm Sllubicë i vihen themelet nga dy vëllazërit Mema dhe Kola të ardhur nga fhati Alshiq i cili gjendet n veri-lindje të Republikës së Shqipërisë. Kjo shpërngulje ndodhi pas vrasjes së një pushtetmbajtësi turk para dy shekujve në atë rrethinë. Kuvendi i fiseve kishte vendosur për t'ia dhënë si denim dëbimin nga vendbanimi. Pas këtyre ngjarjeve këta dy vëllezër shpërngulen drejt Maleve të Karadakut ku edhe formojnë fshatin Sllubicë, ku Mema formon lagjen Alshiq ndërsa Kola lagjen Bishtaj. Mirëpo shpërngulja drejt fshtait sllubicë nuk përfundon këtu. Pasi që këto dy familje krijuan një jetë normale në këtë fshat vendosën që nipërit e tyre (Djemt e vllaut) ti vendosin po në këtë fshat dhe të cilët formojnë lagjen e cila tani quhet Zahiraj. Popullimi i këti fshati vazhdon ende por kësaj radhe nga rrethi i Gjakovës gjegjësisht nga Reka e Keqe por të cilët ishin nipper (nga motra) të Memës dhe Kolës, dhe të cilët formuan lagjen e cila tani quhet Rekali. Vlenë të theksohet se banorët e tri lagjeve Alishiq, Bishtaj, dhe Zahiraj janë të fisit Berisha berisha ndërsa ata të lagjes Rekali janë të fisit Sop.

[redakto] Gjeografia

Fshati Sllubicë shtrihet në pjesën jug-lindore të Komunës së Gjilanit, pra në zonën kufitare me Republikën e Serbisë. Është fshat kodrinoro-malor me lartësi mbidetare rreth 800 m. Fshati është i pasur me pyje dhe kullosa që nënkupton se zhvillimi i blektorisë në këtë fshat është shum i favorshëm. Fshati Sllubicë kufizohet me fshatrat si: Pogragjë dhe Bilinicë në veri, Ranatovc dhe Llovcë në perëndim,Magjere dhe Gosponicë në jug, si dhe Gare në lindje. Gjithashtu vlen të përmendet se ky fshat është shumë i pasur me pasuri nëntoksore, ku sëfundi nga disa burime (jo të sigurta) është zbuluar se fshati Sllubicë është shumë i pasur me Uranium, që është elementi bazë për energji bërthamore.

[redakto] Toponimet

Rruga e rrezes,Rruga e botës, Rruga e zallinave, Ara e Mustafës, Prroni i Dhisë, Guri i mdh, Guri i mullirit, Rrezja e Ifes, Kroni i Firit, Murrizi, Mrizi i Kukajve,Prroni i Kukajve, Kodra e Kukajve,Kodra e Garës, Jaruga e Azemit, Mulliri i Asllanit, Ara e Habibit, Prroni i madh, Vrella e Zahirit,Livadhi Plak, Ara e Habibit, Kroni i Dacit, etj.

Lagje Zahirajt
Lagjëja Alshiqët
Xhamia e fshatit

[redakto] Demografia

[redakto] Arsimi e kultura

Fshati Sllubicë edhe pse nuk ishte ne mesin e fshatrave të mëdha, prap se prap luajti rol shumë të madh në zhvillimin e Arsimit dhe Kulturës në këtë rrethinë. Duke u nisur nga vitet pak më të largëta Hasan Halimi paraardhës i Familjes Hasani nga Sllubica ishte një njeri intelektual me karakter të lartë, i cili kishte ndikm shum të madh jo vetëm në fshatin Sllubicë por edhe në rrethinë. Hasan Halimi ishte një njeri shhumë i pasur ekonomikisht, por pasuria më e madhe e tij ishte dija. Ai ndikoi në arsimin dhe kulturën e fshatrave për rreth, normalisht duke përdorur ndikimin e tij. Mirëpo pas vdekjes së tij Hasan Halimi la pasardhësit e tij të cilët lan gjurmë në arsimin e fshatrave të kësaj rrethine.

Shkolla e parë në fshatin Sllubicë u themelua në vitin 1954 ku mësues i parë ishte Naim Ibrahimi nga Përlepnica e Gjilanit. Kjo shkollë edhe pse funksionoi me shumë vështirësi, prap se prap i arriti objektivat e saj që të prodhojë sa më shumë dije dhe kulturë në këtë rrethinë. Nga kjo shkollë dulen shumë emra të cilët lanë gjurmë të pa shlyeshme në arsimin e Komunës së Gjilanit. Njëri ndër ta është Nazmi Hasani i cili që nga mosha 21 vjeqare filloi profesionin e mësuesit, të cilin e kreu me shum sukses dhe vazhdon në këtë ritëm. Ai ligjëroi në disa shkolla të komunës së Gjilanit dhe Preshevëas si: Gare,Raincë, Llovcë, Stublinë dhe sëfundi Sllubicë etj dhe nga i cili dolen shumë figura të cilët tani po e jetësojnë dëshirën dhe mundin e tij për këtë popull. Të flasës për arsimin e fshatit Sllubicë e mos të dëgjosh për Pedagogun Hasan Sadriu është e pamundur. Nazmiu sëbashku me Hasanin janë dy figurat kryesore të arsimit jo vetëm në fshatin Sllubicë por edhe në rrethinë si: Kokaj, Llocë, Pogragjë, etj, duke u bazuar në aktivitetet e tyre në këto fshatra.

Që nga viti 1954 shkolla në Sllubicë ende vazhdon së funksionuari, por si filiale e shkollës fillore "Liria(shkollë)" Pogragjë. Edhe pse funksionimi i sajë është shumë i vështirë, për arsye të shumta si: numri i vogël i nxënësve, etj, prap se prap shkolla funksionon normalisht, por duke ju falenderuar dy figurave më meritore të arsimit në fshat dhe rrethinë, mësuesve Hasan Sadriu dhe Nazmi Hasani të cilët për ta mbajtur shkollën në fshat udhëtojnë mbi 35 km nga Gjilani pa asnjë kompenzim, vetëm e vetëm që arsimi në Sllubicë mos të shuhet.

[redakto] Histori

[redakto] Personalitetet

[redakto] Shiko edhe këtë

[redakto] Lidhje të jashtme


Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete