Terizijaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Terizijaj
Fshat

Terizijaj është një vendbanim në komunën e Gjilanit, Kosovë. Pesë kilometra në juglindje të ZhegrësGjilanit, në një rrafshnaltë, mbi kodrën e Tumës, shtrihet fshati i dikurshëm Terzijaj, i cili sot ka mbetur pa asnjë banorë. Terzijajt ndaheshin ndaheshin në tri lagje kryesore : e Jakupajve, e Gegajve dhe ajo e Haradinajve. Të gjithë banorët e këtyre lagjeve, filluan të shpërngulen apo të migrojnë në vitet e 60-ta të shekullit XX dhe brenda tri dekadave nuk mbeti asnjë familje që banonte në këtë fshat.

Mikrotoponimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mikrotoponimet më karakteristike janë : Ara Kronit, Ara Podeve, Brija, Ara Smonicës, Ara e Shullanit, Ara e Delisë, Ara te Rajt, Shpati i Xharrit, Prroni i Jakupit, Udha e Kronit, Kodra e Stanit etj.

Themelimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas disa burimeve, fshati Terzijaj është themeluar para 300vitesh. Banorët e këtij vendbanimi janë marrë me mjeshtrinë e terzive, prandaj edhe e ka marrë emrin Terzijaj. Këtë e dëshmojnë edhe gjetjet e gërshërëve të terzive në këtë lokalitet.[1]

  1. ^ Osmani, Jusuf. Vendbanimet e Kosovës (bot. 1). Prishtinë: Shkrola. fq. 167. ISBN 9951-8547-5-3. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]