Lloca

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Llocë)
Shko te: navigacion, kërko
Flag of Kosovo.png Fshatra në Kosovë
Lloca19.JPG
Emri: Llovcë
Komuna: Gjilan
Popullsia: Etnike, shqiptar banorë
Kodi postar: -
Kodi telefonik: -
Lartësia mbidetare: 524
Gjerësia gjeografike: 42° 24' 8N
Gjatësia gjeografike: 21° 34' 18E
Amëza: s'ka
Përdorimi i stampës

Lloca është fshat në juglindje të Gjilanit, është fshat kodrinoromalorë, një ndër vendbanimet më të vjetra në Malet e Karadakut.

Përmbajtja

[redakto] Gjeografia

Lloca shtrihet në mes Pogragjës në veri, Bilinicës në lindje, Kokaj në jug dhe Buricës në perëdim.

[redakto] Popullsia

Sipas regjistrimit të parë të pas Luftes së Dytë Botërore Lloca ka pasur 471 banor, ndërsa sipas regjistrimit të fundit të mbajtur në vitin 1981 ka pasur 457, pra siq shihet nuk ka pasur ndryshim të madh përshkak të emigrimeve të vazhdueshme.

Deri në vitin 1987 kishin emigruar rreth 85 familje, 42 prej tyre në Gjilan, të tjerat në vendet e ndryshme. Në këtë kohë pra në vitin 1987 me punë të përkohshme jasht Kosovës ishin 51 përsona, prej tyre nji ishte me familje. Llovca me vetëkontribut e fshatarëve arriti të elektrifikohet në vitin 1970.

[redakto] Toponimet

Ndër toponimet më të njohura në këtë fshat janë: Roga e lisit të thatë, Gurëgaci, Kodra e Lestes, Jarica, Koka e zhveshur, Vojsat, Prroni i Kokajve,Elbishta, Laki i ELbishtes, Kisha e Epërme, Kisha e Poshtme,Lumi i Llapushës etj.

Nxënësit e Shkollës nga viti 1966
Lloca në pranverë
Lloca nga veriu











[redakto] Arsimi dhe kultura

Deri pas Luffës së Dytë Botërore Llocasit nuk patën mundësi shkollimi përshkak të mungesës së shkollës shqipe, përveq disa të rinjëve që ndjekshin shkollat fetare - mejtepet në xhamminë e fshatit. Pas përfundimit të uftës së dytë botrore në fshtat u hap shkolla fillore katër klasësshe e më vonë edhe shkolla e plotë fillore. Në vitin shkollor 1986/87 në këtë shkollë ekzistonin 8 paralele me 187 nxënës e prej tyre 75 ishin femra (këtu pëfshiheshin edhe nxënësit nga fshati Kokaj prej klasës V-VIII-të).

[redakto] Ekonomia

Popullsia e Llocës kryesisht merret me bujqësi e blegtori e edhe me pemëtari. Lloca në vitin 1981 kishte 59 ekonomi shtpiake. Ndërsa sa i përket sipërfaqeve me ara kishte 121.21 hektarë, me pemishte 2.40 ha, sipërfaqe me livadhe kishte 5.96 ha, sip. me kullosa 23.54, sip. me pyje 257.30, gjithsejt tokë produktive kishte 457.99 ha, ndërsa tokë joproduktive kishte 25.48 ha, spërfaqe të përgjithëshme Llovca kishte 483.48 ha.

[redakto] Përsonalitete

[redakto] Shih edhe këtë

[redakto] Lidhje të Jashtme


Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Print/export
Mjete