Rainca

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Flag of Serbia.svg Fshatra në Serbi
Noimage.png
Emri: Raincë
Komuna: Komuna e Preshevës
Popullsi: 2933 banorë
Kodi postal: 17523
Kodi telefonik: 017
Lartësia mbidetare: 436
Latitude: 42° 22' 45N
Longitude: 21° 41' 44E
Web-faqe: s'ka
Përdorimi i stampës

Rainca (serb:: Рајинце) është vendbanim në Luginën e Preshevës, komuna e Preshevës.[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Fshati Raincë (serb: Rajince) është vendbanim në Komunën e Preshevës (Regjioni Pçinski të SerbisëJugore). Gjeografikisht fshatit gjendet po thuajse në mes të Preshevës dhe Bujanocit, si dhe kufizohet me Kosovën. Fshati gjendet në Luginë dhe në mesë të tij kalonë “Lumi i Gjakut”, i cili në krye të fshatit i bashkohen “Lumi madhë” dhe “Lumi Vogël”.ku edhe pika më e ulët në territorin e komunës së Preshevës gjendet tek grykderdhja e lumit Raince 420 m. Rainca sot ka mbi 446 shtëpi, me mesatarisht 4.38 Anëtarë për shtëpi, dhe me ndërtim është në zgjerim të mëtutjeshëm në drejtim të binarëve.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Rainca vendbanim i banuar me shqiptar sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2002 ka pasur 2933 banorë me banim të përheshëm. Që nga regjistrimi i popullsisë së vititi 1948 kur ka pasur 1426 banor gjithnjë ka patur rritje të numrit popullsisë. Në Raincë jetojnë 1191 bano të moshës madhore , ndërsa mosha mesatare e popullsisë është 28.8 vite. Në këtë vendbanim janë 446 ekonomi shtëpiake mesatarisht me 4.38 anëtar.

Ky vendbanim krejtësisht është i banuar nga popullat shqiptare.

Rainca është e banuar kryesisht me shqiptarë, por ka edhe vetem 1 Rome komunitete tjera ska.

Demografia dhe ndryshimet në përbërjen e saj: Sipas regjistrimit te fundit (2002) në Raincë jetojnë 1954 banorë, ku 1191 janë të moshës madhore, kurse mosha mesatare është 28.8 vite.

Me banim të përhershëm janë 2933 banorë, ku sipas ligjit të fundit janë përfshirë edhe personat të cilët jetojnë jashtë vendit. Për këtë arsye këto dy shifra në tabelë janë diferencuar.  Nga kjo konkludojmë se në Raincë ka pas një ulje të natalitetit.

Kjo rrjedhësi pasojë e ndryshimit të ligjit, por edhe e shpërnguljes së gjeneratave të reja.

Statistikat[redakto | redakto tekstin burimor]

Viti Banorë Grafiku
1948 1426 Lëvizja e popullsis së Rainces.png
1953 1742
1961 1683
1971 1832
1981 2020
1991 2110
2003 2933

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Beteja e Rekës Raincës[redakto | redakto tekstin burimor]

Beteja e Rekës Raincës, ose, quajtur ndryshe, Lufta për Kosovën Lindore përgjatë udhës Frëngut Reka e Gjakut (u zhvilluan në rrethinën juglindore të Gjilanit,Preshevës, Bujanocit deri në Ristovc dhe Tasjan dhe Brezë)- Kosovë lindore, më 29 gusht 1944 ndërmjet një koalicioni të LNÇ- antifashist të Ballkanit dhe BRSS pro anglo-amerikane. Depërtimi i shpejtë i forcave të rreshtuara nga mbeturinat e forcave çetnik serbo-bullgare të Ballkan tronditi parinë politike që i udhëheqete shqiptarët dhe atë të vendeve fqinje, për shkak të ndikimit prorus, karshi boshtit anglo-amerikan të boshtit antifshiast, konformë Marrëveshja e Mukjes dhe të Konferenca e Bujanit. Tre komunat që shtrihen përgjat hapësirës prej 200 km/2 të njohur si Luginë e Preshevës- në një dendësi më të madhe me banorë që i ngjiteshin Karadakut të Shkupit dhe Gjilanit, vetëm Tërnovci ishte një nga vendbanimet më të mëdha fshatare në teritorin e ish-RSFJ-së.

Presheva, Bujanoci dhe Medvegja gjenden në Luginë e Preshevës. Kjo Luginë në perendim është sikur të jetë e mbrojtur me vargmalin e karadakut të Shkupit, e njohur si karadak i Preshevës, nga lindja me malet e Rujenit. Lugina shtrihet në drejtimin veri – jug në formë të pandërprerë nga Ristovci në veri, e në jug në drejtim të Preshevës dhe të Kumanovës. Ristovci deri ne vitin 1912 ka qenë pikë kufitare, kur Presheva e Bujanoci, pra edhe Maqedonija dhe Kosova “shlirohen” nga ushtrija serbe, fqinje kjo e pa ngopur për toka të reja dhe zgjerime teritoriale.Për së gjati kësaj Lugine kalojnë rrugët – magjistralja dhe hekurudha, të cilat e lidhin Europën me Azinë përmes Greqisë. Kjo lidhje natyrore tranzite e bënë që Lugina e Preshevës të jetë me rëndësi të madhe strategjike dhe të ketë një peshë specifike politike për kohën kur ajo pa dëshirën e popullatës mbetet me Serbinë, sepse në atë kohë kishte rezistuar edhe me armë. Mirëpo në fillimin e shekullit XXI, kur tanimë jemi dëshmitar të proceseve përfundimtare të formimit të plotë të Bashkësisë Evropiane në të cilën janë duke u përfshirë edhe shtetet e Evropës Juglindore, kjo rëndësi strategjike – politike nuk do ta ketë më atë vlerë dhe rëndësi, sepse edhe ajo do të jetë pjesë e Evropës së bashkuar.Lugina e Preshevës në veri kufizohet me Serbinë jugore, në jug me Maqedonin perendimore, nga lindja e ka Bullgarinë, e në perëndim me Kosovën. Pra, nga jugu dhe perëndimi jemi të mbështetur fuqishëm në trungun e ndarë shqiptar, që pas mbarimit të luftës së dytë botërore). Beteja e Rekës Raincës, sikurse ajo te Maja e Kikës e vitit 1944, njihet si luftë për mbrojte të etnisë shqiptare nga sulmi i forcave serbo-bullgare te vija frontale e hapur me 28 gusht 1944 - 30 nëntor 1944 përgjatë udhës së frengut, Maja e Kikës, Ristovcë, Tasjan dhe Brezë ~ Serbi -Maqedoni.

Në faqen 96, thuhet se në këtë betejë, forcat vullnetare janë udhëhequr nga atdhetari Ramiz Cernica. Ndjej për obligim që për hir të objektivitetit shkencor historike,se formacionit të luftëtarëve të mobilizuar nga Mulla Ahmet Malisheva në vijen e parë, t’i bëj disa sqarime rreth asaj se kush ishte komandant kryesor, i forcave vullnetare në këtë betejë, ku ngadhënjyen forcat vullnetare shqiptare.

Pas kapitullimit të Bullgarisë fashiste, më 9 shtator 1944, forcat e rezistencës kombëtare, konformë urdhëresës së KQ të Lidhja e Dytë e Prizrenit, në viset e çliruara, u themeluan organet politiko-ushtarake edhe për nënprefekturën e Preshevës. Nënprefekt u zgjodh Limon Staneci, komandant i xhandarmerisë Ali Staneci, kurse komandant i forcave të rezistencës u zgjodh Ibrahim Kelmendi. Filloi mobilizimi i vullnetarëve dhe u caktuan komandat e zonave mbrojtëse, në vijën hekurudhore Kumanovë-Preshevë Bujanoc, të udhëhequr nga njerëzit me ndikim si Xheladin Kurbalia, Hoxhë Lipovica, Sylë Hotla etj