Miratoci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Flag of Serbia.svg Fshatra në Serbi
[[Figura:|300px]]
Emri: Miratoci
Komuna: Preshevë
Popullsi: 4464 banorë
Kodi postal: -
Kodi telefonik: -
Lartësia mbidetare: 404
Latitude: 42° 15' 34N
Longitude: 21° 39' 49E
Web-faqe: s'ka
Përdorimi i stampës

Miratoci (serb. Миратовац) është vendbanim në komunën e Prshevës, Lugina e Preshevës.

Përmbajtja

[redakto] Gjeografia

Miratoci është një ndër vendbanimet më të mëdha të Luginës së Preshevës. Para shpartallimit të Jugosllavisë së dikurshme Miratoci u nda nga vendbanimet tjera të Luginës në jug që tash i takojnë Maqedonisë dhe pozita e këtij vendbanimi u keqësua shumë. Është një vendbanim agrar, me toka pjellore e me bujqësi të zhvilluar.

Miratoca shtrihet në jug të Preshevës përgjatë zonës kufitare me Maqedoninë, në lindje kufizohet me fshatin Cakanoc, në perëndim me Malet e Karadakut, në veri me fshatin Tërnavë dhe në jug me fshatin Llojan që gjendët përtej kufirit në shtetin maqedon.

[redakto] Zona kufitare

Që nga fillimi i luftërave në ish Jugosllavi lëzivjet e lira kufitare, në mes fshatit Miratoc dhe fshatit Llojan që gjenden në një largësi afro një kilometërshe, filluan të keqësohen.

Në vitin 1991, kur dhe filloi dal ngadal të definohet statusi i Maqedonisë, filluan që në rrugën rurale që i lidh këto fshatëra të kërkohen dokumente udhëtimi.

Pakë vite më vonë kufiri u mbyll definitivisht kështu u mbyllën dhe lidhjet familjare shumë të krijuara ndër këto dy fshatëra të mëdha shqipëtare.

Tani për të arritur në fshatin përballë (në fshatin Llojan) duhet udhëtuar rreth e rrotull Preshevës e qytetit të Kumanovës në një rrugëtim afro 25 kilometërsh.

[redakto] Demografia

Sipas regjistrimit të vitit 2002 numëronte 4464 banor me banim të përhershëm. Mbi 1000 banor janë përkohësisht jasht vendbanimit, me punë të përkohshme në botën e jashtme ( grafikoni paraqet një gjendje të tillë).

Në Miratoc në vitin 2002 jetonin 1568 banor të moshës madhore, dhe mosha mesatare e popullsisë së këtij vendbanimi ishte 27.4 vite që do të thot se posedon me një popullsi mjaft të re. Në vendbanim ishin 635 ekonomi shtëpiake me 4.37 anëtar .Ky vendbanim gjithmonë ka qenë e banuar vetëm nga popullata shqiptare MIRATOCA


[redakto] Statistikat

Viti Banorë Grafiku
1948 1935 Lëvizja e popullsisë së Miratocit.png
1953 2026
1961 2318
1971 2544
1981 2872
1991 3072
2003 4664

[redakto] Kultura

[redakto] Lidhja e Jashtme

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera