Jump to content

Rroku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Shna Rroku)
shtatore e Shna Rrokut.
Varri i Shën Roch në Venecia.
Famullia e Shën Rrokut Dukagjin, Novosellë

Shën Rroku, në veri edhe Shna Rroku (latinisht - Rokus; italisht - Roko, spanjisht dhe portugalisht - Rokue; rr. 129516 gusht 1327) është shenjt i kishës katolike romake, shumë i njohur në Evropë dhe ndër katolikët shqiptarë. Vdekja e tij përkujtohet me 16 gusht; ai është shenjt mbrojtës kundër murtajës. Në Shqipëri i përkushtohet Kisha e Shna Rrokut në ShirokëShkodrës, ku dhe kremtohet dita e tij më 16 gusht si shenjt mbrojtës i këtij lokaliteti.

Sipas Actas (vepra) dhe vita s (jeta) në Legenda Aurea të Shna Rrokut, ai lindi në MontpeljeFrances rreth vitit 1295. Babai i tij ishte guvernator (qeverisësi) i Montpeljes. Edhe lindja e tij lidhet me një mrekulli pasiqë e ëma ishte shterpë gjersa ajo iu lut Virgjërës Mari. Thuhet se Sh.Rroku në lindjen e tij iu gjet mrekullisht një shenjë kryqi i kuq në gjoks që rritej me kalimin e kohës. Ai filloi të ushtronte që në fëmijëri një asketizëm të rreptë dhe një përkushtim të madh. Në ditët kur "nëna e tij e përvuajtur agjëronte dy herë në javë, edhe fëmija i bekuar Rroku shpërfillej dy herë poashtu, kur e ëma agjëronte gjatë javës, dhe ai do të mëkohej një herë atë ditë" (Legenda Aurea).

Ditën e vdekjes të prindërve të tij, kur ai ishte 12 vjeç ai shpërndau gjithë pasuritë e tij të varfërve si Shën Franqesku (megjithse babai i tij në shtratin e vdekjes e emëroi atë guvernator të Montpeljese) ai mori rrugët si një shtegëtar lypsar (një veti me të cilën ai edhe paraqitet).

Kur mbërriti në Itali gjatë një epidemie murtaje, ai nuk ngurroi të ndihmonte të sëmuret nëpër spitalet e Acquapendentes, Cesenas dhe Romës, dhe thuhet të ketë kryer shumë shërime të mrekullueshme me anë të lutjes dhe shenjës së kryqit dhe me prekjen e dorës së tij. Në Romë ai shpëtoi kardinalin e Anglerisë në Lombardi duke bërë shenjën e kryqit në ballin e tij, që mbeti mrekullisht pastaj aty (Legenda Aurea). Duke shërbyer në Piacenza ai u sëmur edhe vetë. Ai u dëbua nga qyteti dhe ai u tërhoq në pyll, ku ai bëri vetë një kasolle prej degësh e gjethesh, e cila pajisej mrekullisht me ujë nga një burim që doli në atë vend; ai do të vdiste nëse nuk do të ishte një qen që i përkiste një fisniku të pasur të quajtur Gothard dhe që i sillte atij bukë. Fisniku Gothard, pasi ndoqi zagarin e tij që i shpinte bukën Sh.Rrokut, u njoh me të dhe u bë ndihmësi i tij.

Me kthimin e tij fshehtazi në Montpelje ai u kap me padinë si spiun (me urdhër të xhaxhait të tij) dhe u fut në burg, ku ai lëngoi pesë vjet dhe vdiq me 16 gusht 1327, pa rrëfyer emrin e tij, me qëllim që të shmangte lavdinë botërore. Pas vdekjes së tij, sipas Legenda Aurea

"pas pak një engjëll solli në burg nga qielli një rrasë të shkruar hyjnisht me shkronja të arta, të cilën ai e vendosi nën kokën e Sh.Rrokut. Dhe në atë rrasë shkruhej se Perëndia i kishte dëgjuar lutjet e tij, që ai që thërret përvujtësisht Sh.Rrokun ai nuk do të sëmuret me ndonjë plagë murtaje."

Njerëzit e qytetit e njohën atë nga shenja e lindjes, me kryqin e kuq në gjoks. Ai u kanonizua shpejt, dhe u ndërtua një kishë e madhe për nder të tij.

Kur Këshilli i Konsatncës po rrezikohej nga murtaja në vitin 1414, u urdhërua nga etërit e kishës të bëhen mesha dhe lutje popullore për ndërhyrjen e Sh.Rrokut, dhe përhapja e sëmundjes u ndalua menjëherë.

Kulti i tij u përhap nëpër Spanjë, Francë, Belgjikë, Itali dhe Gjermani, kur ai u fut në radhët e katërmbëdhjetë ndihmuesve të shenjtë, dhe nderimi i tij u përhap në pragun e vdekjes së zezë. Relikat (eshtrat) e tij u dërguan fshehtazi në Venecia në vitin 1485, ku ato ende nderohen. Mendohet që ai i përkiste "Urdhërit të Tretë" të Shën Françeskut, gjë që nuk mund të dëshmohet.

Vëllazëri të shumta janë themeluar për nder të tij. Ai paraqitet shpesh me veshjen e një shtegtari, me një plagë në kofshë, i shoqëruar nga një qen që mban bukë në gojën e tij.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]