Jump to content

Tensioni alternativ në skajet e rezistorit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Tensioni i thjeshtë periodik në skajet e rezistorit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Duke bërë kyçjen e një tensioni të thjeshtë periodik në skajet e një rezistori me rezistencë R, në të do të kemi mëkëmbje të rrymës elektrike. Si pasojë në këtë qark duhet të gjejmë vlerën e intensitetit të rrymës elektrike dhe vlerën e fuqisë elektrike.

Rezistori i kyçur në burim të tensionit alternativ

Intensiteti i rrymës elektrike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nëse në rezistorin me rezistencë R kyçim tensionin periodik të thjeshtë


u=Umsin(ωt+θ),

vlera e intensitetit të rrymës do të jetë


i=u/R=Um/Rsin(ωt+θ).

Pra, intensiteti i rrymës elektrike është poashtu madhësi e thjeshtë periodike. Amplituda e kësaj madhësie është Im=Um⁄R , ndersa faza fillestare θ.
Forma tjetër e intensitetit të rrymës do të jetë


i=Imsin(ωt+ψ)=√2Isin(ωt+ψ)

Im paraqet amplitudën, I vlerën efektive dhe ψ=θ fazën fillestare.
Për amplitudat dhe vlerat efektive vlejnë shprehjet


Um=RIm dhe U=RI.

Lidhjen e fituar mes tensionit dhe rrymës mund ta gjejmë edhe në formë të anasjelltë. Pra në qoftë se e dijmë se intensiteti i rrymës elektrike është madhësi e thjeshtë periodike


i=Imsin(ωt+ψ)

mund të shkruajmë shprehjen për tensionin


u=Umsin(ωt+θ)=RImsin⁡(ωt+ψ).

Fuqia paraqet shpejtësinë me të cilën bëhet shndërrimi energjetik. Shndërrimet energjetike fuqia i përshkruan në një moment. Edhe në rastin kur tensioni dhe intensiteti i rrymës elektrike ndryshojnë me kohën, fuqia llogaritet në mënyrë të njëjtë si në rastin e qarqeve të rrymave dhe tensioneve konstante.

Lakorja e ndryshimit të tensionit, rrymës dhe fuqisë

Për qarkun në shqyrtim fuqia elektrike njëhsohet me anë të shprehjes


p=ui.

Pas zëvenësimit të shprehjeve për tensionin dhe intensitetin e rrymës, arrijmë në shprehjen


p=UmImsin(ωt+θ)sin⁡(ωt+θ).

Pas zëvendësimeve të duhura fitojmë


p=UI[1-cos(2ωt+2θ)]

ku kemi marrë parasysh se


UmIm/2=UI.

Nga shprehja për fuqinë arrijmë në përfundim se edhe kjo madhësi është e ndryshueshme me kohën. Frekuenca e fuqisë është dy herë më e madhe se e tensionit. Kjo fuqi mund të marrë vlera nga zero deri në vlerën maksimale 2UI, pra gjithmonë është pozitive. Nga kjo kuptojmë që gjatë tërë kohës burimi kryen punë, e cila për shkak të efektit të Xhaulit shndërrohet në nxehtësi në rezistor dhe shndërrime tjera energjetike nuk ka. Fuqia mesatare për këtë qark jepet me anë të formulës


Pmes=UI


apo me anë të shprehjeve ku përfshihet rezistena


P=RI^2=U^2/R.

1.Madhësitë periodike

2.Rezonanca në qarqet elektrike

3.Gjeneratori trefazor

4.Ligjet e Kirhofit

5.Qarqet me ndërlidhje induktive

6. Rezistenca specifike

7. Gjeneratori elektrik

Burimet e të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1] [2]

  1. ^ [Nexhat Orana:"Bazat e elektroteknikës II", Prishtinë, 1992]
  2. ^ "Fiek, Literatura, Viti i I-rë, Qarqet elektrike". Arkivuar nga origjinali më 19 prill 2015. Marrë më 9 qershor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]