Wikipedia:Faqja kryesore/A e dini se/2015/8

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


  • ... Kiço Xhavella i Sulit në moshën 19-vjeçare mori titullin kapedan dhe shërbeu si prokuror dhe kryegjeneral, ndërsa në vitet 1847-1848, ai mori postin e kryeministrit të Greqisë ?
  • ... Uliksi djali i aktorit Bekim Fehmiu në tetor 2014 dha një intervistë për televizionin serb B92 ku rrëfeu edhe një këshillë që ia kishte lënë amanet i ati duke i thënë: "Duhesh të gjesh një zanat" ?
  • ... kuruesit e dizajnit nga Kosova Agon Halili (15 vjeç) dhe Ari Meha (17 vjeç) kanë arritur të renditën të dytët në konkursin e Yahoo!-së për ridizejnimin e logos së kësaj kompanie ?
  • ... "Milingona e Artë" është eventi i vetëm dhe më i rëndësishëm i cili evidenton ngjarjet dhe individët që lanë shenjë në jetën shoqërore dhe kulturore të shqiptarëve nga Maqedonia ?
  • ... Bylisi është një qytet epik i Ilirisë dhe ndryshon me qytetet e tjera të periudhës helenistike sipas studiuesve se aty është një formë e veçantë në rrafshin e vendosjes dhe jo në atë të ndërtimit urbanistik ?
  • ... sopranoja shqiptare e Kosovës Besa Llugiqi ngjitet në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë në shfaqjen operistike "Gianni Schicchi" e cila është vlerësuar të jetë në këtë ansambël së bashku me baritonin e famshëm Gëzim Myshketa ?