Wikipedia:Faqja kryesore/Artikulli i javës/2019/48

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Partizanë komunistë në Tiranë, 28 nëntor 1944.
Partizanë komunistë në Tiranë, 28 nëntor 1944.

Rezistenca shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte një lëvizje kryesisht e bindjes komuniste drejtuar kundër forcave pushtuese italiane (deri në 1943) dhe më pas kundër forcave gjermane në Shqipëri, lëvizje e cila çoi në çlirimin e suksesshëm të vendit më 29 nëntor 1944. Qendra për lehtësim të popullsisë civile (Gjenevë) raportoi se Shqipëria ishte një nga vendet më të rrënuara në Evropë. Rreth 60.000 shtëpi ishin shkatërruar dhe rreth 10% e popullsisë ishte lënë e pastrehë.

Shqipëria u sulmua nga Italia ne 7 prill 1939 si nga ajri dhe nga deti. Në tetor të vitit 1940 forcat bushatet e pushtuan Shqipërinë si një bazë ushtarake për të pushtuar Greqinë, por ata u zmbrapsen shpejt në Shqipëri. Pasi Gjermania naziste mundi Greqinë dhe Jugosllavinë në vitin 1941, krahinat e Kosovës dhe Çamërisë i´u bashkangjitën Shqipërisë, duke krijuar kështu një shtet shqiptar të bashkuar kombësisht. Shteti i ri zgjati deri në nëntor 1944, kur gjermanet që kishin zëvendësuar forcat pushtuese italiane duke ndjekur dorëzimin e Italisë u tërhoqen nga Shqipëria në vitin 1943. Kosova iu ritrupëzua pjesës serbe të Jugosllavisë dhe Çamëria greqisë.

Ndërkohë, grupet e ndryshme komuniste që kishin mbirë në Shqipërinë e Zogut nen drejtimin e dy emisarve te partise komuniste jugosllallave, u shkrinë së bashku për të formuar Partinë Komuniste Shqiptare dhe filluan ti luftojnë pushtuesit si një forcë e bashkuar qëndrese. Pas një beteje të suksesshme kundër fashistëve dhe me pas kunder frontit nacionalist dhe antikomunist të Ballit Kombëtar dhe atij pro-Zog te Legalitetit, komunistët morën kontrollin mbi vendin më 28 nëntor 1944. Enver Hoxha, i zgjedhur nga emisaret jugosllave si sekretar i përgjithshëm i partisë komuniste shqiptare kishte udhëhequr luftën përballuese të forcave komuniste. Shqipëria, e cila para luftës kishte qënë në diktaturën vetjake të Mbretit Zog, do të binte nën diktaturën e eger 40 vjecare te Enver Hoxhës. Vendi qe u zyrtarizua Republika Popullore e Shqipërisë në vitin 1946 dhe në vitin 1976 Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, do te binte ne nje izolim fanatik ku do te pushkatoheshin dhe burgoseshin. Shqiperia u lirua më 20 nëntor 1944 dhe Forcat politike ishin: Balli Kombëtar, Partia Komuniste dhe Legaliteti.

Në tetor te vitit 1942 u krijua Shtabi kryesor i perkohshem i cili ne pranverë te vitit 1943 u quajt Shtabi kryesor i Ushtrise Nacionalçlirimtare te Jugosllavise per Kosoven.