Zgjerimi i Bashkimit Evropian

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Zgjerimi i Komunitetit Evropian (Bashkimit Evropian) 1957 - 2013 (animacion).

Zgjerimi i Bashkimit Evropian (BE) gjatë historisë së ekzistencës së tij ka ndodhur disa herë, përmes pranimit të vendeve të reja anëtare në Union. Për t'u anëtarësuar në BE, një vend duhet të përmbushë kushtet ekonomike dhe politike të quajtura kriteret e Kopenhagës (sipas samitit të Kopenhagës mbajtur në qershor të vitit 1993), të cilat kërkojnë një qeveri të qëndrueshme demokratike që respekton rregullin e ligjit, liritë dhe institucionet përkatëse të tij. Sipas Traktatit të Mastrihtit, çdo vend anëtar dhe Parlamenti Evropian duhet të bien dakord për çdo zgjerim. Procesi i zgjerimit nganjëherë quhet integrim evropian. Ky term përdoret gjithashtu për t'iu referuar intensifikimit të bashkëpunimit midis vendeve anëtare të BE-së pasi qeveritë kombëtare lejojnë harmonizimin gradual të ligjeve kombëtare.[1]

Paraardhësi i BE-së, Komuniteti Ekonomik Evropian,[2] u themelua fillimisht me 6 vende anëtare (Inner Six) në vitin 1958, kur hyri në fuqi Traktati i Romës. Që atëherë, anëtarësimi në BE është rritur në njëzet e tetë vende, me shtetin e fundit anëtar Kroacia, e cila u bashkua në korrik 2013. Zgjerimi më i fundit territorial i BE ishte përfshirja e rajonit të Ishujve MayoteArkipelagut të Komoreve në vitin 2014. Reduktimet më të dukshme të territorit të BE, dhe paraardhësit të saj, ishin dalja e Algjerisë pas pavarësisë në vitin 1962 dhe dalja e Grenlandës në vitin 1985.

Që nga viti 2018, negociatat e pranimit janë duke u zhvilluar me Serbinë (që nga viti 2014), Malin e Zi (që nga viti 2012) dhe Turqinë (që nga viti 2005). Serbia dhe Mali i Zi janë përshkruar nga Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker dhe komisioneri i Zgjerimit Johannes Hahn si kandidatët kryesues, duke parashikuar që ato të bashkohen deri në vitin 2025, gjatë mandatit të ardhshëm të Komisionit Evropian.[3][4][5] Bisedimet me Turqinë gjithashtu kanë qenë duke vazhduar me një ritëm të ngadaltë, veçanërisht që nga përpjekja për grushtin e shtetit turk në vitin 2016 për shkak të kundërshtimeve nga BE lidhur me përgjigjen e qeverisë turke. [6] Për më tepër, Mbretëria e Bashkuar po negocion tërheqjen e saj nga BE e njohur si BREXIT, pas një referendumi në të cilin një shumicë votoi në favor të largimit të saj nga BE.

Turqia kishte aplikuar për anëtarësim në vitin 1987. Ballkani Perëndimor ka qenë prioritet për anëtarësim që prej daljes nga lufta gjatë Shpërbërjes së Jugosllavisë në fillim të viteve 1990. Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia njihen të gjithë si kandidatë për anëtarësim.[7] Bosnje - Hercegovina dhe Kosova[7] kanë nga një MSA me BE. [1]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b "Strategy for the Western Balkans" [Strategjia për Ballkanin Perëndimor] (në anglisht). Komisioni Evropian. 6 shkurt 2018. Marrë më 18 maj 2018.
  2. ^ Current Article 1 of the Treaty of Maastricht reads:"The Union shall be founded on the present Treaty and on the Treaty on the Functioning of the European Union. Those two Treaties shall have the same legal value. The Union shall replace and succeed the European Community".
  3. ^ "State of the Union : ROADMAP FOR A MORE UNITED, STRONGER AND MORE DEMOCRATIC UNION 2017" (PDF). ec.europa.eu (në anglisht). Marrë më 2017-10-02.
  4. ^ "Juncker in the 2017 State of the EU: We must maintain a credible enlargement perspective for the Western Balkans". europa.rs (në anglisht). Marrë më 2017-10-02.
  5. ^ "Serbia on course for EU by 2025, top EU official says". Reuters (në anglisht). Marrë më 2018-01-27.
  6. ^ "'They've pulled up the draw bridge' Juncker RULES OUT Turkey joining the EU". Express UK (në anglisht). Marrë më 2017-10-02.
  7. ^ a b "Enlargement - Check current status" (në anglisht). Komisioni Evropian. Marrë më 2014-06-27.

Linqe te jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]