Alessandro Bastoni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Alessandro Bastoni

Bastoni në vitin 2021
Të dhënat vetjake
Emri i plotëAlessandro Bastoni[1]
Datëlindja (1999-04-13) 13 prill 1999 (24 vjeç)
VendlindjaCasalmaggiore, Itali
Gjatësia1.90 m (6 ft 3 in)
PozicioniQëndër-mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Internazionale
Numri95
Karriera me të rinjtë
Cannatese
2006–2016Atalanta
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2016–2017Atalanta3(0)
2017–Internazionale125(3)
2017–2018Atalanta (huazim)4(0)
2018–2019Parma (huazim)24(1)
Karriera ndërkombëtare
2014Italia U157(0)
2014–2015Italia U1615(1)
2015–2016Italia U1717(0)
2016Italia U183(0)
2017–2018Italia U199(2)
2018–2019Italia U2112(1)
2020–Italia19(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 7 tetor 2023
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 12 shtator 2023

Alessandro Bastoni (lindur më 13 prill 1999) është një futbollist profesionist italian i cili luan si qëndër-mbrojtës për klubin italian Internazionale dhe kombëtaren italiane. Ai njihet për ndyrjet e sakta dhe për lojën me top, si dhe konsiderohet si një nga qëndër-mbrojtësit më të mirë në botë.[2]

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vitet e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bastoni ka lindur në CasalmaggioreLombordisë dhe e nisi karrierën e tij me ekipin e të rinjëve të klubit lokal Rivarolo Mantovano, e cila kishte babain e tij si trajner.[3] Në moshën 7 vjeç, ai u bë pjesë e akademisë së Atalantës.

Atalanta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bastoni shpenzoi disa vite në akademinë e klubit, duke luajtur me ekipin nën-17 para se të bëhej pjesë e ekipit Primavera, me të cilën u bë titullar në qëndër të mbrojtjes. Ai u thirr për herë të parë në ekipin e parë nga trajneri Gian Piero Gasperini; debutimi i tij si profesionist erdhi më 30 nëntor 2016 në moshën 17 vjeç në fitoren 3–0 kundër Pescarëskupë.[4] Më 22 janar 2017, Bastoni debutoi në Serie A në fitoren minimale 1–0 kundër SampdoriasBergamo.[5][6]

Internazionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 31 gusht 2017, Inter njoftoi blerjen e Bastonit për 31 milion € si dhe huazimin e tij Atalanta për dy sezonet e ardhshme.[7][8] Pas rikthimit te Atalanta, Bastoni qëndroi në dispozicion të ekipit të parë edhe pse luajti më shumë me ekipin nën-19.

Në verën e vitit 2018, Inter prishi marrëveshjen me Atalantën dhe riktheu Bastonin në ekip, duke e huazuar menjëherë te Parma për një sezon.[9] Lojtari gjithashtu rinovoi kontratën e tij me Zikaltrit deri në qershor 2023.[10] Ai debutoi zyrtarisht më 7 tetor 2018 në fitoren 3–1 kundër Genoas në kampionat.[11] Bastoni e fitoi shpejtë besimin e trajnerit Roberto D'Aversa,[12] duke fituar vendin e titullarit në qëndër të mbrojtjes, aty ku kishte partner portugezin Bruno Alves.[13] Goli i tij i parë në Serie A në barazimin 3–3 kundër Sampdorias më 5 maj 2019.[14]

Bastoni u rikthye te Interi para fillimit të sezonit 2019–20, duke u vendosur nën urdhërat e trajnerit të ri Antonio Conte.[15][16] Ai bëri debutimin e tij me Zikaltrit më 28 shtator në fitoren 3–1 kundër Sampdorias në transfertë.[17][18] Përgjatë sezonit ai zhvilloi performanca të nivelit të lartë, duke shfaqur aftësi teknike, vendosmëri dhe kurajo në lojën e tij,[19] duke lënë në stol veteranin Diego Godín, i cili erdhi në ekip me parametra zero.[20] Më 19 janar 2020, Bastoni shënoi golin e parë me Interin në barazimin 1–1 në transfertë kundër Lecces.[21] Pas kësaj, ai luajti ndeshjen e parë në UEFA Ligën e Evropës në fitoren 2–1 kundër Ludogorets në shtëpi.[22] Më 28 qershor, Bastoni shënoi me kokë në fitoren 2–1 me përmbysje kundër ish klubit të tij Parma.[23] Ai e mbylli sezonin e parë me Inter duke luajtur 33 ndeshje në të gjitha kompeticionet, përfshirë edhe finalen e Ligës së Evropës, të cilën Interi e humbi 3–2 kundër Seviljes.[24]

Në sezonin 2020–21, Bastoni u bë një titullar i padiskutueshëm dhe një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekip.[25][26][27] Më 21 tetor, ai luajti ndeshjen e tij të parë në UEFA Ligën e Kampioneve në barazimin 2–2 kundër Borussia Mönchengladbach në fazën e grupeve.[28] Dy muaj më vonë, ai luajti ndeshjen e 50të me klubin në fitoren 2–1 në transfertë kundër Veronës në kampionat.[29] Në kampionat, Bastoni shkëlqeu sëbashku me kolegët e mbrojtjes, Milan Škriniar dhe Stefan de Vrij,[30] një treshe e etiketuar "SDB" nga media italiane,[31] duke ndihmuar Interin që të fitonte Scudetton për herën e 19të në histori.[32] Interi e siguroi kampionatin më 2 maj falë fitores në transfertë kundër Crotone;[33] ky ishte trofeu i parë si profesionist për Bastonin. Falë performances së tij dhe kolegëve të tij në mbrojtje,[31] Interi e mbylli kampionatin me numrin më të vogël të golave të pësuar (35).[34]

Bastoni e ruajti vendin e titullarit në fillimin e sezonit 2021–22 në formacionin 3–5–2 të trajnerit të ri Simone Inzaghi, duke zhvilluar performanca të dalluara.[35][36][37][38] Më 9 janar 2022, në ndeshjen e parë të vitit të ri, Bastoni shënoi me një gjuajtje nga distanca në fitoren 2–1 kundër Lazios në kampionat.[39] Tre ditë më pas, ai fitoi trofeun e dytë me Zikaltrit, Superkupën e Italisë, me Interin që mposhti Juventusin 2–1.[40] Në ndeshjen e rradhës në kampionat kundër Atalantës, Bastoni luajti ndeshjen e tij të 100të me klubin në të gjitha kompeticionet.[41] Më 11 maj, Inter mposhti Juventusin 4–2 për të fituar kupën, e cila ishte trofeu i dytë i sezonit për Bastonin.[42] Në kampionat, ai luajti 31 ndeshje,[43] por Interi i dorëzoi titullin rivalëve të qytetit Milan.[44]

Në sezonin e rradhës, Bastoni fitoi Superkupën e Italisë për herë të dytë rresht, me Interin që fitoi 3–0 kundër Milanit.[45] Më 24 maj, ai fitoi edhe kupën për të dytin vit rresht, duke ndihmuar Interin të fitonte 2–1 me përmbysje kundër Fiorentinës në finale.[46] Bastoni ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm në ekip gjatë fushatës në Ligën e Kampioneve, me Interin që arriti në finale për herë të parë që nga viti 2010.[47] Në finale, ai luajti 90 minuta të plota; Inter u mposht minimalisht 1–0 nga Manchester City.[48] Për performancat e tij gjatë turnamentit, Bastoni u emërua në "Ekipin e Sezonit".[49]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të rinjtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bastoni e nisi karrierën e tij ndërkombëtare me ekkpin nën-15, me të cilën luajti shtatë ndeshje në vitin 2014. Pas kësaj, në vitin 2016, ai mori pjesë në Kampionatin Evropian me ekipin nën-17.[50] Po në atë vit, ai u ftua në ekipin nën-18 nga trajneri Paolo Nicolato, e cili e bëri Bastonin kapiten në ndeshjen e tij të dytë.[51]

Bastoni debutoi me ekipin nën-21 më 11 tetor 2018 në humbjen 1–0 kundër Belgjikës, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë.[52][53] Më 29 mars 2019, Bastoni shënoi golin e parë me ekipin nën-21 në ndeshjen miqësore kundër Kroacisë e cila u mbyll në barazim 2–2.[54] Tre muaj më pas, ai u ftua nga trajneri Luigi Di Biagio si pjesë e ekipit që do të luante në Kampionatin Evropian nën-21.[55] Bastoni luajti tre ndeshje si titullar, me Italinë që u eliminua në fazën e grupeve.[56]

Ekipi i parë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bastoni morri thirrjen e parë në ekipin e parë nga trajneri Roberto Mancini për ndeshjet e UEFA Ligës së Kombeve kundër Bosnje dhe Hercegovinës dhe Holandës në shtator 2020.[57] Megjithatë, debutimi i tij erdhi dy muaj më vonë në fitoren 4–0 kundër Estonisë, një ndeshje miqësore të cilën Bastoni e nisi si titullar.[58][59] Në qershor 2021, Bastoni ishte pjesë e ekipit me 23 lojtarë që do të merrte pjesë në UEFA Euro 2020.[60] Ai luajti ndeshjen e parë dhe të vetme në turnament në fitoren 1–0 kundër Uellsit në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve; kjo fitore i lejoi ekipit të fitonte grupin me pikë të plota.[61] Më 11 korrik, Bastoni fitoi Kampionatin Evropian pasi Italia mposhti Anglinë 3–2 me penallti pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 1–1.[62]

Pas largimit të Giorgio Chiellinit nga ekipi kombëtar, Bastoni e zëvëndësoi në formacionin titullar në rolin e qëndër-mbrojtësit.[63] Më 14 qershor 2022, ai shënoi golin e parë ndërkombëtar në humbjen 5–2 në transfertë kundër Gjermanisë në edicionin 2022–23 të Ligës së Kombeve.[64]

Profili i lojtarit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bastoni është lojtar këmbë-majtë,[65] e cili e nisi karrierën e tij si mbrojtës krahu. Ai mund të luaj si qendër-mbrojtës, një rol në të cilën është aktivizuar dhe përmirësuar me kalimin e viteve.[59] Bastoni njihet për aftësinë e pasimit dhe kontrollin e topit, aftësi të cilat i kombinon me fizikun dhe shtatlartësinë.[66] Gjatësia e tij e bënë atë një lojtar të rrezikshëm në duelet ajërore.[67] Bastoni konsiderohet një talent dhe një lojtar me prespektivë;[68] në vitin 2020, ai ishte pjesë e listës "Pesëdhjetë për të ardhmen" nga UEFA.[69]

Jeta personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Babai i tij, Nicola, ishte gjithashtu futbollist profesionist i cili luajti si mbrojtës i majtë me Cremonesen.[70] Më 6 tetor 2020, Bastoni rezutoi pozitiv me virusin COVID-19 mes pandemisë së saj në Itali.[71] Më 21 janar 2022, e dashura e tij i dha jetë fëmijës së parë të tyre, një vajzë e quajtur Azzura.[72]

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 7 tetor 2023[73]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Atalanta 2016–17 Serie A 3 0 1 0 4 0
Atalanta (huazim) 2017–18 Serie A 4 0 1 0 0 0 5 0
Gjithsej 7 0 2 0 0 0 9 0
Parma (huazim) 2018–19 Serie A 24 1 0 0 24 1
Internazionale 2019–20 Serie A 25 2 3 0 5[a] 0 33 2
2020–21 33 0 2 0 6[b] 0 41 0
2021–22 31 1 4 0 8[b] 0 1[c] 0 44 1
2022–23 29 0 4 0 12[b] 0 1[c] 0 46 0
2023–24 7 0 0 0 2[b] 0 0 0 9 0
Gjithsej 125 3 13 0 33 0 2 0 173 4
Gjithsej karriera 156 4 15 0 33 0 2 0 206 5
  1. ^ Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Evropës
  2. ^ a b c d Të gjitha ndeshjet në UEFA Ligën e Kampioneve
  3. ^ a b Ndeshje në Supercoppa Italiana

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 14 tetor 2023[73][74]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Italia 2020 3 0
2021 6 0
2022 8 1
2023 3 0
Gjithsej 20 1

Golat me kombëtaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rezultatet e Italisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Bastoni.[74]
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Federico Dimarco
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 14 qershor 2022 Borussia-Park, Mönchengladbach, Gjermani 15  Gjermania 2–5 2–5 UEFA Liga e Kombeve A 2022–23

Trofe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Internazionale[73]

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Italia[73]

Personale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Urdhëra

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Comunicato Ufficiale N. 109" (PDF) (në italisht). Lega Serie A. 22 dhjetor 2016. fq. 2. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 14 qershor 2021. Marrë më 14 qershor 2021.
  2. ^ "The 25 best centre backs in world football - ranked". 90min.com (në anglisht). 9 mars 2020. Marrë më 18 maj 2023.
  3. ^ "Alessandro Bastoni, Pregiata Oreficeria Atalanta" (në italisht). Alfredo Pedulla. 23 janar 2017. Marrë më 30 janar 2017.
  4. ^ "Atalanta vs. Pescara 3 – 0" (në anglisht). Soccerway. 30 nëntor 2016. Marrë më 30 janar 2017.
  5. ^ Stefano Scacchi (23 janar 2017). "Atalanta e il tesoro dei giovani: già vinta la Champions del bilancio" (në italisht). La Repubblica.
  6. ^ Federico Sala (22 janar 2017). "Atalanta-Sampdoria 1-0: i nerazzurri ripartono, doriani in silenzio stampa" (në italisht). La Repubblica.
  7. ^ "Transfer news: Inter paid €31m for Bastoni". calciomercato.com (në anglisht). Marrë më 19 janar 2020.
  8. ^ "Alessandro Bastoni All'Inter Ma Nerazzurro Fino Al 30 Giugno 2019" (në italisht). Atalanta B.C. 31 gusht 2017. Arkivuar nga origjinali më 31 gusht 2017. Marrë më 31 gusht 2017.
  9. ^ "Inter: Biabiany, Bastoni e Dimarco ufficiali al Parma" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 7 gusht 2018.
  10. ^ "Alessandro Bastoni renews with Inter until 2023". inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 14 korrik 2018. Arkivuar nga origjinali më 31 mars 2019. Marrë më 14 korrik 2018.
  11. ^ "Genoa vs. Parma 1 – 3" (në anglisht). Soccerway. 7 tetor 2018. Marrë më 13 tetor 2023.
  12. ^ "Parma, D'Aversa cala l'asso Bastoni" (në italisht). Parma Today. 12 nëntor 2018.
  13. ^ Marco Bernardini (12 dhjetor 2019). "La riconoscenza di Bastoni: "Grazie alla mia famiglia"" (në italisht). Forza Parma.
  14. ^ "Parma-Sampdoria 3-3: gol e spettacolo al Tardini" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 6 maj 2019.
  15. ^ "Inter, i convocati per l'Asia: Icardi non c'è, Nainggolan sì" (në italisht). Corriere dello Sport. 16 korrik 2019.
  16. ^ "Conte trattiene Bastoni: resterà e sarà protagonista all'Inter, Miranda va via". sosfanta.calciomercato.com (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 8 gusht 2022. Marrë më 11 maj 2022.
  17. ^ "Sampdoria-Inter 1-3: sesta vittoria su sei, nel segno di Sanchez (poi espulso)" (në italisht). Eurosport. 28 shtator 2019. Marrë më 11 maj 2022.
  18. ^ "Bastoni: "Aspettavo da tanto questo giorno"". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 28 shtator 2019. Marrë më 28 shtator 2019.
  19. ^ "Inter, Bastoni ha convinto Conte: ha superato Godin nelle gerarchie". Fantacalcio.it (në italisht). Marrë më 11 maj 2022.
  20. ^ "L'Inter si gode Bastoni, il ragazzo prodigio che ha spodestato Godin" (në italisht). Goal.com. Marrë më 11 maj 2022.
  21. ^ "Inter fermata sul pari, Roma corsara" (në italisht). UEFA. 19 janar 2020. Marrë më 19 janar 2020.
  22. ^ "Vittoria, turnover e nessun infortunio: l'Inter sbriga la pratica Ludogorets e vola agli ottavi" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 10 prill 2020.
  23. ^ "Parma-Inter 1-2, decidono i gol di testa di de Vrij e Bastoni". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 29 qershor 2020.
  24. ^ "Il Siviglia vince l'Europa League, Inter battuta 3-2". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 21 gusht 2020. Marrë më 5 korrik 2021.
  25. ^ Luigi De Stefani (29 gusht 2021). "Balzaretti: "Una difesa con Skriniar, De Vrij e Bastoni non ce l'ha nessuno"". InterLive.it (në italisht). Marrë më 11 maj 2022.
  26. ^ "Inter: Skriniar, De Vrij, Bastoni il trio intoccabile" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 11 maj 2022.
  27. ^ "Inter, da Bastoni e Skriniar a Lautaro e De Vrij: con Conte aumenta il valore dei giocatori, che cifre!" (në italisht). Calciomercato.com. Marrë më 11 maj 2022.
  28. ^ "Inter-Borussia Mönchengladbach 2-2: Lukaku salva i nerazzurri" (në italisht). Goal.com. 21 tetor 2020. Marrë më 22 tetor 2020.
  29. ^ "Verona-Inter 1-2, il tabellino" (në italisht). Corriere dello Sport. Marrë më 11 maj 2022.
  30. ^ "Dalla BBC alla SBD: il nuovo muro di Conte la chiave dello scudetto dell'Inter" (në italisht). Sky Sport. 2 maj 2021.
  31. ^ a b "Dalla BBC alla SBD" (në italisht). Sky Sport. 2 maj 2021.
  32. ^ Mario Sconcerti (12 prill 2021). "L'analisi di Sconcerti: Inter senza rivali, Milan non pronto. E la corsa al 4º posto non fa crescere la A" (në anglisht). Corriere della Sera. Marrë më 10 maj 2022.
  33. ^ Alessandro Bocci (2 maj 2021). "L'Inter vince lo scudetto: è campione d'Italia per la diciannovesima volta" (në italisht). Corriere dello Sport. Marrë më 10 maj 2022.
  34. ^ "La classifica della Serie A per gol subiti" (në italisht). Sky Sport. 24 maj 2021.
  35. ^ "Adani: "Prestazione Inter fa bene al calcio italiano. Ad Anfield Bastoni e Skriniar hanno fatto salto definitivo"". fcinternews.it (në italisht). Marrë më 27 mars 2022.
  36. ^ "Colonnese: "Bastoni è di gran lunga il difensore più forte in Italia"". linterista.it (në italisht). Marrë më 27 mars 2022.
  37. ^ "Dove può ancora migliorare Bastoni" (në italisht). Ultimo Uomo. 12 tetor 2021. Marrë më 27 mars 2022.
  38. ^ "I segreti di Bastoni, tra campo e famiglia: "Mio padre faceva 130 km per portarmi agli allenamenti"". fanpage.it (në italisht). Marrë më 27 mars 2022.
  39. ^ "Inter-Lazio LIVE" (në italisht). Sky Sport. Marrë më 27 mars 2022.
  40. ^ "Festa Inter in Supercoppa: Sanchez punisce la Juve al 121'!" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 12 janar 2022.
  41. ^ "Bastoni, 100 presenze con l'Inter". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. Marrë më 27 mars 2022.
  42. ^ "L'Inter batte 4-2 la Juve e vince la Coppa Italia: decisiva la doppietta di Perisic" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 11 maj 2022.
  43. ^ "Alessandro Bastoni » Serie A 2021/2022". World Football (në anglisht). Marrë më 14 tetor 2023.
  44. ^ "L'Inter ne fa tre alla Samp. Lo scudetto è andato, ma San Siro canta e ringrazia" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 22 maj 2022.
  45. ^ "Festa Inter in Supercoppa: Milan travolto 3-0 con le magie di Dzeko e Lautaro!" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 18 janar 2023.
  46. ^ "Lautaro mostruoso, Fiorentina ribaltata: la Coppa Italia è dell'Inter!" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 24 maj 2023.
  47. ^ "Inter stroll past Milan to reach 1st Champions League final since 2010". thescore.com (në anglisht). 16 maj 2023. Marrë më 26 shtator 2023.
  48. ^ "Man City win Champions League: Rodri goal secures victory against Inter and completes treble" (në anglisht). UEFA. 10 qershor 2023. Arkivuar nga origjinali më 11 qershor 2023. Marrë më 10 qershor 2023.
  49. ^ a b "2022/23 UEFA Champions League Team of the Season" (në italisht). UEFA. 1 korrik 2023. Marrë më 9 tetor 2023.
  50. ^ Matteo Spini (21 qershor 2016). "Atalanta, dagli Allievi di Melegoni e Bastoni il primo scudetto dopo Favini" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  51. ^ "Italy U-18s: 22 Azzurrini Called Up For Slovenia Friendly on 11th August". figc.it (në anglisht). Federata Italiane e Futbollit. 4 gusht 2016. Marrë më 30 janar 2017.
  52. ^ Alex Frosio (11 tetor 2018). "Under 21, Italia-Belgio 0-1: Amuzu decide il test di Udine" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  53. ^ "Bastoni, ottima prova con l'Under 21". laprovinciarc.it (në italisht). 15 tetor 2018.
  54. ^ Alex Frosio (25 mars 2019). "Under 21, Italia-Croazia 2-2: a segno Bastoni e Locatelli" (në italisht). La Gazzetta dello Sport.
  55. ^ Stefano Bertocchi (6 qershor 2019). "Europei U-21, i 23 convocati di Di Biagio: ci sono Bastoni, Dimarco e Pinamonti. Presente anche Barella". fcinternews.it (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2019. Marrë më 16 mars 2020.
  56. ^ Luigi Bolognini (17 qershor 2019). "Due atti di Fede" (në italisht). La Repubblica. fq. 34.
  57. ^ "Trentasette convocati per le gare con Bosnia e Paesi Bassi, prima chiamata per Bastoni, Locatelli e Caputo". figc.it (në italisht). Federata Italiane e Futbollit. Marrë më 6 shtator 2020.
  58. ^ "A Grifo brace and goals from Bernardeschi and Orsolini secure a comfortable win against Estonia". figc.it (në anglisht). Federata Italiane e Futbollit. 11 nëntor 2020. Marrë më 12 nëntor 2020.
  59. ^ a b "Italy 4-0 Estonia: Grifo lights up experimental Azzurri" (në anglisht). Football Italia. 11 nëntor 2020. Marrë më 12 nëntor 2020.
  60. ^ "Mancini names uncapped striker Raspadori in final Italy Euro 2020 squad" (në anglisht). Reuters. 1 qershor 2021. Marrë më 5 qershor 2021.
  61. ^ Dafydd Pritchard (20 qershor 2021). "Wales in last 16 despite defeat in Rome" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 20 qershor 2021.
  62. ^ Phil McNulty (11 korrik 2021). "England lose shootout in Euro 2020 final" (në anglisht). BBC Sport. Marrë më 11 korrik 2021.
  63. ^ "Chiellini "nomina" Bastoni proprio erede: il ringraziamento social del difensore dell'Inter" (në italisht). Corriere dello Sport. 17 maj 2022. Marrë më 15 qershor 2022.
  64. ^ "Germania-Italia: altro pasticcio di Donnarumma, il gol non salva Bastoni. Le pagelle azzurre" (në italisht). Tuttosport. 15 qershor 2022. Marrë më 16 qershor 2022.
  65. ^ Mattia Todisco (11 korrik 2019). "TS - Bastoni unico mancino tra i centrali: resta e va a scuola dai "professori"". fcinternews.it (në italisht). Marrë më 12 nëntor 2020.
  66. ^ Flavio Fusi (20 tetor 2017). "L'erede della scuola difensiva italiana: intervista a Bastoni" (në italisht). L'Ultimo Uomo. Marrë më 12 nëntor 2020.
  67. ^ Andrea Morabito (10 mars 2019). "D'Aversa elogia Bastoni: "Giocatore importante, è molto bravo nel gioco aereo"". fcinternews.it (në italisht). Marrë më 12 nëntor 2020.
  68. ^ "Uefa, tra i 50 giovani più promettenti l'unico italiano è Bastoni. Presenti anche Kulusevski e Leao" (në italisht). Eurosport. 4 janar 2020. Marrë më 12 nëntor 2020.
  69. ^ "Fifty for the future: UEFA.com's ones to watch" (në anglisht). UEFA. 14 shkurt 2020. Marrë më 12 nëntor 2020.
  70. ^ Matteo Spini (24 janar 2017). "Atalanta, la storia di Bastoni e Melegoni: debuttanti grazie a Gasperini" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 12 nëntor 2020.
  71. ^ "COMUNICATO UFFICIALE DI FC INTERNAZIONALE MILANO". inter.it (në italisht). F.C. Internazionale Milano. 6 tetor 2020. Marrë më 7 tetor 2020.
  72. ^ Guiseppe Greco (21 janar 2022). "Fiocco rosa in casa Inter: è nata la figlia di Alessandro Bastoni". sportface.it (në italisht).
  73. ^ a b c d "Alessandro Bastoni". Soccerway (në anglisht). Marrë më 11 nëntor 2020.
  74. ^ a b "Alessandro Bastoni". eu-Football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 23 shtator 2022.
  75. ^ "Lukaku, Ronaldo and Conte win Serie A awards for 2020-21" (në anglisht). Football Italia. 21 mars 2022. Marrë më 21 mars 2022.
  76. ^ "Mattarella ha conferito onorificenze motu proprio ai giocatori e allo staff della Nazionale vincitrice del campionato europeo". quirinale.it (në italisht). 16 korrik 2021. Arkivuar nga origjinali më 16 korrik 2021. Marrë më 16 korrik 2021.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]