Dardani (mitologji)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

DARDANI (greq. Dardanos, lat. Dardanus) - i biri i Zeusit, zotit suprem dhe i Atlantidës, bijës së Eletktrës, themelues dhe mbret i parë i Dardanisë.

Zeusi e ka dashur më së shumti prej të gjithë djemve të tokës, duke ia përcaktuar sundimin e lumtur dhe trashëgimtarët e famshëm. Në token e cila e mban emrin e tij, vjen nga Samotraka, mbreti i saj Teukri ia jep për grua të bijen e vet, Batenë. Në qytet të cilin e themeloi sundoi derisa vdiq. Pas tij në fron erdhi i bird Eriktoni, pastaj Trosi i biri i Eriktonit. Kur Ili, i biri i Trosit, nën malin Ida, e themeloi Trojën (e cila sipas tij quhej edhe Ili ose Ilion, lat. Ilium), fisi i Dardanit u nda: në Dardani sundonte dega më e vjetër (Asaraku, Kapisi, Anfaizi), ndërsa në Trojë dega më e re (Ili, Laomedonti, Priami). Sundiimi i trashëgimtarëve të Dardanit në Troadë u shua kur akeasit e pushtuan dhe e shkatërruan Trojën. I biri i Priamit Hektori, komandanti suprem i ushtrisë trojane, ra në betejë me Akilin, komandantin e akeasve, ndërsa i biri i tij Astianakti u vra qysh si djalosh me rastin e pushtimit të Trojës. Enea, i biri i Anhizit, i cili ka luftuar në anën e trojanëve, shkoi me emigrantët trojanë në perëndim dhe në Itali e themeloi qytetin e ri, prej të cilit u zhvillua më vonë Roma.

Përveç mbretit Dardan nga epet e Homerit dimë edhe për emnakun e tij, i cili nuk ishte aq i dalluair. Ishte trojan, i biri i Biantit, dhe u vra me vëllaun e vet, Laogonin, në betejë me Akilin.

Emri i mbretit Dardan dhe popullit të dardanëve deri më sot nuk u zhduk. Ai jeton në emrin e ngushticës e cila ndanë Evropën prej Azisë së Vogël, por e cila, në kohën e vjetër nuk është quajtur Dardanele, por Helles-pont (Deti i Hellit).