Françesko Laurana

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Busti i Princeshës

Françesko Laurana (Francesco Laurana, rreth 1430 në Vrana, sot Zara - para 12 marsit 1502-ës në Francë (Avignon?)) ishte skulptor dalmatin-italian.[1]

Shënimet e para për veprimtarin e Lauranës rrjedhin nga viti 1453 për deri sa ai punonte në Harkun e Fitores së Kastelnovës në Napoli. Në vitet pasuese ai kaloj një jetë të endacakut në mes të Francës dhe Sicilisë. Zanati i tij ishin portretet e gdhendura, buste të karakterizuara nga pastërtia e prerjes, shkëlqimi i sipërfaqeve dhe një masë e ftohtësisë. I dalluar për këto cilësi, ai punimet i bënte sipas porosisë nga oborret e ndryshme evropiane.

Punime e tij janë bustet në muzetë e Vjenës, Florencës, Parisit, Palermos, Nju Jorkut dhe Uashingtonit si dhe dekorimet në Mastrano-Kapele pranë S. Françeskos në Palermo (1467).

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Der Grosse Brock Haus, 13, fq.34 ISBN 3-7653-0353-4