Gjeneral gramafoni
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull dyshohet se përmban hulumtim vetjak apo thënie të pacituara prandaj nuk mund të merret si i saktë. |
|
Filmi Gjeneral Gramafoni prodhim i vitit 1978.
Regjisor: Viktor Gjika, Skenari: Vath Koreshi, Producent: Shqipëria e Re, Muzika: Aleksandër Peçi.
Përmbajtja e filmit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në mesin e viteve ’30 fillon penetrimi dhe parapërgatitja e pushtimit Italian të vitit 1939. Halit Berati, një klarinetist virtuoz dhe Parandili ftohen nga një sipërmarrës Italian të inçizojnë në pllaka gramafoni, meloditë e tyre të cilat do të shiten së bashku me muzikën italiane të kohës së fashizmit. Gjatë kësaj kohe fillojnë grevat e punëtorëve të naftës ku Halil Berati është punëtor.
« ...çfarë i ndodh një populli para-modern, tradicional, feudal, i cili ndodhet në pikëprerjen e dhunshme me logjikat e rendit kapitalist të pushtuesit, ende jo zyrtar ? Ndoshta kjo është pyetja madhore e regjisorit Gjika që përbën edhe subjektin kryesor të filmit.» (Julian Bejko, Shoqëria e Kinemasë, I, Regjimi i vjeter dhe lufta e popullit, Edlora, Tiranë, 2012, fq.56)
« Te "Gjenerali", rendi kapitalist vjen nëpërmjet pushtimit, hap pas hapi, pa iu vërsulur institucioneve shqiptare të monarkisë që në çastin e parë. Si një regjim shfrytëzimi, vështirësia e tij e parë është përballja me një realitet të vonuar shoqëror dhe ekonomik. Problemi i tij është se si të shtjerë në dorë pasuritë e popullit, shpirtin krijues, pasuritë natyrore, forcën e punës. » (Julian Bejko, Shoqëria e Kinemasë, I, Regjimi i vjeter dhe lufta e popullit, Edlora, Tiranë, 2012, fq.61)
« Filmi është, një kritikë ndaj kapitalizmit si shfrytëzues jo vetëm i forcës punëtore por dhe e talenteve e pasurive kombëtare të veçanta njerëzore. Në këtë mënyrë rikthehemi te klisheja klasike e epokës totalitare e përfaqësuar dhe në kinemanë tonë: komunizmi kundër kapitalizmit, populli kundër pushtuesit, vlera kombëtare kundër vlerave fluide, e veçanta kundër rrëmujës identike. Kategori armiqësore të shpalosura kryesisht gjatë luftës së ftohtë. Kontradikta që ndodhen në bërthamën e fuqive të mëdha: i civilizuar - i prapambetur, i kultivuar - barbar, të cilat legjitimohen përmes frymës së progresit të të emancipuarit, i mjeshtrit të madh që krijon jo vetëm hierarki vlerore e kuptimore por ndonjëherë edhe raciale. »
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aktorët në role
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Bujar Lako ... Halit Berati
- Guljelm Radoja ... zoti Alberto
- Kadri Roshi ... Parandili
- Sulejman Pitarka... xha Avdiu
- Reshat Arbana ... kryetari i bashkise
- Sheri Mita ... Mikele
- Stavri shkurti ... xha Braho
- Mimoza Topalli
- Petraq Xhillari
- Muhamet Shehu
- Adrian Rruga
- Llambi Kaçani
- Tinka Kurti ... nena e Halitit
- Dhimitër Orgocka... zoti Misir
- Adrian Rruga
- Kastriot Azizaj
- Sander Prosi ... Sefedini
- Shpëtim Shmili ... z. Valeta
- Sotiraq Çili
- Piro Kita ... Tili
- Luftar Paja
- Margarita Xhepa
- Ilir Erzeni
- Marko Bitraku ... Isufi, xhandari
- Kiço Keni
- Dhimitër Greku
- Gens Hasani
- Rifat Dajko
- Lefter Buçko
- Dhimitër Trajçe
- Alki Zeqiri
- Raqi Jankulla
- Abedin Hajro
- Laver Bariu
- Pertef Larti
- Remzi Lelaj
- nëntor Xhemaili