Jump to content

Gjeografia e Guinejës Bizare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjeografia e Guinejës Bizare

SENEGALI
GAMBIA
GAMBIA
S E N E G A L I
G U I N E J A
Oqeani Atlantik
redaktoni hartën


Guineja Bizare ndodhet në Afrikën perëndimore me dalje në gjirin e Guinesë, në mes të Guinesë dhe Senegalit.

Sipërfaqja e përgjithshme e Guinesë Bizare është 36.120 km2 (pakë ma e madhe se Shqipëria) prej së cilës 8.120 km2 janë ujë. Guineja Bizare shtrihet rreth koordinatave gjeografike 12 00 V, 15 00 P.

Guineja Bizare ka një vijë bregdetare 350 km të gjatë dhe vijë kufitare 724 km që e ndanë atë nga : Guineja 386 km dhe Senegali 338 km.

Klima në Guinenë Bizare është ekuatoriale dhe në përgjithësi e nxehtë dhe e thatë. Sezoni i reshjeve fillon në qershor dhe përfundon në nëntor ndërsa sezoni i thatësisë zgjatë nga dhjetori në maj.

Relievi i Guinesë Bizare është kryesisht terren i rrafshet dhe i ulët dhe në lindje rrafshi i xhunglës (savana). Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 300 metrave diku në pjesën verilindore.

Si pasurit natyrore të Guinesë Bizare sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Peshkimi, Pyjet (druri), Fosfate, Boksiti dhe rezerva të pa eksploruara Vajguri. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 10,67 % e sipërfaqes së vendit.