Hekurudha Shqiptare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Treni i HSH-ës midis Tiranës dhe Durrësit
Ura më e madh e trenit së Shqipërisë në Rrethin e Librazhdit

Hekurudha Shqiptare ose HSH është sistemi hekurudhor shqiptar. Terminali kryesor i vendit është në Durrës.

Infrastruktura e HSH-se shtrihet drejt lindjes në Pogradec, jugut në Vlorë dhe veriut në Shkodër. Ka edhe një linje në kryeqytetin Tiranë. Shinat u shtrinë në vitet '80 në Mal të Zi nëpërmjet kufirit të Hanit të Hotit, për transport mallrash. Sot ende nuk ka asnjë lidhje hekurudhore ndërkombëtare për pasagjere në Shqipëri. Trenat janë në gjendje fizike jo të mirë. Rrjeti i HSH është i ndërtuar ne te njëjtin sistem si në Evrope, ne gjurme normale dhe ka një gjatësi prej 447 km.

Përmbajtja

[redakto] Gjendja e sotme

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Transporteve tregojnë se Hekurudha Shqiptare ka në inventarin e saj 66 vagonë udhëtaresh, 225 vagonë malli dhe 25 lokomotiva. Me këto mjete, sipas të njëjtave të dhëna transportohen rreth 1,5- 2 milionë udhëtare dhe rreth 400-500 mije tone mallra në vit. Nuk ka një të dhëne zyrtare që të tregoje nëse ky numër është më i vogël krahasuar me disa vite më parë, por duke ju referuar deklarimeve të fatorinove, ka një rënie drastike të tyre. Për çdo vit buxheti i shtetit, në forme subvencionesh, akordon rreth 4 milionë USD për aktivitetin e operimit dhe 3-4 milionë USD për investime kapitale. Megjithatë bilanci vjetor rezulton me humbje rreth 1 milionë USD.

[redakto] Çelja e distancave të HSH

Hekurudhat në Shqipëri menfoj se do të kenë një të ardhme, sepse në gjirin e saj ka shumë punonjës të devotshëm që kanë edhe mbi 30 vjet punë në këtë sektor mjaft të vështirë. E rëndësishme është që dhe shteti shqiptar të mendojë më shumë për këtë lloj transporti sepse është më dashamirësi në lidhje me ambientin si dhe është miat ekonomik.

[redakto] Lidhje të Jashtme

[redakto] Literaturë (në gjermanisht)

  • Gerhard Gürsch: Mit Bus und Bahn durchs Land der Skipetaren Bufe-Fachbuch-Verlag, Egglham 1986
  • Eberhard Rieber: Albania Railway Map/Eisenbahnkarte Albanien Quail Map Company, Exeter 1990 ISBN 0-900609-68-0
  • Deutsche Gesellschaft für Eisenbahngeschichte e.V. (Hrsg.): Die Albanischen Eisenbahnen - Ein Statusbericht vom Herbst 1996 Eigenverlag, Karlsruhe 1998 ISBN 3-921700-76-0
Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera